Liqeni i Prespës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Harta topografike e liqenit i Prespës dhe liqenit i Ohrit
Pamja sipërfaqsore e Liqenit të Prespës

Prespa ose Liqeni i Prespës, (maq.: Преспанското Езеро, Prespanskoto Ezero, greq.: Μεγάλη Πρέσπα, Limni Megáli Préspa), është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan me 853 metra thellësi.

Prespa si tërësi ndahet në dy liqe: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.

Prespa e Madhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndahet në mes tre shteteve: Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Prespa e vogël[redakto | redakto tekstin burimor]

(greq.: Μικρή Πρέσπα Limni Mikrá Prespa) që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet vetëm në mes Greqia së cilës i takojnë 51 km² dhe Shqipëria së cilës i takojnë 3.9 km².

Në liqen derdhen disa përrenj të vegjël, ndërsa ai vetë nuk ka rrjedhje sipërfaqësore.

Prespa


Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi. Me sipërfaqe 313.6 km2 për nga madhësia llogaritet menjëherë pas Liqenit të Shkdrës dhe atij të Ohrit, por me 853 m lartësi mbidetare ai është liqeni më i lartë në trojet shqiptare.

Liqeni i Prespës


Liqeni i Prespës, është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përvec bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje ravacafkash. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]