Lekë Matrënga
Lekë Matrënga i njohur edhe si Luca Matranga (1567 - 1619) - prift arbëresh nga Italia.
Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet), vendi arbëresh më i madh në Sicili. Student në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe Papas greke bizantine të Eparkisë, themeloi në vendin e lindjes shkollë. Libri i tij me emrin E mbsuame e krështerë, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas "Mesharit" të Gjon Buzukut[1]. Matranga përdor për tekstin e tij gjuhën arbëreshe të folur në Piana degli Albanesi, ndryshuar nga disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohet edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë të përkthyera po në gjuhën shqipe.
[redakto] Tituj të veprave
[redakto]
- ^ Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut nga Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa, botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9
[redakto] Lidhje të jashtme
- Vargje - shqipe
- asmakat - turqisht
- E Mbsuame e Krështerë - Michiel de Vaan
| Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
