Leonard Solis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Leonard Solis është politikan shqiptar, ish ministër i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë në dy mandate gjatë viteve 1997 - 2001 dhe 2003- 2005. Aktualisht deputet i partisë së të Drejtave të Njeriut.

Lindur ne Leskovik me 13 dhjetor 1962.Leonard Solis eshte diplomuar si mjek i pergjithshem ne Universitetin e Tiranes me rezultate te shkelqyera gjate periudhes pesevjecare 1982-1987.

Ka kryer kursin e plote tre vjecar pasuniversitar per “Semundjet e Brendeshme” prane Fakultetit te Mjekesise me rezultate maksimale ne 1990-1993.

Eksperienca e punes fillon me punesimin si mjek ne rrethin e lindjes Kolonje, me tej ka kryer dy vjet stazhin si mjek ne Kolonje para specializimit pasuniversitar dhe me pas si mjek i specializuar ne Pavionin e Semundjeve te Brendeshme prane spitalit te Ersekes. Ne vitin 1995 vazhdon punen si mjek prane Urgjences Qendrore te rrethit te Tiranes.

I angazhuar ne politike qe prej vitit 1992, si Sekretar i Pergjithshem e me vone si anetar i kryesise se PBDNJ.

Ka perfaqesuar shpesh aktivisht PBDNJ, ne nje periudhe shume te tensionuar te jetes se vendit gjate periudhes 1996-1997 se bashku me Kryetarin Vasil Melo.

Ne vitin 1997-2001 eshte dekretuar nga presidenti Mejdani si Minister i Shendetesise dhe Ambjentit ne Qeverine Nano, majko e Meta.

Ka drejtuar me sukses dhe rezultate te prekeshme ne te gjitha fushat Sistemin Shendetesor Shqiptar duke kaluar nga faza e rimekembjes dhe emergjences ne ate te konsolidimit te Shendetesise shqiptare, zhvillimit dhe integrimit europian te saj. Sidomos gjate krizes se rende te debimit nga Kosova te rreth 700 mije bashkekombasve tane, ku sistemi shendetesor edhe me ndihmen e Donatoreve nuk pati asnje rast epidemie.

Pjeserisht ne vitin 2002 ka punuar si Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Mjedisit.

Gjate viteve 2002- 2003 ka punuar si Keshilltar prane Kabinetit te Kryeministrave majko e Nano per çeshtjet e shendetesise.

2004- 2005- Emerohet per te dyten here si Minister i Shendetesise per kryerjen e nje sere reformash delikate ne fushen e farmaceutikes e zgjerimin e skemes se financimit shendetesor drejt spitaleve.

Ka qene Kryetar i Komisionit Kombetar te Mbrojtjes nga Rezatimi ( 1997 – 1998 dhe 2003 e ne vazhdim ), Anetar i Keshillit Shkencor te Fakultetit te Mjekesise ( 1997 – 2001 dhe 2003), anetar i Keshillit Shkencor te Institutit te Shendetit Publik ( 1997 – 2001 dhe 2003 ).

Leonard Solis eshte vleresuar me disa diploma dhe mirenjohje nga institucione te mirenjohura brenda dhe jashte vendit. Per tu permendur, “Diplome Nderi” nga Instituti i Shendetit Publik te Athines ne fushen e shendetit publik ( 1999 ), “Çmim Humanitar” nga Zyra e Komunitetit Europian Tirane ( 2000 ), “Çertifikate vleresimi dhe mirenjohje per partnershipin NewYork – Tirane dhe per partnershipin ne programet e shendetit per Europen Lindore” nga Aleanca Amerikane Nderkombetare per Shendetin dhe USAID ( 2001 ).

Ne fushen e publikimeve dhe hartimit te dokumentave strategjike, eshte drejtues dhe nje nga bashkautoret e dokumentave “ Dokumentin e Politikave Shendetesore ne Shqipëri”, “ Gjendja ne sistemin Spitalor ne 41 spitale te Shqipërise”, si dhe te dokumentit me te rendesishem ne sektorin shendetesor qe eshte “ Strategjia e zhvillimit te Sistemit Shendetesor Shqiptar 2000 - 2010”

Me nje eksperience te hereshme politike qe nga 1992 Leonard Solis ka mbajtur nje sere postesh te rendesishem si Sekretar i Pergjithshëm i PBDNJ ( 1992 – 1996, 1999 – 2002 ) dhe nga shkurti i 2002 sekretar per Marredheniet me Jashte.

Aktualisht eshte deputet ne legjislaturen XVII.

Leonard Solis ka dhene kontributin e tij gjate kesaj Legjislature si Anëtar i Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë me nje rol teper aktiv ne hartimin dhe korrektimin e ligjeve ne Shendetesi.

burimi: https://web.archive.org/web/20090601061931/http://leonardsolis.com/