Lec Bushati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lec Bushati (Shkodër, 10 korrik 1923) ka qenë aktor i shquar Teatrit Migjeni dhe kinematografisë shqiptare. Për meritat e tij në fushën e aktrimit është nderuar me titullin Artist i Merituar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Shkodër më 10 korrik 1923, në rrugicën e murgeshave stigmatine. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e ndoqi dhe e kreu në Kolegjin Saverian.[1] Përveç dhjetëra roleve në këtë teatër ka interpretuar edhe 14 role mbështetëse dhe episodike në filma, duke filluar me “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Ka luajtur rolin kryesor, Vuksan Sadrin, ne filmin televiziv “Ditët që sollën pranverën” (1979), ndërsa role të tjerë të rëndësishëm luan edhe ne filmat “Nusja” (1980) “Flaka e maleve” (1982), “Të paftuarit” (1985), “Muri i gjallë” (1989).

Lista e plotë e filmave përmban edhe “Lugina e pushkatarëve” (1970), “Operacioni zjarri” (1973), “Rrugë të bardha” (1974), “Shembja e idhujve” (1977), “I treti” (1978), “Qortimet e vjeshtës” (1981) dhe “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983).

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Xhahid Bushati (2019). Teatri "Migjeni, kujtesa e një qyteti. Tiranë: Albas. fq. 133. ISBN 9789928300904.