Likova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli Likova - fshat në Maqedoni. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Flag of Macedonia.svg Fshatra në Republikën e Maqedonisë
Likovë is located in
Likovë
Likovë ()
Emri: Likovë
Komuna: Komuna e Likovës
Krahina etnografike/ gjeografike: -
Popullsi: 2644 banorë
Kodi postal: f. Likovë
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Sipërfaqja: -
Gjerësia gjeografike: 42° 9' 23" veri
Gjatësia gjeografike: 21° 35' 7" lindje
Web-faqe: www.komunaelikoves.com
Përdorimi i stampës

Likovë (sll-maqed.: Липково) është një fshat në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë qendër për komunën me të njejtin emër Komuna e Likovës. Fshati shtrihet në veri të Maqedonisë dhe në perëndim të qytetit të Kumanovës, rrëz maleve të Karadakut. Në veri fshati kufizohet me fshatin tjetër të komunës që është fshati Orizare kurse në jug me fshatin Hotël.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Likova shtrihet në të dy anët e lumit Likovë, fshat i cili ka pasur 2339 banorë në vitin 1994, kurse në numerimin e viti 2002 arriti shifrën reth 400 shtëpi dhe 2644 banorë me popullsi shqipëtare.

Pak histori mbi fshatin Likovë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky toponim ka për bazë antroponimin shqiptar Lik/Lika, i ardhur nga një emër vetjak ilir Lica.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshati Likovë shtrihet në gjerësi gjeografike 42.1564 dhe në gjatësi gjeografime 21.5853.
Ky fshat sipas planit urban shtetërorë nuk duhet te ekzistoj në vendin në të cilin shtrihet, sepse pozita në të cilën gjendet gjithnjë e mban nën rrezik të zhdukjes.
Likova shtrihet gjeografikisht në një luginë në rrënjën e së cilës gjendet penda shtetërore (kompetencat mbi pendën i mban enti shtetëror për sistemet ujore) e këtij rajoni e njohur si Penda e Likovës.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendbanimet[redakto | redakto tekstin burimor]

ARAT E UÇVE-vend në bjeshkë ku më së tepërmi silleshin ujqit.
BARICË-kodër me shkurre. Nga slla. Bara-kënetë e vogël dhe prapashtesa icë.
BOLLA LESK- mal dhe kodër. Toponim kompozitor nga emri Bollë/a- lloj gjarpëri me trup të madh e të trashë, që i mbështillet njeriut e shtazës dhe Lesk/ra - cipë e hollë që shqitet nga sipërfaqja e diçkaje të fortë.
ÇERENEC-kodër. Nga sll. čeren-lisnajë.
ÇESHMA MALIQIT-burim që e kishte hapur Maliqi.
ÇESHMA HAXHI MERËS-
ÇESHMA REZINAVE-burim që gjendet në fushë.
ÇESHMA HAXHI EBIBIT-emërtim sipas emrit personal Ebib.
ÇESHMA HAXHI HASIPIT-burim që ka marrë emrin sipas kryefamiljarit Hasipi.
DREZGA-vend kodrinor.
GOLLAK-vend i zhveshur nga drunjët .
GRAMAD-topogërmadhë. Nga slla. Gramada - grumbull.
GROPA AJETIT-vend me kullosë, ishte pronë e Ajetit.
ISKI SHIRIT-mal që nuk dihet pse është emërtuar kështu.
KAMA BULLIT-shpat malor. Mikrotoponim kompozitor i përbërë nga fjala këmbë/a dhe buall (kafshë shtëpiake me trup të madh e qime të zeza, brirë të kthyer prapa që mbahet për punë bujqësore.
KODRA LIKËS-oronim që ka marrë emrin e antroponimit Lik.
KEPI AMETIT-shkëmb i madh me maje; maja e një guri a mali shkëmbor.
KULLA-kullosë e pasur me bar, ku në të kaluarën kishte qenë ndërtuar një shtëpi me gurë.
KULLISHTE-kodër që ka për bazë fjalën kullë dhe sufiksi –ishte. Në fjalorin e sotëm shqiptar përdoret leksema Kullisht/e-napë për ta kulluar gjizën a djathin.
KUÇKA GALIGALLE-kodër që është emërtuar sipas shtazës që ka qime të zeza, qenin femër e emërtojnë kuçkë-bushtër.
KUJRIJA VORREVE-vend ku janë varret e vjetra.
LIKENI-kodër që ka marrë emrin e bimës Liken.
LIVADHI GAT-kompleks arash që kanë marrë emrin sipas gjatësisë që kishte livadhi.
MAS KEPI-kullosë që gjendet pas kodrës. Nga kep/i-maje e kodrës.
MALI I VESHËVE-mal.
PATRAVICË-mal i pasur me drunj.
PRESLLAPI-kodër.
PRROI ZI-vend që nuk i bie dielli, hijësirë.
QEREMNICË-vend ku më parë janë pjekur tullat dhe tjegullat e shtëpive.
RRAFSHET-vend në bjeshkë i pasur me kullosë.
SABATOC-vend në bjeshkë.
SHAHOVICË-kompleks arash, emërtim nga anroponimi Shahe-Shehide.
SHILIGOVC-mal.
SHPATI MULLINIT MALËS-vend në bjëshkë ku Mala kishte patur mulli.
TE BISHTI-ara që kishin formën e bishtit.
TE VESHËT-mal.
TOKA ÇAME-vend që nuk mban lagështi.
URDHA-kompleks arash pjellore. Nga fjala Urdhë/a - vend i pasur me burime uji.
UJI THART - është burim me ujë të thartë, gjendet në mes të rrugës Orizare-Likovë.
VIÇIPOLAN-mal i pasur me dru.
VORRI BAKIS-vend në bjeshkë ku gjendet ky varr, të dhënat pohojnë se Bakiun e kishin vrarë serbët.

VUKANOCI-kodër e madhe që ka për bazë antroponimin Vuk, Vukan, Vukas etj.[1]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Emri dhe historiku i fshatrave

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Likova