Lefteri dhe Anthia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shën Lefteri (ose Elefteri) është shenjtor i krishterë i Shqipërisë. Lefteri ishte emëruar peshkop i Mesinës dhe i Ilirikut kur ishte vetëm njëzet vjeç, dhe me sa dihet u ngul me banim në Vlorë. Sipas gojëdhënës, më vonë ishte tërhequr në Romë ku u martirizua rreth viteve 117-120 të e. r., bashkë me të ëmën, Shën Anthian dhe me njëmbëdhjetë shokë tjerë gjatë një fushate kundër krishterimit në kohën e perandorit Hadrian (sund. 117-138 të e. r.). Kremta e tij është më 18 prill.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]