Letërsia gojore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, mitologjike, kanonore, ndërnjerëzore dhe morale por ndonjëherë dhe përdoret dhe trillimi (zanat, orët, sibilat, etj). Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar një jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jetë ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht.

Vështrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Letërsia gojore ka një periudhë historike shumë të gjatë. Fillimet e saj janë qe ne kohën e egërsisë kur njeriu ka pasur nevojë ti komunikoj tjetrit përvojën e fituar në luftë me kafshët apo natyrën dhe duke ua transmetuar të tjerëve ne fillim me gjeste e me vonë edhe gojarisht. Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerrë veten në sipërfaqe prandaj dhe janë quajtur krijues anonim.

Të gjitha krijimet gojore i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e popullit për ta transformuar të keqen në të mirë, vuajtjen në lumturi, robërinë në liri, etj. Krijuesit popullor kanë një imagjinatë të bujshme dhe e paraqesin realitetin e kohës në mënyre besnike dhe përmes të kaluarës dhe të tashmes ndërtojnë vizionin për një të ardhme të mirë apo të lumtur.

Pasi që folklori bën pjesë në jetën e gjallë të popullit ai është ngushtë i lidhur me zakonin dhe besimet e popullit dhe kjo bën që shkenca e folkloristikës të këtë nevojë për disiplinat shkencore ndihmëse si në: etnografi-shkencë e mënyrës së jetesës së popullit, muzikologjinë-shkencë mbi kulturën e muzikës, ortografinë-shkenca mbi vallëzimin e popullit dhe dialektologjinë-shkenca mbi te folurin e popullit sidomos këngët lirike/epike.

Në këtë letërsi hynë krijimet si: legjendat, përrallat, gojdhënat, këngët, ninullat, gjëegjëzat, etj. Krijimtaria gojore ka lindur më herët sesa krijimtaria e shkruar. Asaj nuk i njihet autori. Në të vërtetë, secili krijim popullor ështe krijim i mendjes së një njeriu , por me kohë ai zakonisht shkon duke u plotesuar dhe duke u pershtatur varesisht nga mjedisi ku përhapet. Pra krijimtaria gojore nuk krijohet përnjëherësh nga turma, por duke u shtrirë gjithnjë e më gjerë dhe duke pësuar ndryshime, përshtatje dhe modifikime, ajo humb autorësinë e saj dhe bëhet krijim popullor. Madje në letërsinë gojore ekzistojnë edhe variantet e ndryshme të të njëjtit krijim, të njohura si motërzime.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Finnegan, Ruth (2012), Oral Literature in Africa. Cambridge: Open Book Publishers. CC BY edition doi:10.11647/OBP.0025
  • Ong, Walter (1982), Orality and Literacy: the technologizing of the word. New York: Methuen Press.
  • Tsaaior, James Tar (2010), "Webbed words, masked meanings: Proverbiality and narrative/discursive strategies" in D. T. Niane's Sundiata: an epic of old Mali. Proverbium 27: 319–338.
  • Vansina, Jan (1978), "Oral Tradition, Oral History: Achievements and Perspectives", in B. Bernardi, C. Poni and A. Triulzi (eds), Fonti Orali, Oral Sources, Sources Orales. Milan: Franco Angeli, pp. 59–74.
  • Vansina, Jan (1961), Oral Tradition. A Study in Historical Methodology. Chicago and London: Aldine and Routledge & Kegan Paul.