Lech Kaczyński

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lech Kaczyński

Lech Aleksander Kaczyński (shqiptimi Leh Aleksandër Kaçinjski) (Varshavë 18 qershor 1949Smolensk 10 prill 2010) - Politikan polak i fillimit të viteve 2000. President i Republikës së Polonisë (2005-2010). Ishte kryetar bashkie i Varshavës në periudhën 2002 - dhjetor 2005. Ai u zgjodh president i Polonisë në vitin 2005 si kandidat i Partisë Ligj e Drejtësi, pol: Prawo i Sprawiedliwość.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I biri i një inxhinieri, veteran i Luftës së Varshavës dhe i një filologejeAkademisë polake të Shkencave, ai ishte dhe vëllai binjak i Jarosław Kaczyński (Jaroslav Kaçinjskit), ish- kryeministër i Polonisë 2006 - 2007 nga i cili, fizionomikisht dallohej vetëm falë një nishani ne faqen e majtë. Dy vëllezërit u bënë të njohur edhe falë interpretimit më 1962, në moshën 12 vjeçare, në filmin "Dy djemtë që vodhën hënën" (pol: O dwóch takich, co ukradli księżyc) të Kornel Makuszyńskit.

Jarosław Kaczyński

Lech Aleksander Kaczyński u diplomua në Drejtësi në Universitetin e Varshavës dhe më vonë më 1976 mori doktoratënGdańsk ku dhe punoi në fillim si studiues e më pas si profesor.

vitet 70 u bë aktivist i lëvizjes demokratike antikomuniste polake dhe në fillimet e viteve '80, në kohën e lëvizjes së Solidarnosh-it (pol: Solidarność), konsulent i komitetit të grevave në portin e Gdańsk-t. Në 1981 u internua si element antisocialist. Dy vëllezërit Kaczyński u përfshinë në rrjedhën politike të vendit në fillim të viteve ’90.

Gjatë fushatës presidenciale Kaczyński nguli këmbë në faktin që Polonia kishte nevojë për një president që të mbronte interesat e qytetarëve. Ai tha se Polonia post-komuniste, e cilësuar shpeshherë si "Republika e Tretë", kishte nevojë për ndryshime radikale për t'u shndërruar në një "Republikë të Katërt", të bazuar tek drejtësia shoqërore e një shteti të fortë.

Partia Ligj e Drejtësi, e cila e vuri theksin tek vlerat tradicionale të Kishës Katolike, u themelua prej tij dhe vëllait, Jaroslav, në vitin 2001.

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maria Kaczyńska
Tupolev Tu-154M i Presidencës së Republikës polake

Lech Kaczyński vdiq tragjedikisht më 10 prill 2010 në një aksident ajror teksa po ulej me avionin presidencial Tupolev Tu-154M në bazën ajrore të Smolensk-ut në Rusi. Së bashku me të vdiqën 96 persona midis të cilëve gruaja e tij Maria Kaczyńska dhe tetë zyrtarë të lartë të Republikës së Polonisë, të gjithë në një vizitë përkujtimore për të nderuar viktimat e masakrës staliniane të pyllit të Katynit. Për ironi të fatit, avioni u rrëzua dhe u shkrumbos mbi të njëjtin pyll.

Tituj Nderi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]