Legjenda
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Legjenda, ose gojëdhëna është tregim nga goja e popullit i cili u kushtohen personave ose dukurive që ndodhin apo kanë ndodhur dhe që këta persona apo dukuri kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzore. Në këto tregime ndodhitë apo aftësitë e personave prezantohen si fuqi mbinatyrore mirëpo lidhen me ndonjë të vërtetë ndërsa rëndësia e tyre apo efekti i tyre mundohen të prezantohen në tregim si fuqi mbinatyrore e çka tregon se si njerëzit e kanë ndierë efektin e ati personi apo asaj dukurie. Dallimi i legjendës apo gojëdhënës nga llojet e tregimeve tjera është se legjendës nuk i dihet koha dhe vendi e zhvillimit të ngjarjes, ose njëri nga këto elemente.
Po thuaj se ndër të gjithë popujt e botës kanë legjenda e tyre. Po ashtu edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, disa në nivele më të ultra e disa kanë arritur që të jenë edhe legjenda gjithë popullore. Si legjenda gjithëpopullore ndër shqiptaret ndër të tjera janë edhe Gjergj Elez Alia, Rozafa'', Besa e Kostandinit, Ymer Agë Ulqini etj.
[redaktoni] Shiko dhe këtë
- Gjergj Elez Alia
- Rozafa
- Besa e Kostandinit
- Ymer Agë Ulqini
- E Bija e Hënës dhe e diellit
- Liqeni i Prsepës
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Legjenda nga ANG

