Libertarianizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Libertarianizmi është një filozofi politike që i shikon themelet e një shoqërie të mirë tek respekti për zgjedhjen dhe lirinë individuale, kësisoj përpiqet të minimizojë apo reduktojë aksionet e dhunshme të Shtetit, meqë ai është enditeti që më së shumti identifikohet si një forcë e dhunshme në shoqërinë njeerëzore. Duke folur në terma të përgjithshme, libertarianizmi fokusohet në të drejtën e individit për të vepruar në dakordësi të plotë me vlerat e veta subjektive, dhe argumenton se veprimet e dhunshme të Shtetit janë shpesh (ose gjithnjë) një pengesë për realizimin e efektshëm të dëshirave dhe vlerave njerëzore.

Origjinat e termit[redakto | redakto tekstin burimor]

Përdorimi politik[redakto | redakto tekstin burimor]

Filozofia libertariane[redakto | redakto tekstin burimor]

Një nga principet themelore të libertarianizmit është Principi i Jo-Agresionit, i cili thotë se qeveria duhet të ekzistojë vetëm për të mbrojtur jetën, lirinë dhe pronësinë individuale nga dhuna dhe mashtrimi. Libertarianizmi është ngushtësisht i lidhur me liberalizmin, kuptuar liberalizmi sipas domethënies të tij origjinale të liberalizmit klasik. Libertarianët mbështesin zgjerimin e lirive personale duke i parë ato si bazat themelore të zhvillimit të një shoqërie në prosperitet. Ata priren ta përkuzifojnë lirinë si të drejtën për të bërë çfarëdo gjëje dëshiron deri në pikën kur sjellja e një individi ndërhyn në lirinë apo pronën e një tjetër individi nëpërmjet mënyrash të dhunshme. Në këtë pikë, çdo kah i nënshtrohet disa principeve minimale që zgjidhin mosmarrëveshjet mes individëve. Këto principe themelore që rregullojnë ndërveprimin mes njerëzve janë intrinseke tek shoqëria dhe zhvillohet vetiu, si kode komunikimi duke u pranuar në mënyrë vullnetare nga individët anëtarë të një grupimi të caktuar – në të njëjtën mënyrë sikundër një shoqëri vetiu krijon një gjuhë apo të folme të gjithëpranuar, pa ndërhyrjen e dhunshme të një organizmi shtetëror.

Pikëpamje libertariane[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëvizjet libertariane aktuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Europë[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendet e Commonwealthit[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtetet e Bashkuara të Amerikës[redakto | redakto tekstin burimor]

Amerika Latine[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Websites[redakto | redakto tekstin burimor]

Literaturë[redakto | redakto tekstin burimor]