Liqeni nen shpellen e Skotinise (Gjirokaster)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Poshtë shpateve shkëmbore te Malit te Gjere, në shpellën e thelle te Skotinise, ndodhet një mrekulli e natyrës, një shpelle gjigante dhe një liqen me ujë te kthjellet, që përbejnë pa me te voglin dyshim një potencial te rralle turistik për rajonin e Gjirokastrës.

Për te eksploruar ketë shpelle te njohur për legjendat dhe enigmat e saj, te peste peleologet, tre italiane dhe dy shqiptare, kane hyre fillimisht në pjesën e pare te shpellës se Skotinise, pikërisht në vendin ku gjate viteve te socializmit ishte vendosur platforma e veprës se marrjes se ujit për te ujitur tokat e fushës se Dropullit dhe me pas nëpërmjet një kanali ata kane mundur te dalin në një pjesë te brendshme që, sipas tyre, ishte një mrekulli e pafundme.

Liqeni nen toke Një liqen nen toke është një nga vendet me te frekuentuara nga turistet në Gjirokastër.

Ai ndodhet 200 metra në thellësi te shpellës se Skotinise, në Vanistër të Gjirokastrës.

Jo pak të huaj, që nuk janë thjesht turistë, por edhe studiues kanë zbritur së fundmi në Gjirokastër, për të parë me mjaft kuriozitet ketë liqen me ujë të kulluar.

Ata vijnë nga Irlanda, Çekia, për të parë nga afër liqenin që sipas banorëve ka lidhje me piken turistike të Viroit në Gjirokastër dhe Syrin e Kaltër në Butrint.

Për këtë mrekulli të natyrës ka shumë gojëdhëna, që më së shumti lidhen me mbytjen e një gruaje, trupi i te cilës ka dalë me pas në Virua.