La bohème

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

La bohème është një opera me katër akte (të quajtura edhe kuadro) e Xhiakomo Puçinit (Giacomo Puccini), me libret të Xhiuzepe Xhiakoza (Giuseppe Giacosa) dhe Luixhi Ilika (Luigi Illica) e shkruar në vitin 1896 nga Giacomo Puccini, me libret të Giuseppe Giacosas dhe Luigi Illicas, që i takon rrymës së verizmit (të vërtetës), mbetet një nga operat më të suksesshme dhe nga më populloret, dhe vazhdon të luhet në të gjithe teatrot prestigjozë të operas në botë. Opera ka të njejtin titull me një spektakël të Ruxhero Leonkavalo (Ruggero Leoncavallo), me të cilin Puçini hapi një sfidë. Premiera botërore e La bohème u shfaq në Torino më 1 Shkurt 1896 tek Teatri Rexhio (Teatro Regio),[1] drejtuar nga 29-vjeçari Arturo Toskanini Arturo Toscanini. Që atëhere, La bohème është bërë pjesë e repertorit standard italian dhe është një nga operat më shpesh të shfaqura në gjithë botën.[2]

Gjeneza e historisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Rodolfo – kostum i vizatuar nga Adolfo Hohenstein për premierën në Teatro Regio, 1896

Sipas faqes së parë, libreti i La bohème bazohet në novelën e Henri Murger Scènes de la vie de bohème, një koleksion figurash që portretizojnë nje të ri bohemien që jeton në lagjen Latine në Parisin e 1840s. Megjithëse zakonisht quhet novelë, ka një fabul jo uniforme. Si drama e 1849 së Murgerit dhe Théodore Barrière, libreti i operas fokusohet në marrëdhënien midis Rodolfos dhe Mimìsë që përfundon me vdekjen e kësaj të fundit. Gjatë fillimit të kompoziit Puçini ishte në sfidë me kompozitorin Leoncavallo, i cili tha se ai i kishte ofruar një herë një libret dhe tani e kishte rradhën ai t'ia kthente. Puçini tha se nuk ishte në dijeni që Leoncavallo ishte i interesuar dhe se ai kishte filluar punën prej kohësh, prandaj ishte i detyruar të vazhdonte. Versioni i Leoncavallos nuk pati sukses dhe tani luhet shumë rrallë.[3]



Fabula[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta e lumtur dhe e shkujdesur e një grupi të rinjsh bohemienë përbën sfondin e disa episodeve ku zhvillohen ngjarjet e operës, ambientuar në Paris1830.


Kuadri I[redakto | redakto tekstin burimor]

Kostumi i Mimìsë për akti 1 e La bohème dizenjuar nga Adolfo Hohenstein për premierën botërore

Në papafingo

Vigjilja e Krishtlindjes. Piktori Marcello, që po pikturon një Det të Kuq dhe poeti Rodolfo përpiqen të ngrohen me flakën e një vatre ku djegin një karrike dhe letrën ku ky i fundit ka shkruar një poemë. Vjen filozofi Colline i cili bashkohet me miqtë e tij. I fundit vjen muzikanti Schaunard që hyn triumfant me një shportë me ushqime dhe me lajmin e mirë se më në fund ka fituar ca para. Festimet ndërpriten nga vizita e papritur e pronarit të shpisë i cili kërkon qeranë, por likuidohet me disa gënjeshtra. Është mbrëmje dhe katër bohemienët vendosin të shkojnë tek kafeneja e Momus (Momys). Rodolfo vonohet pak në shtëpi dhe premton se do shkojë sapo të ketë mbaruar artikullin për gazetën "Il Castoro".

Pasi mbetet vetë, Rodolfo dëgjon që po troket dera. Një zë femëror kërkon të hyje. Është Mimì, fqinja e re. I është shuar drita dhe me një qiri përpiqet ta ndezë. Pasi ndez qiririn vajza ndihet keq, është simptoma e parë e tuberkulozit. Kur kthehet për tu larguar vë re se ka humbur çelësin e shtëpisë. Të përgjunjur në dysheme, në errësirë, dy të rinjtë fillojnë ta kërkojnë. Rodolfo e gjen i pari dhe e fsheh në xhep ngaqë dëshiron të kalojë edhe pak kohë me Mimì dhe të njhet më mirë me të. Kur dora e tij takohet me dorën e Mimì ("Che gelida manina" - sa dorë e ftohtë), poeti i kërkon vajzës t'i flasë për veten. Mimì i tregon se është një qëndisëse e re dhe se jeton vetëm duke qëndisur lule ("Sì, mi chiamano Mimì" - Po, më quajnë Mimì).

Idili i dy të rinjve që janë gati për t'i treguar dashurinë njëri-tjetrit ndërpritet nga shokët që e thërrasin nga rruga. Poeti do të donte të qëndronte me vajzën, por ma Mimì propozon ta shoqërojë dhe të dy, fillojnë të flasin me ti-në e të dashuruarve dhe duke i kënduar dashurisë ("Amor, amor") dalin nga papafingoja dhe drejtohen për tek kafe Momus.

Kuadri II[redakto | redakto tekstin burimor]

Adolfo Hohenstein, boca e shfaqjes se pare (akti II)
Adolfo Hohenstein, bozzetto della prima rappresentazione (atto I)
Adolfo Hohenstein, tavola di attrezzeria per la prima rappresentazione

Në kafe
Kafe Momus. Rodolfo dhe Mimì takohen me bohemienët e tjerë. Poeti u prezanton vajzën e re dhe i dhuron një kësulë rozë. Në kafe shfaqet dhe Musetta, një flakë e vjetër e Marcellos, që e la në kërkim të aventurave të reja me pasanikun plak Alcindoro. Sapo e dallon Marcellon, Musetta bën ç'është e mundur për t'i tërhequr vëmendjen duke dhënë shfaqje ("Quando men vo' "), duke bërë skena për një këpucë që e shtrëngon për të nxjerrë kaviljen. Marcello nuk mund t'i rezistojë dhe dy të dashurit, të ripajtuar, largohen së bashku duke e lënë dashnorin e pasur të Musettas me këpucën në dorë dhe me faturën për tu paguar.

Kuadri III[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuadri IV[redakto | redakto tekstin burimor]

Për herë të parë është në vënë në skenën e Teatrit të Operas në Tiranë në Maj të vitit 1963 me dirigjent M.Krantja dhe regji të J.Trujas, ku në rolet kryesore kanë interpretuar Gaqo Çako, Avni Mula, Nina Mula etj. Ajo është rivënë edhe tri herë të tjera në skenën e Teatrit të Operas, përkatësisht në vitet 1971, 1985, 2002.


  1. ^ Budden p. 494
  2. ^ Opera Statistics on operabase.com. Operabase. Vizituar në 18 Maj 2012.
  3. ^ Colin Kendell, 'The Complete Puccini' Amberley Publishing 2012