Lilim Kiss

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kapaku i volumit te dyte te manges.

Lilim’s Kiss (në shqip Puthja e Lilim - Ririmu Kisu) është një manga nga Mizuki Kauashita dhe është publikuar nga Jump Comics. Manga ka gjithsej 24 kapituj të përmbledhura në 2 volume. Volumi i parë përfshin 11 kapituj dhe volumi i dytë përbëhet nga 12 kapituj. Libri i parë titullohet “Puthja e Parë Magjike” që përkon me kapitullin e parë, ndërsa libri i dytë titullohet “Puthje Lotësh” që përkon me kapitullin e njëzet.

Historia rrotullohet rreth gjimnazistit Takaja Saiki të shkollës Nishikou[1] dhe Lilim-it (Makthi Lilim) një demoni me pamjen e një vajze të re. Lilim ushqehet me energjinë e njerëzve që e garanton duke puthur individë të ndryshëm qoftë në realitet, qoftë në ëndrrat e viktimave të saj (pa i vrarë ata)[2][3]. Historia ndjek ngritjet dhe zbritjet e saj në vazhdim dhe përfundon që të dy personazhet kryesorë të bien në dashuri me njëri tjetrin.

Konflikti i vërtetë i të gjithë ngjarjes fillon në kapitujt e fundit të volumit të dytë. Manga nuk ka një version zyrtar në gjuhën shqipe.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shembull i ilustrimeve.

Ishte thjeshtë një rastësi ose fat, takimi i Takaja Saikit dhe Lilim-it[4]. Takaja Saiki është një gjimnazist në një shkollë vetëm për djem dhe me sa duket gëzon një reputacion si më i forti kur bëhet fjalë për grushte. Sidoqoftë, ai gjen një varëse me një shishe të vogël në të, pas një grindjeje. Mbasi e hap atë, Lilim shfaqet në çast. Shumë shpejtë sqarohet se Lilim është një demon që jeton në formë parazitare duke marrë energji nga njerëzit që ajo puth[5]. Ajo mund të futet edhe në ëndrrat e personave që dëshiron për të njëjtin qëllim. Duke menduar në fillim se ajo është thjeshtë një ëndërr e keqe, Takaja zbulon shpejtë se gjithçka kishte qenë e vërtetë. Ditën tjetër në shkollë ai shikon se të gjithë djemtë e klasës (përveç Kozhimës) mungonin për arsye se Lilim kishte marrë energjinë e tyre jetësore në gjumë. Sa do tragjike dhe serioze që ngjan situata në kapitullin e parë, shumë shpejt manga merr pamjen e saj komike dhe me sa kuptohet askujt nuk i vjen keq që Lilim i “shteron” nga fuqitë (më pas mësohet se shkëmbimi energji-ëndrra të bukura, është më se e natyrshme). Mbasi Takaja dhe miku i tij Kozhima tentojnë ta rifusin atë në shishen nga ajo doli (personazhi kryesor ka akoma dyshime në se ajo duhet të eliminohet apo jo)[6], Lilim vendos që të marrë energji vetëm nga Saiki,[7] për mos shqetësuar të tjerët. Kjo shprehet në një premtim të ndërsjellë midis të dyve. Mbas këtij premtimi Takaja kthehet zyrtarisht në “ushqimin” e Lilim-it. Në një sërë eventesh dhe ngjarjesh, personazhe të rinj dalin në skenë edhe pse historia inkuadrohet vetëm në dy personazhet kryesorë. Konflikti midis Mijut dhe Lilim-it për Takajën spikat në disa kapituj. Në kapitullin e pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë del edhe një tjetër Lilim por as kjo e fundit nuk e ndikon shumë rrjedhën e ngjarjeve. Më pas nga kapitulli 20 deri në kapitullin e fundit, trajtohet në mënyrë të shpejtë çështja midis dy personazheve kryesorë. Përfundimisht (siç ndodh zakonisht në manga), ata lidhen bashkë. Është për tu theksuar se manga ka një karakter komik në përgjithësi.

Personazhet Kryesorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Lilim – Lilim është personazhi kryesor femër në manga. Ajo është një demon me pamjet një vajze të re, që ushqehet me energjinë e personave që puth (ka aftësi ta bëjë ketë edhe në ëndrra). Ajo ka krahë dhe mund të fluturojë. Mosha e saj nuk është e mirë përcaktuar në rrëfim, por tregohet qartë se gëzon një bukuri të radhë[8]. Ajo është e zgjuar në zgjidhjen e problemeve logjike edhe pse nuk di të shkruaj asnjë germë (mëson më vonë me disa mangësi). Pavarësisht ajo di të lexojë mirë[9]. Lilim mund të mjaftohet me energji një herë në dy ditë. Flokët e saj janë ngjyrë vjollcë (të zeza në manga) dhe sytë ngjyrë të gjelbër. Ajo rrjedhimisht ajo përjeton një histori dashurie me personazhin kryesor. Autori e paraqet atë si një vajzë me një sinqeritet të tepruar.
  • Takaja Saiki - Takaja Saiki është një gjimnazist në një shkollë vetëm për djem. Takaja është personazhi kryesor mbas Lilim. Ai gëzon një reputacion si më i forti në shkollën e tij kur bëhet fjalë për grushte. Është ai që e liron Lilim nga shishja ku ishte mbyllur. Duket se energjia e tij jetësore është më se e mjaftueshme për Lilim-in. Kjo ndodh sepse të dy janë në përputhje perfekte (kapitulli 2) me njëri tjetrin. Ai është një grindavec që nuk i thotë jo një luftimi, edhe pse në shumicën e rasteve nuk është ai që e shkakton atë.
  • Miju Shirai – Miju është personazhi i dytë femër për nga rëndësia. Ajo prezantohet realisht vetëm në kapitullin e pestë. Përpara se Lilim të dilte në skenë, ajo ishte idhulli numër një në klasën e Takajës. Ajo është shumë modeste (më shumë se sa duhet) kur bie fjala për bukurinë e saj. Ajo e quan bukurinë e saj si një plagë por duket qartë që nuk i vjen fare keq që është e tillë. Pasi Takaja e shpëton nga një hajdut, ajo bie në dashuri marrëzisht mbas tij dhe nga ai moment fillon edhe konflikti i saj me Lilim. Në vazhdim ajo bie në dijeni që Lilim është një demon dhe përpiqet (duke shfrytëzuar Kozhimën), që ta mbyllë atë në shishen nga ka dalë, edhe pse në fund ajo miqësohet shumë me kundërshtaren e saj. Familja e saj është një nga më të pasurat në qytet. Miju përgjithësisht shfaqet si një llasticë, megjithatë autori nuk e paraqet atë si të ligë. Më shumë ajo i ngjason një ëndërrimtareje që humbet në mendimet e saj[10][11].
  • Senpai Lilim – Senpai Lilim është një demon tjetër që rastësisë në qytetin ku zhvillohen ngjarjet. Në të vërtetë emri i saj nuk tregohet kurrë (madje as emri i Lilim nuk tregohet pasi “Lilim” në të vërtetë është emri i llojit të demonit si tregohet në kapitullin e parë dhe më tutje). Ndryshe nga Lilim, ajo ushqehet me më shumë se një person sepse siç shprehet në kapitullin e gjashtëmbëdhjetë asaj i pëlqen të provojë energji të ndryshme njerëzish. Flokët e saj janë më të gjatë se të Lilim. Gjithashtu ajo është më e moshuar dhe më e gjatë. Fakti që Takaja dhe Lilim janë bashkë, e bën atë të ndërhyjë në mes tyre për të kuptuar se çfarë lidhje kanë të dy personazhet. Ajo largohet nga qyteti shumë shpejtë duke e këshilluar Lilim-in që të kujdeset mirë për “ushqimin” ose “benefitarin” e saj[12]. Pak tregohet për të në dy kapitujt.
  • Piju (Piyu) – Piju është një demon i vogël, që merret përsipër nga Lilim (ajo e emëron Piju sepse është e vetmja gjë që ai thotë). Si një top i vogël dhe i butë me krahë, Piju është shndërrimi i një dragoi që thirret nga Kozhima. Pasi Dragoi, që shkatërroi gjysmën e shkollës Nishikou, mbyllet në shishen e Lilim, shndërrohet në Pijun. Ai është shumë xheloz për çdo person që i rrotullohet rreth Lilimit. Takaja e përçmon atë shpesh, por me sa duket Lilim është mbrojtësja e tij[13].
  • Kozhima – Kozhima (shkruhet Kojima) është shoku i klasës së Takajës. Mbase protagonisti i dytë mashkull më kryesor në manga, ai është një fanatik i mitologjisë në lidhje me përbindëshat dhe demonët. Ai gjendet shpesh midis problemeve të Mijut, Takajës dhe Lilim-it. Zakonisht luan lojëra kompjuterike deri natën vonë[14].

Mitologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lilim është një figurë e frymëzuar nga mitologjia. Në ndryshim të vogël emri, pra nga Lilim në Lilith, figura e kësaj personazhe kryesore është marrë nga folklori Semitik. Sipas kësaj Lilim (pra Lilith) është një figurë demonike e cila sulmon zakonisht fëmijët. Ndryshimet në manga janë të dukshme. Lilim nuk sulmon fëmijët dhe për më tepër nuk i vret ata (edhe pse thuhet se më parë Lilim-ët mund edhe t’i konsumonin njerëzit deri në vdekje)[15][16][17].

Kapitujt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Volumi I[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1. Magical First Kiss - Puthja e Parë Magjike.
  • 2. Perfect Compatibility ! – Përputhje Perfekte !
  • 3. Love Letter – Letër Dashurie.
  • 4. Can’t Take it any Longer ! – S’mund të duroj më !
  • 5. Miu-chan’s Debute ! – Shfaqja e Miu-chan !
  • 6. F-Shock – F-Shok.
  • 7. Public Kiss – Puthje Publike.
  • 8. Entertainment – Zbavitje.
  • 9. Miu’s Great Investigation – Hetimet e “Shkëlqyera” të Mijut.
  • 10. Let’s Travel – Le të Udhëtojmë.
  • 11. Mysterious Visitor – Vizitor i Mistershëm.

Volumi II[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 12. Hot Spring Maze – Labirinth në Dhixha.
  • 13. Takaya Fever – Temperaturë prej “Takaja”
  • 14. Sexy Cocking Showdown – Shfaqje Seksi në Kuzhinë.
  • 15. Nightmare Once Again – Makthi Edhe Një Herë
  • 16. Something Good – Diçka e Mirë.
  • 17. Let’s Call Out the Demon ! – Le të Thërasim Përbindëshin !
  • 18. Pendant’s Whereabouts – Të Pathënat e Varëses.
  • 19. A Gentle Demon – Një Përbindësh i Mirë.
  • 20. Kiss of Tears – Puthje Lotësh.
  • 21. Heartbeat ! – Rrahjet e Zemrës !
  • 22. Photograph of Doubt – Fotografi Dyshimi.
  • 23. Goodbye Lilim ? – Lamtumirë Lilim ?
  • 24. I Wanted to Meet You – Dëshiroja të të Takoja.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shiko kapitullin 1, faqja 11.
  2. ^ Takaja : “It is the Demon.”
  3. ^ Takaja : “Prowling in the night, giving sleeping men lewd dreams, than sucking out their live force. Nightmare Lilim.”
  4. ^ Takaja : “Now that I think about it… maybe it was fate.”
  5. ^ Kapitulli 9 : Lilim: “Am I a parasite to you Takaja?” Takaja : “...that’s pretty damn appropriate for you!”
  6. ^ Takaja : “Though I am not really sure I want to destroy her...”
  7. ^ Lilim : “I have decided! I will kiss only you!”
  8. ^ Shiko kapitullin 1: “…Isn’t that girl amazingly cute…”-“...that is an amazing outfit...”
  9. ^ Kapitulli 3, fq. 3.
  10. ^ Miju : “I am pretty sure that Miu’s cuteness exists for everyone’s benefit.” - ”Being born so cute has been a burden…”
  11. ^ Miju : “I pray for Miu to become Saiki’s-kun princess.”
  12. ^ Kapitulli 15 : “...I’m certain her hair are longer and she is taller...” – “...the older women better...”- “...devote more yourself to Takaja...”
  13. ^ Lilim : “It always goes “PiyuPiyu,” that I named it Piyu-chan”
  14. ^ Shiko kapitullin 3 dhe 21 për detaje.
  15. ^ WWD – Word Web Dicionary (updated on October 2007) : “Lilith : In ancient Semitic folklore: a female demon who attacks children.
  16. ^ Senpai Lilim : “This aren’t the old days... We can’t kill humans anymore so we just suck
  17. ^ Shiko te Anime News Network http://www.animenewsnetwork.com/encyclopedia/manga.php?id=4140

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]