Liljana Cingu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liljana Cingu

Liljana Cingu (31 dhjetor 1950 - 5 shkurt 2024) lindi në Tiranë. Ajo ishte valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ajo rridhte nga një familje e thjeshtë e punëtore. [1] Babai i saj ishte berber dhe me origjinë nga Gjakova.

Jeta profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që e vogël, ajo u bë pjesë e kursit të valles në Pallatin e Pionierëve. Ajo filloi punën si vallatare me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve shqiptar në vitin 1967. Ishte partnerja skenike e valles shqiptare me Mjeshtrin e Madh Rexhep Çeliku. E cilësuar si shqipja dhe ikonë e valles shqiptare, ajo ishte një nga valltaret më të dedikuar që e ngriti vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës. [2]

Ishte vetëm 47 vjeçe, kur doli në pension në vitin 1997.

Ajo ka qenë pjesë e paneleve të jurive të festivaleve. Dalja e saj fundit në panel jurie ishte në spektaklin "Dancing with the Stars" në kanalin televiziv Top Channel, në 2022-shin.

Mirënjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo u nderua me urdhrin "Mjeshtër i madh" për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare.

Çmimi "Gjerdani i Artë" si pjesë e ansamblit shqiptar.

Në prill të 20219-ës, gjatë festivalit ndërkombëtar të valles mbarëshqiptare i zhvilluar në Kliruoter (Clearwater), Florida, SH.B.A., Lili u vlerësua me çmimin, “Shqiponja e Artë “. [3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Lili Cingu: Nuk eca në gjurmët e prindërve". Psikologjia. 27 prill 2016.
  2. ^ Tresa, Orjona (5 shkurt 2023). "Lili Cingu, mbretëresha e valles shqiptare u nis në amëshim. "Nderi i Kombit" u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare". Revista Psikologjia.
  3. ^ "Liljana Cingu: Në moshën e ëndrrave të mia, doja t'i ngjaja Besim Zekthit". VOAL. 2 maj 2019.