Leiden

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lejdeni)
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Për përdorime të tjera shiko: Leida (kthjellim).
Leida
Leiden
—  komuna  
stema_figura Leiden flag.svg
Pamje nga Leiden
Administrimi
Shteti Flag of the Netherlands.svg Holanda
Provinca Hollanda e Jugut – stema Hollanda e Jugut
Kryeqëndra Leida
Statistika dhe Territori
Koordinatat Koordinatat:52°09′25.99″ Veri 4°29′33″ Lindje 52.15722, 4.492552°09′25.99″ Veri 4°29′33″ Lindje 52.15722, 4.4925
Sipërfaqja 23,16 km2
Popullsia 117.342 banorë 2010
Dendësia 5.066,58 banorë/km2
Informacione të tjera
Zona Kohore UTC+1
Prefiksi (+31) 071
Kodi Postar 2300-2334
Kodi statistikor 0546
Vendndodhja
Leida (Hollandë)
Leida
Leida – harta_foto
www.leiden.nl

Leida apo Lejden (holandisht: Leiden, dikur Leyden, latinisht: Lugdunum Batavorum) është një komunë dhe qytet në provincën Hollanda e JugutHolandë me sipërfaqe 23.16 km² dhe popullsi 117342 banorë[1] dhe 254.000 me rrethinat. Leida është kryeqendra e komunës. Është i vendosur në lumin Rajn e Vjetër mes Hagës dhe Harlemit.

Në Lejden gjendet universiteti më i vjetër në Holandë, i themeluar më 1575.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vendin ku tani është Lejden gjendet kalaja romake e shek. IV. Qytetit të Lejdenit i atribuohet emri romak Batavorum Lugdunum, edhe pse ai i përkiste qytetit të sotëm të Katvijkut.

Në vitin 860 përmendet lokaliteti Leiton (Leithon), paraardhësi i qytetit modern. Lejden privilegjet e qytetit i mori në vitin 1266.

Lejden është zhvilluar sidomos në shekujt XVI dhe XVII.Qyteti ishte i famshëm për tekstil e tij dhe shtypshkronjat.

Në vitin 1572 , Lejden u bashkua me revoltën kundër qeverisjes spanjolle të holandës. Nën rrethim spanjoll ishte deri në tetor 1574. Rrethimi u thye me digën e shkatërruar që përmbyti tokat dhe anijet me furnizime lundruan në qytet. Si shpërblim për rezistencën heroike, Uilliami i Oranzhës themeloj Universitetin e Lejdenit.

Në vitin 1606 në Lejden lindi piktori i famshëm Rembrand van Rijn.

Gjatë shekullit XVII, qyteti ka evoluar në sajë të ardhjes së refugjatëve nga Flandrija. Edhe pse humbi një të tretën e banorëve apo 15.000 gjatë rrethimit të vitit 1574, më 1622 kishte 45.000 banorë, dhe gati 70.000 rreth vitit 1670. Gjatë Epokës së Artë të Holandës, Lejden ishte qyteti i dytë i Holandës, pas Amsterdamit.

Më vonë, Lejden ka stagnuar për shkak të rënjës së rëndësisë së industrisë së tekstilit. Popullsia ra në 30.000 më 1811 dhe 56.044 më 1904.

Kushtetuta holandeze është shkruar nga Johann Rudolf Torbeke në prill 1848 në Lejden.

Sot Lejden është i rëndësishëm si qytet historik dhe universitar.

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Centraal Bureau voor de Statistiek

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]