Lion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lioni
Lyon
Qytet
Motoja Avant, avant, Lion le melhor (Përpara, përpara, Lioni më i miri)
noform
Pamje nga Lioni
Vendndodhja
Lioni (Francë)
Lioni
Administrimi
Shteti Flamuri Franca
Rajoni Rhône-Alpes
Departamenti Rhône
Qarku Arrondissement Lioni
Kantoni kryeqëndër e 14 kantoneve
Kryetari i Bashkisë Gérard Collomb
Statistika dhe Transporti
Lartësia 162–305 m (m.n.d.)
Vendasit Lionezë
Sipërfaqja 47,87 km2
 •  urbane 954.19 km2
 •  aglomerati 3,306 km2
Zona Kohore UTC+1
Kodi Postal 69001 - 69009
Koordinatat 45° 45′ 35″ Veri

4° 50′ 32″ Lindje

Demografia
Popullsia 483,181 banorë
 •  urbane 1,422,331 banorë
 •  aglomerati 1,757,180 banorë
Dendësia 10,077 banorë/km2
Faqja Zyrtare lyon.fr



Lioni është një qytet në lindje të Francës, është kryeqytet i departamentit te Ronës dhe regjionit Rhone-Alpes. Lioni shtrihet në udhëkryqin gjeografik, ne veri të koridorit natyror të luginës se Ronës në mes te Masivit qendror (Massif central) ne perëndim dhe masivit alpin (Massif Alpin) ne lindje, qyteti i Lionit ze një pozitë strategjike në qarkullimin veri-jug të Evropës.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lioni është një qytet në Francën qendrore lindore, i vendosur midis Parisit dhe Marsejës. Lioni ndodhet 470 km larg Parisit, 320 km nga Marseja, 160 km nga Gjeneva, 280 km nga Torino, 450 km nga Milano dhe 600 km nga Barcelona. Banorët e qytetit janë të quajtur Lionezë.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Popullsia e qytetit të Lionit është 472.305. Së bashku me rrethinat e tij dhe qytetet satelitorë, Lioni formon zonën e dytë më të madhe metropolitane në Francë pas asaj të Parisit, me popullsinë e zonës urbane të saj të vlerësuar të jetë 1.348.832 banorë dhe atë të zonës metropolitane të saj 1.748.271 banorë (2006). Lyon është gjithashtu një qendër e madhe industriale, i specializuar në industrinë kimike, farmaceutike, dhe Bioteknologjike. Qyteti përmban gjithashtu industri të softuer me një fokus të veçantë në video-lojrat.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lioni është Prefektura (kryeqendra) e Departamentit të Rhône, dhe gjithashtu kryeqyteti i Rajonit Rhône-Alpes. Qyteti është i njohur për monumentet e tij historikë dhe arkitektonikë dhe është një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO. Lioni është i njohur historikisht si kryeqytet mëndafshi i botës. Qyteti është i njohur si kryeqytet i kuzhinës të Francës. Ai gjithashtu ka selinë ndërkombëtare të Interpolit, Euronews, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime të Kancerit. Lyon është një qytet pilot i programit të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian ndërkulturor të qyteteve.

Lioni në rrethimin e 1793
Lioni në rrethimin e 1793
Lioni në fund të shek. XVIII
Lioni në fund të shek. XVIII
Lioni në vitin 1860
Lioni në vitin 1860

Objekte turistike dhe kulturore[redakto | redakto tekstin burimor]

Lioni është një qendër e madhe e biznesit me një reputacion si kryeqyteti francez i gastronomisë dhe që ka një rol të rëndësishëm në historinë e kinemasë për shkak të Auguste dhe Louis Lumiere. Skuadra lokale ekipit profesionist të futbollit, Olimpiku i Lionit, ka rritur profilin e Lionit në arenën ndërkombëtare nëpërmjet pjesëmarrjes në kampionatin e futbollit Evropian.

Universitetet[redakto | redakto tekstin burimor]

Personalitete[redakto | redakto tekstin burimor]

Sainte Blandine, Edouard Herriot, Claude Farrère, Auguste dhe Louis Lumière, Jean-Baptiste-Antoine Nourrisson, Barthélemy Thimonnier, Francisque Collomb, Paul Bocuse, Louis Pradel, Michel Noir, Michel Mercier, Gérard Collomb, Jean-Michel Jarre, Maurice Jarre, Jean-Jacques Pignard, Jacques Bruyas, Bernard Pivot, Joseph-Marie Jacquard, Pierre Combet-Descombes, Francisque Pomat, Justin Godart, Florence Foresti, Bertrand Tavernier, Jacques Martin

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]