Lana
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lana është lum i vogël që përshkon Tiranën tejpërtej nga lindja në perëndim.
Lana është degë e lumit të Tiranës, i cili kalon përmes qytetit të Tiranës. Ai buron në pjesën perëndimore të Qafës së Priskës; është 29 km i gjatë, sipërfaqja e pellgut është 67 km², lartësia mesatare është 179 m dhe pjerrësi prej 24 m/km. Në hyrje të Tiranës, Lana rrjedh në një kanal te sistemuar betoni dhe pastaj bashkohet me lumin e Tiranës në verilindje të Bërxullës nga ku formohet lumi i Ishmit.
Pas viteve 1990 brigjet e saj u mbushën plot e përplot me kiosqe e ndërtime pa leje të cilat u prishën në vitin 2001 kur kryetar bashkie erdhi Edi Rama.
[redakto] Shih edhe
|
Lumenjtë e Shqipërisë |
|
|---|---|
| Berishë · Bistrica · Bushtrica · Buna · Cemi · Drini · Drini i Bardhë · Drini i Zi · Devolli · Drino · Dunaveci · Erzeni · Fani · Fani i Madh · Fani i Vogël · Gomsiqe · Gostima · Gjadri · Gjanica · Gjole · Ishmi · Kalasa · Kiri · Lana · Lesniqe · Mati · Nikaj · Osumi ·Pavlla · Qarishta · Rapuni · Semani · Shala · Shkumbini · Shushica · Tërkuza · Tirana · Valbona · Vjosa · Zezë | |