Letra e Ajnshtajn-Szilardit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Letra e dërguar presidentit të ShBA, Franklin D. Rusvelt.
Letra me përgjigjien e Franklin D. Rusvelt.

Letra e Ainshtainit dhe Szilard është një letër e derguar presidentit të ShBA, Franklin D. Rusvelt, nga ana e Leo Szilard dhe Albert Einstein. Letra u shkrua kryesisht nga Leo Szilard dhe u nënshkruar gjithashtu nga Albert Ainshtajn në lidhje me fillimet e kerkimeve fizike mbi energjinë atomike. Letra ishte me shumë një kërkesë nga ana e fizikanëve, të cilët kërkonin fillimin e studimeve mbi mundësinë e fuzionit atomic (nuklear). Sipas dy shkencëtarëve, kërkimet do të ishin një përgjigjie ndaj përpjekjeve të Gjermanisë Naziste për të shtënë në dorë këtë teknologji.

Në letër thuhej:

“Disa punime të fundit nga E. Fermi dhe L. Szilard, të cilat më janë komunikuar me anë të një manuskripti, më bëjnë të mendoj se elementi uranium mund të shëndrrohet në një burim të ri dhe të rëndësishëm energjie në një të ardhme jo shumë të largët.”

Përgjigjia e Franklin D. Rusvelt ishte e menjëhershme. Në letrën e tij ndaj fizikantëve ai përgjigjet se:

“I dashur professor:

Dua t’iu falenderoj juve për letren e fundit që më keni dërguar… Këto të dhëna rezultuan shumë të rëndësishme… aq sa kam mobilizuar flotën dhe ushtrinë në hetime për cështjen në fjalë...”

Letra u përfundua më 2 gusht 1939, por mbërriti në duart e presidentit amerikan vetëm më 11 tetor të po atij viti. Më 21 tetor Komiti Këshillor për Uraniumin u mblodh për herë të parë në Universitetin e Cikagos, me në krye Liman Xheims Brigs (Lyman James Briggs). Më pas eksperimentet me uraniumin do të përfshiheshin në Projektin Manhatan.

Lexim i mëtejshëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]