Lipjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lipjani
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
72,474 banorë
169,8 banorë/km²
Sipërfaqja 422 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Prishtina
Adresa e kuvendit Rr. Shqipëria
Kodi postal 14000
Prefiksi telefonik 0381 44
Faqe zyrtare KK Lipjan
Politika
Kryetar Shukri Buja
Partia udhëheqëse PDK

Lipjani është qytet në pjesën qendrore të Kosovës.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Historia e Lipjanit

Si vendbanim, Lipjani njihet që nga periudha romake, si vend i rëndësishëm.Perveq Lipjanit Qytet me rëndësi dhe kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve ishte Ulpiana, e cila ndodhej në verilindje në largësi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të vendbanimeve të antikës së vjetër dhe të periudhës bizantine në Lipjanin e sotëm.

Nga antika e vjetër emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashëm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, përrreth luginës së lumit Sitnicë, qyteti ishte i vogël deri në vitin 527, kurë ka pasur emrin Ulpiana. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë të qytezës janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente - epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës.

Me zhvillimin e industrisë – minierës në vendbanimin e Janjevës, u bë e njohur edhe Prishtina, që deri atëherë nuk ishte e njohur. Kështu me kalimin e kohës, Lipjani humbi rëndësinë e mëparshme dhe funksiononte si një “shesh” i thjeshtë në kuptim lokal.

Në përgjithësi deri me ndërtimin e hekurudhës nga francezët, në fund të shek. të kaluar (1873-1874), Lipjani ishte një fshat i rëndomtë, i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas të cilit u ndërtuan punëtoritë e para me karakter tregtar, depot për grumbullimin e drithërave, dhe disa dyqane zejtare, kështu që deri në fund të shek. XIX gjatë kohës së sundimit turk, kjo pjesë e re e Lipjanit fitoi pamjen e një qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formën e qarshisë rreth vitit 1890, kurse kjo pjesë e re e quajtur “qarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.

Pas luftrave ballkanike zhvillohet pjesa e Lipjanit afër stacionit hekurudhor, në pjesën lindore të të cilit ekzistonin disa shtëpi që nga viti 1890. Mirëpo, me përfundimin e Luftës I-rë Botërore është rritur numri këtyre shtëpive. Ishin shtëpi me karakter fshati. Pas luftës Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perëndimore. Ndërtimet e para individuale fillojnë në pjesën përgjatë rrugëve Prishtinë-Shtime – Ferizaj, ndërsa më vonë edhe nga jugu nga Mostina (lagje e Lipjanit). Deri në vitin 1912, në kohën e sundimit turk ka qenë në përbërje të Vilajetit të Kosovës, që është shtrirë deri në Manastir. Prej vitit 1914-1918 –(Lufta e Parë Botërore) Lipjani mbetet në pjesën e Kosovës, e cila ka qenë e sunduar nga Bullgaria.

Me funksionimin e hekurudhës Kosovë-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca në treg në qendra, si Mitrovicë, Ferizaj dhe Lipjan, të cilat ndikuan në dobësimin e tregut në qendrat më të mëdha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.

Që nga kjo kohë fillon të zhvillohet Lipjani. Në 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjesës tjetër përreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndërtime individuale gjithashtu përfshihet edhe pjesa në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës për në Prishtinë.

Në veri të vendbanimit janë ngritur objektet publike dhe bujqësore, derisa në rrugën për Magurë ngriten objektet kolektive të banimit. Në kuadër të Lipjanit hynë edhe qyteza e vjetër e vendbanimit të Janjevës, e cila përfshin pjesën qendrore nga ana veriore – malore e Komunës së Lipjanit, ndërsa nga aspekti tregtar më shumë gravitohej nga Prishtina.

Në vitin 1918 fillon ndarja në Banovina. Lipjani ka qenë njësi nën prefekturën e Prishtinës, kurse qendra e Banovinës ka qenë në Shkup. Mandej Lipjani hyri në kuadër të rrethit të Graçanicës me seli në Prishtinë, kurse si qytet Lipjani është shpallur në vitin 1920. Nga viti 1925 bëhet një organizim i ri me këshilla lokalë: Shalë, Janjevë, Gushtericë, Babush i Muhaxherëve, Magurë dhe Lepi. Lipjani ka qenë qendër e këtyre këshillave lokale, me kryetarin e këshillave lokale nën prefekturën e Prishtinës deri më 1941.


1 )*Marrë nga shënimet e gjetura në Planin urbanistik për qytetin e Lipjanit 1986

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Gjeografia e Lipjanit

Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën qendrore të Kosovës dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit. Përmes territorit të komunës rrjedh lumi Sitnica, përreth dhe përgjatë të cilit shtrihen sipërfaqet më të plleshme bujqësore, të përshtatshme për prodhimtari bujqësore intensive. Gjithashtu, kjo komunë gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave më të mëdha të rajonit si;

Territori i komunës së Lipjanit shtrihet në mes të gjerësisë gjeografike veriore 42o 44’- 42o-52’ dhe të gjerësisë lindore prej 18o30’-18o45’. Ka mundësi të volitshme të shfrytëzimit të trafikut rrugor – hekurudhor e edhe atij ajror, meqenëse aeroporti gjendet në territorin e komunës dhe është nga qendra vetëm 15 km largësi. Kjo pozitë e territorit të komunës, si dhe e vetë qytetit Lipjan, paraqet rrethanë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mëtejmë të komunës. Përmes territorit të komunës së Lipjanit kalon hekurudha, e cila lidh këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin në tërësi.

Territori i Komunës së Lipjanit kufizohet:

  • nga veriu dhe verilindja me komunën e Prishtinës;
  • nga veriperëndimi me komunën e Fushë – Kosovës;
  • nga perëndimi me Komunën e Drenasit dhe të Malishevës;
  • në jug perëndim me Komunën e Shtimës;
  • nga jugu me komunën e Ferizajt dhe nga lindja me Komunën e Gjilanit dhe atë të Artanës.

Në raport me qendrat tjera komunale, Lipjani gjendet në vendin e 7 sipas numrit të banorëve, në bazë shënimeve nga viti 1981. Në planin hapësinor të Kosovës në kuadër të qendrave tjera të mëdha, Lipjani, me sipërfaqen që posedon, është paraparë si venbanim i rangut III nga aspekti urban.

Në raport me vendbanimet në kuadër të territorit të saj, Lipjani është qendër e komunës me karakteri të qytetit, ndërsa Magura dhe Janjeva janë me karakter qyteze dhe sipas PH të Kosovës kanë karakter sekondar.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lipjani ka ni pozitë shum të përshtatshme në të gjitha aspektet. Komuna e Lipjanit ka një pozit atraktive për zhvillimin e aktiviteteve të branshave të ndryshme .Lipjani pra si paralagje e Prishtinës ,me një infrastruktur të mir rrugore , ku e pershkojnë dy magjistralet kryesore ,nyja e randsishme hekurudhore dhe aeroporti nderkombëtar ,krijojn një baz të mir per zhvillimin e aktiviteteve qoft prodhuese .trgtare sherbyese dhe idustris perpunuese si dhe me fushen e gjer dhe mjaft pjellore, mund të quhet lirisht si hambar i Kosovës, sector tjeter I randsishëm është edhe turizmi ktu duhet cekur Shpellen e Mermert në Gadime , ujin termal në Bajic Parkun Blinaja dhe Qyteze e vjetër të Janjevës që me pak investime kishin për të qen atraksione shum të randsishme për Lipjanin. Në komunen e Lipjanit veprimtarit kryesore sipas bizneseve që operojn jan tregtia , transporti, prodhimi, ndertimtaria ,hoteleria dhe të tjera. Për shkak të rrethgjirimit të shpejt të kapitalit shumica e bizneseve jan të orjentuara në tregti që shprehur në përqindje kap vleren 47.8%,transporti me 17.6% prodhimi 8.7% ndertimtaria 8.5% hoteleria me 7.0% të tjera me 10.4%.Meq komuna e Lipjanit posedon në pronsi të veten 2080 h. tok kjo imundson komunës investime të perbashkëta me partneritetin publiko-privat, në vazhden e kësaj komuna ka të krijuar dhe planifikuar një zone idustriale në verilindje të Lipjanit si është në përgaditje të dokumentacionit për shpalljen edhe të një zone tjeter industriale në veri perendim të qytetit të Lipjanit ekskluzivisht në pronen komunale, ku do të vinte në shprehje investimi publiko privat. Punsimi, në strukturat udhëheqëse të komunës së Lipjanit zë vend meritor ,randsi e veqant do ti kushtohet në strategjin zhvillimore punësimit kët e mbështesim në resurse bujqësore që me investime të vogla do të apsorbonin numer të madh të puntorëve ,mundsi tjetër e punësimit tek kjo lami është edhe blektoria dhe pemtaria qe mund të zhvilloheshin intenzivisht ne te dy krahet e komunës son që rrethojnë fushen e gjër të Lipjanit. Sektor tjeter irandësishëm për komunën e Lipjanit është edhe industria nxjerrëse dhe perpunuese siq jan Miniera e Magures e pasur me Magnezit shum kualitativ, Nikeli ,miniera e thëngjillit në Babush dhe industria e perpunimit të metaleve të ngjyrosura në Janjev. Në ket sector kemi ngecje per shkak të politikave jo të mira nga niveli qendror. Me të lartëcekurat Lipjani ka një perspektiv të mir zhvillimore , interesimi I vazhdueshëm I ivestitorëve të huaj (ndertimi I fabrikës së tullave silikat , kolexhi Mehmet Akif) si dhe shum investitor tjer sidomos interesimi I tyre por edhe I investitorëve vendor per zonat industriale jep shpres të mir se Lipjani së shpejti do të ket nje zhvillim të hovshem dhe të qëndrueshem ekonomik.B.T

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko : Lista e ardhacakëve - Lipjan

Sipas numrit të banorëve, Lipjani është vendanimi më i madh mandej radhiten Janjeva, Gadimja e Poshtme, Sllovia dhe Magura, kurse sipas sipërfaqeve radhitja është kështu: Sllovia, Gadimja e Epërme, Blinaja, Suhadolli, Brusi, Ribari i Madh, Gushterica e Poshtme, Akllapi, e kështu me radhë.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Kroat  % Të tjerë  % Total
1991 regj. 53,334 77.7 9,679 14.1 2,973 4.3 2,653 3.9 68,693
Januar 1999 62,706 81.3 9,985 13.0 N/A N/A 5,834 7.6 77,087
2000 log. 63,478 83.3 9,300 12.2 363 0.5 1,890 2.6 76,143
Burimi:Për 1991: FRY Institute of Statistics, 1991 – “Të tjerë” bëjnë pjesë Romët, Boshnjakët, Malazezët, etj.; Duhet theksuar se regjistrimi 1991 është politik me paralogaritje.
Për 1999 : UNHCR Kosovo Village List, 9 March 1999;
Për 2000, source Municipality of Lipjan/Lipljan.
Ref: OSCE (PDF/ HTML)

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Edukimi

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Lipjanit ka pasur 11 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 82.971 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 23.000 libra, kurse degët në Janjevë, Magurë, Shalë, Gadime, Pjetërshticë, Dobrajë e Madhe, Ribër i Madh, Banullë, Gushtericë dhe Lepinë kanë pasur 59.971 libra. Gjatë masave të dhunëshme serbe (1990-1999) dhe luftës, librat kanë përjetuar shumë shkatërrime. Në bibliotekën kryesore, vetëm 6.500 libra kanë mbetur, derisa në degët kanë mbetur 38.485. 37.985 libra janë zhdukur.

Aktivitetet rinore, kulturore dhe sportive

Në Departamentin e Rinisë të Sportit dhe të Kulturës janë të përfshira në bashkëpunim të gjitha aktivitetet e lëmive përkatëse.

Rinia është e përfshirë në aktivitetet e ndryshme të forumeve, qendrave rinore, klubeve dhe shoqatave të ndryshme. Ekzistojnë këto organizime të rinisë: Forumi Rinor i LDK-së, i PDK-së dhe ai i AAK-së. Shoqata Rinore “Era”,"YAHR", Qendra Rinore në Magurë, në Lipjan, dhe në Janjevë. Organizohen aktivitete të ndryshme që vlen të përmenden si: organizimi i muajit të rinisë, organizimi i kampit multietnik në Brezovicë. Tani në Lipjan është duke u ndërtuar Ndërtesa për Qendrën Rinore.

Gjatë luftës të gjitha shtëpitë e kulturës në territorin e komunës ishin shkatërruar në masë të madhe. Pothuajse të gjitha shtëpitë e kulturës kanë pasur bibliotekat me një fond të pasur libravsh. Vetëm gjatë luftës u dogjën mëse 23.628 ekzemplarë. Shtëpitë e kulturës janë në këto, vendbanime; Lipjan, Magurë, Lepi, Gushtericë e Poshtme, Janjevë, Grackë e Vjetër, Ribar i Madh, Shalë, Dobrajë e Madhe etj.

Funksionojnë shumë shoqëri kulturore, si p.sh.: SHKA “Ulpiana”, Ansambli i valleve “Ulpiana”, SHKA “Jeta e Re”, Qendra e Pionierëve, Shkolla e Futbollit Ulpiana etj.

Në komunën e Lipjanit më tepër se 20 monumente kulturore-historike janë të ruajtura nga shteti, si dhe një numër mjaft i madh i Lapidarëve të dëshmorëve të cilat janë të ndërtuara pothujse nëpër të gjitha vendbanimet e komunës.


Shoqëria civile[redakto | redakto tekstin burimor]

Përkundër një numri të madh të organizatave jo qeveritare të regjistruara, vetëm një numër i vogël i tyre kanë aktivitete të kohëpaskohshme. Organizata më aktive në këtë komunë, e cila merret edhe me monitorimin e punës së organeve komunale si dhe shtyrjen përpara të projekteve më me rëndësi për komunitetin, është organizata YAHR (Youth Association for Human Rights).


Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]




Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Stema e qeverisë KS.gif
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaji*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Obiliqi  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaji