Leksikoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Leksikoni (nga greqishtja lexis - fjalë, shprehje) është një regjistër në formë fjalori i shpjegimit të nocioneve të ndryshme të një fushe, një aspekti etj. Shpjegimet mund të jenë të shkurtra apo të gjera, që varet nga ajo nëse nocionet që shpjegohen janë më shumë apo më pak të njohura, apo fare të panjohura.

Leksikonët mund të hartohen sipas kritereve të ndryshme, për ç'arsye ata janë të shumëllojshëm.

literaturën më të vjetër mund të haset që në vend të emërtimit leksikon të përdoret emërtimi thesaurus (lat. thesaurus - pasuri, thesar, visar). Ky term përdoret për leksikonët gjithëpërfshirës të një gjuhe, të pajisur me të gjitha shpjegimet dhe shembujt e nevojshëm.

Leksikografia është përgatitja shkencore, hartimi dhe botimi i leksikonëve të llojeve dhe destinimeve të ndryshme.