La traviata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

La Traviata është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italiane nga Francesco Maria Piave. Ajo është e bazuar në La Dame aux Camélias (1852), një dramë e përshtatur nga romani nga Alexandre Dumas, fils.Opera në fillim u titullua Violeta,për shkak te personazhit kryesor që ishte Violeta. Ajo është kryer për herë të parë më 6 mars 1853 në shtëpinë e operës La Fenice në Venecia. Piave dhe Verdi donte për të ndjekur Dumas në dhënien opera një mjedis bashkëkohor, por autoritetet në La Fenice këmbënguli që ajo të jetë vendosur në të kaluarën, "c. 1700". Kjo nuk ishte deri 1880 se kompozitori dhe dëshirat origjinale libretist-së janë kryer dhe prodhime "realiste" ishin inskenuar.

"Traviata" e Verdit eshte nje opera shume e famshme ne bote, e cila eshte bazuar ne vepren "Zonja me kamelie" e Alexander Dyma. Behet fjale per nje histori te nje kurtizaneje, e cila dashurohet me nje fisnik, por i ati i djalit e pengon dashurine e tyre. Regjisori tregon se e vecanta e vepres qe vjen vetem me aktin e trete, qendron ne faktin se ne te gjitha operat Alfredo vjen dhe Violeta vdes ne krahet e tij, ndersa pohon se kur ka lexuar librin ka vene re se ajo vdes vetem dhe ai shfaqjen e ka trajtuar si nje enderr qe shikon Violeta ne gjume. Vepra qe erdhi per here te pare ne Metropol, "Traviata", sipas regjisorit qe nga emri do te thote e rrenjosur ose e kalbur dhe behet fjale per shoqerine e kalbur qe na rrethon dhe na kalb te gjitheve pak nga pak. "Tematika e vepres eshte e mbeshtetur tek paragjykimet e kohes. Violeta ne fund iken drejt qiellit dhe nuk bie ne toke, pra ketu eshte dhe mesazhi, qe shoqeria e kalbur qe na rrethon mund te na marri gjithcka por vetem shpirtin jo, sepse ai do te fluturoje i lire pergjithmone, s'na e prekin dot", pohon regjisori i "Traviates". Opera "La Traviata" ben pjese tek e ashtuquajtura sipas historise se muzikes triologji popullore, ku bejne pjese tre operat "Il Trovatore", "Rigoletto" dhe "La Traviata", te cilat jane tre operat me te shfaqura ne bote. Ne qender te vepres eshte kurtizania Violeta Valery, qe per hir te dashurise me fisnikun Alfredo Germont, braktis jeten prej kurtizaneje. Dashuria e tyre percahet nga i ati i Alfredos Giorgio Germont, i cili donte nje te ardhme me te mire per te birin. Violeta mbyt dashurine e saj, duke sakrifikuar veten, gje e cila e semur ate shpirterisht dhe fizikisht. Dhe ne kete akt te trete ajo eshte ne fundin e jetes se saj. Ne momentin kur Violeta mendon se ka marr fund cdo gje, Anina i jep lajmin e gezueshem per ardhjen e Alfredos. Takimi i tyre eshte pika kulmore e shfaqjes. Alfredo ndihet ne faj per gjendjen qe i ka shkaktuar Violetes dhe i premton asaj nje jete me te mire. Te dy "dehen" per nje cast nga imazhi i nje te ardhme te bukur larg Parisit. Por kthimi ne realitet eshte i shpejte, per shkak te shendetit te saj te brishte. Ne castet e fundit te jetes se saj hyn i ati i Alfredos, zemren e te cilit e ka pushtuar pendimi. Violeta therret Alfredon prane vetes, i jep amanetin e fundit per femren qe do ta zevendesoje dhe i premton se do te lutet nga parajsa per ta.