Liqeni i Ulët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Liqeni i Ulët është liqeni më i vogël në pjesën e Kosovësmaleve të Sharrit në rajonin e Prizrenit. Ky liqen është përafërsisht 15 metra i gjatë dhe 8 metra i gjërë dhe ka një thellësi prej 70 cm. Liqeni është rreth 40 minuta ecje nga lagjja e epërme e fshatit të Prevallës, mu në rrënjët e majës së Gurit të Çarë. Në hartat e vjetra të APJ-së gjendet si “Donje Jezero”, ose në literaturë tjetër edhe si “Mico jezero” apo në shqip liqeni i vogël. Barinjtë që punojnë në rrethin e Prevallës e quajnë vetëm si Liqeni i Prevallës.

Përpos madhësisë më të vogël në Sharr, liqeni ka edhe nivelin më të ulët mbidetar.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]