Ledina Çelo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ledina Çelo

Ledina Çelo u lind më 9 shkurt 1977 në Tiranë. Ledina është një këngëtare shumë e njohur e muzikës së lehtë shqiptare. Ajo ka kryer liceun artistik "Jordan Misja" në 1996, për kanto, dhe më pas shkollën e lartë. Ka marrë pjesë gjithashtu në sfilata mode si dhe ka realizuar disa videoklipe.Ledina ka qënë dy herë edhe prezantuese e festivalit në RTSH në dhjetor 2003, në krah të Adi Krastës, si dhe në dhjetor 2016 përkrah aktorit shqiptar Kasem Hoxha. Sot ajo është e martuar në Gjermani me ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më poshtë kemi një listë me pothuasje të gjitha këngët e saj, ku më të suksesshmet janë ato me shkrim të theksuar:[1]

- 1992 "shtatori" (Konkursi i zërave të rinj, Vendi i dytë);

- 1995 "E doni dashurinë?" (me Luan Zhegun në festivalin e RTSH ku zuri vendin e dytë). Kjo është kënga më e duartrokitur në historinë e festivaleve shqiptare, konkretisht 7 min 11 sec.)

- 1996 "San Valentino" (Në Kënget e Stinës zuri vendin e parë);

- 1996 "Kërko dashurinë" (Në RTSH Fest);

- 1997 "Fal" (në 'Këngët e Stinës', zuri vendin e parë):

- 1997 "Ishte një ëndërr" (Në RTSH Fest)

- 1998 "Jetoni jetën" (Kolona zanore e Miss Albania)

- 1999 "Liri" (Bashkëpunim me Kastriot Tushën)

- 1999 "Ma ke prish gjumin e natës" (Në RTSH Fest me Sabri Fejzullahun)

- 2000 "Eja të vallëzojmë" (Në RTSH Fest)

- 2001 "Jemi dashuria" (Videoklip)

- 2003 "Vagabond nga dashuria" (videoklip)

- 2003 "Të dua se je ti" (në Kënga Magjike fitoi çmimin e 2-të dhe çmimin e produksionit)

- 2004 "Neser shkoj" (Fituese e RTSH Fest dhe pjesëmarrëse në Eurovision 2005)

- 2005 "Lojë dashurie (feat. Memli Krasniqi, Hitet e Verës nga Top Albania Radio) - 2005 "Në Një ishull që s'ekziston" (Kënga Magjike)

- 2007 "Të ndjej të huaj" (çmimi i 2-të dhe çmimi i interpretimit më të mire në Kënga Magjike. Çmimi për "Videoklipin me kamerën më të mirë" në Video Fest)

- 2007 "Pierce dhe tatuazh" (Top Albania Radio Production)

- 2009 "When the rain is gone" (Videoklip i tregut ndërkombëtar)

- 2010 "Superstreching" (produksion gjerman)

- 2010 "Dangerous" (videoklip i tregut ndërkombëtar. Në 10-shen më të mirë gjermane)

- 2012 "Can You Touch Me Baby" (Videoklip i tregut ndërkombetar. Në 50-shen më të mirë gjermane)

- 2012 "Më ndez" (videoklip në bashkëpunim me Dren Abazin)

- 2013 "Një flutur" (bashkëpunim me Pandi Laçon)

- 2013 "Gaboja" (Kënga Magjike, çmimi II).

- 2020 "C'est la vie" (videoklip në bashkëpunim me nipin e vet Majk Çelon)

  • Albumet
  • Miss Bukuria (1997)
  1. ^ tekste shqip. "biografia". www.teksteshqip.com.