Li Zhaoxing

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Li Zhaoxing

Li Zhaoxing (kinezçe:李肇星) lindi në tetor të vitit 1940 në provincën Shandong. Në vitin 1964 u diplomua nga Universiteti Pekin. Nga viti 1970 deri në vitin 1977, Li Zhaoxing ishte punonjësi i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Kenia. Nga viti 1985 deri në vitin 1990, ishte zv-drejtori dhe drejtori i Drejtorisë së Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga viti 1993 deri në vitin 1995, ishte përfaqesuesi i përhershëm dhe ambasadori i Kinës në OKB. Nga viti 1998 deri në vitin 2001, ishte ambasadori i Kinës në SHBA. Nga viti 2001 deri në mars të vitit 2003, ishte zv-ministri i jashtëm. Në mars të vitit 2003, u bë ministri i jashtëm. Në vitin 2003, Li Zhaoxing u zgjodh ministër i jashtëm i Republikës Popullore të Kins duke ndenjur në këtë postë deri në prill të viti 2007.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]