Liria e besimit në fenë islame

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Me lirinë e besimitfenë islame, sipas të të drejtës islamike (sharia-s), kuptohet liria e myslimanëve për të ushtruar besimin e tyre dhe liria për të pranuar fenë islame. Myslimanët nuk disponojnë (kanë) të drejtën për të konvertuar (ndërruar fenë) në një fe tjetër. Sistemi ligjor islamik nuk e njeh për myslimanët lirinë e mohimit të fesë dhe nuk njeh as të drejtën që të mos i përkasësh asnjë feje. Përveç kësaj, liria e besimit në fenë islame përfshin edhe të drejtën e besimtarëve të feve të librave (ahl al-kitab) për të ushtruar fenë e tyre brenda disa kufijve dhe me kushtin e pagimit të xhizja-së. Gjithashtu tolerohen edhe besimtarët e bashkësive të tjera fetare, zoroastrit, mandeistët etj.

Konceptimi islamik i lirisë së besimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Braktisja e fesë islame ndëshkohet sipas sharia-s me dënim me vdekje. E drejta sipas sharia-s për të ushtruar judaizmin, kristianizmin ose zoroastrizmin ekziston me kufizime të konsiderueshme. Fetë e tjera janë sipas doktrinës klasike të ndaluara por janë lejuar më vonë pjesërisht. Politeistët (shirk-ët), sipas doktrinës klasike, mund të zgjedhin ose fenë islame ose vdekjen.

Besimtarët e feve të tjera të zbulesave (çifutët, të krishterët) mund të mbajnë de jure fetë e tyre dhe të ushtrojnë detyrimet e kultit duke respektuar kufijtë e krijuar gjatë historisë dhe të caktuar juridikisht dhe duke njohur pushtetin e autoriteteve islamike.

Një rol të rëndësishëm për vlerësimin e lirisë së besimit në fenë islame luan ekzegjeza e normës kuranike „në fe nuk ka detyrim“ (2:256).[1] Si ekzegjeza islamike e kuranit ashtu edhe islamologjia e interpretojnë në mënyra të ndryshme këtë varg. (Shih për këtë paragrafët përkatës në artikullin Jo detyrim në fe). Ky varg pretendohet të jetë abroguar (shfuqizuar) (sipas disa komenteve klasike të kuranit), ndërsa komentues të tjerë e kufizojnë sferën e vlefshmërisë së tij tek ajo e besimtarëve të feve të librave.[2] Pavarësisht nga teoritë e paraqitura deri më sot mbi kuptimin e tij fillestar (psh. Rudi Paret argumenton se ky varg në kohën e zbulesës së tij ka qenë shprehje e dorëzimit dhe jo e tolerancës fetare gjë që ai e sheh si të vërtetuar nëpërmjet vargjeve si psh. 10:99[3]), islamologjia sot thekson se ky parim është "themeli ku është bazuar toleranca islamike në çështjet e besimit dhe të praktikës fetare. Tradita islamike e ka kuptuar këtë varg si ndalimin e të detyruarit të njerëzve për të besuar me zor, jo si konstatimin që askush përveç zotit s'mund t'i detyrojë njerëzit për të besuar."[4]

Marrëveshja e Medinës që bëri Muhamedi me klanet kryesore medinase dhe fiset çifute në Medinë dhe përreth saj heq një vijë të qartë ndarëse ndërmjet myslimanëve dhe çifutëve në njohjen e fesë së tyre në formulimin e shkurtër: „çifutët kanë fenë e tyre dhe besimtarët (dmth. myslimanët) të tyren“. Ky qëndrim ndaj besimtarëve të feve të tjera duket që në fazën e hershme mekanase të profetisë së Muhamedit:

„Ju keni fenë tuaj dhe unë timen.“ 109:6

E shumta duke filluar prej ash-Shafii-t (al-Šāfiʿī; 767–820) me veprën e tij Aḥkām al-Qurʾān (Rregullore ligjore e kuranit) është formuluar qartë juridikisht sipas normave kuranike qëndrimi ndaj politeistëve dhe „besimtarëve të librave“: „zoti ka dhënë dy gjykime mbi politeistët; ai ka gjykuar që idhujtarët (ahl al-auṯān) të luftohen deri sa të pranojnë fenë islame dhe besimtarët e librave të luftohen deri sa të paguajnë taksën për kokë (xhizja-në) në rast se nuk e pranojnë fenë islame“. Që edhe vetë „besimtarët e librave“ llogariten si politeistë vjen nga konceptimi me rrënjët në kuran i judaizmit dhe kristianizmit; pasi sipas sures 9, vargu 30-31 çifutët besojnë që ʿUzajr-i (Yzeiri), (Ezra), është biri i zotit dhe të krishterët besojnë që ai është Krishti (al-masīḥ).

Përveç interpretimit të vargjeve të mësiperme, doktrina islame, si pasojë e pushtimeve në shekujt e 7-të dhe 8-të, merret edhe me statusin juridik të robërve dhe me përkatësinë fetare të tyre, ku kuptimi i sures 2, vargu 256 është përkufizuar sërish që nga qarqet e juristëve të fundit të shekullit të 8-të dhe ku nuk përjashtohet detyrimi me forcë për të pranuar fenë islame. Komentuesi i kuranit dhe kadiu nga Valencia dhe Murcia al-Kurtubi († 1223) shkruan në lidhje me këtë mbi metodën malikite të fundit të shekullit të 8-të si më poshtë: „të miturit nuk kanë fe. Prandaj ata janë detyruar me zor të futen ne fenë islame që të mos hynë në një fe të gabuar (dîn bâtil)“. Këtu është fjala për fëmijët e mitur të luftëtarëve të rënë në luftërat kundra arabëve. të cilët nën sundimin islamik mund të detyroheshin me zor të pranonin fenë islame kur të arrinin moshën e duhur.

E drejta e besimit për myslimanët dhe besimtarët e feve të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë gjykimit të lirisë së besimit në fenë islame duhet bërë diferencim (dallim) ndërmjet të së drejtës për pjesëtarët e fesë islame vetë dhe të së drejtës për pjesëtarët e bashkësive të tjera fetare.

Nëse feja islame e sheh veten si uniteti (njësia) i fesë me shtetin ose i fesë me ligjin (sharî'a), atëherë ushtrimi i riteve fetare përcaktohet nga e drejta islamike si për myslimanët ashtu edhe për bashkësitë e tjera jo-myslimane.

Pjesëtarëve të feve të zbulesave (çifutëve dhe të krishterëve) ligjet islamike u japin të drejtën e praktimit të riteve të tyre fetare me kufizime që i përcakton ligji islamik në lidhje me ushtrimin e detyrimive fetare. Ligjet islamike nuk parashikojnë ndëshkime për mospërmbushjen e detyrimeve fetare të një jo-myslimani. Duke e parë në perspektivën historike, ligji islamik përcakton megjithatë disa kufizime për ushtrimin e detyrimeve fetare nga ana e besimtarëve të tjerë. Dokumenti historik më i njohur për trajtimin e të krishterëve pas pushtimit të qyteteve të Sirisë dhe Mesopotamisë është kontrata e nënshkruar nga kalifi i dytë Umar ibn al-Khattab-i (592–644), e cila do të vlente si shembull për kontrata të mëvonshme që janë trashëguar në veprat mbi të drejtën e të huajve si psh. në atë të Abu Bakr al-Khallal-it (aktiv deri më 923). Disa detyrime që duhet të plotësonin të krishterët kanë qenë: ndalimi i ndërtimit të kisha-ve ose manastirëve të rinj; ndalimi i rindërtimit të kishave të rrënuara në zonat ku banonin edhe myslimanët; ndalimi për vendosjen e kryqit mbi këmbanoret e kishave; ndalimi i të treguarit të kryqit ose të biblës në prani të myslimanëve; ndalimi i lutjes ose i recitimit të teksteve të shenjta me zë të lartë; ndalimi i misionimit.

Edhe në zona të tjera të botës islamike janë dokumentuar detyrime kufizuese të ngjashme; juristi klerik andaluzian 'Îsâ b. Sahl († 1093) nga Kordova, i cili ka përmbledhur në një libër vendime të paraardhësve të tij në detyrë, përmend një vendim të lëshuar nga kryegjykatësi Ziyâd b. 'Abd al-Rahmân (deri më 925 në detyrë) kundra ndërtimit të një sinagogeje të re në portën e çifutëve (bâb al-yahud; më vonë: bâb leon) në murin rrethues të Kordovës: „në bazë të ligjeve islamike, nuk lejohet të ndërtohen kisha për të krishterët dhe sinagoga për çifutët në qytetet e myslimanëve“.

Kufizimet e bazuara në ligjet islamike për jo-myslimanët janë paraqitur si udhërrëfyes në epokën klasike të së drejtës islamike të trashëguar me shkrim nga Ibn Kajjim al-Gauzija († 1350) dhe nga Ibn Taimija († 1328).[5] Asaj tradite i përket edhe akademisti klerik i Azhar-it al-Damanhuri († 1739) i cili me shkrimin e tij mbi pozitën e kishave në Egjipt dhe Kajro me titullin Iqâmat al-hujjati l-bâhira 'alâ hadm kanâ'is Misr val-Qâhira („Provat e shkëlyera për shkatërrimin e kishave në Egjipt dhe Kajro“).

Martesat ndërfetare ndërmjet një myslimani dhe një jo-myslimaneje mund të çojnë në kufizimin e ushtrimit të lirë të riteve fetare të gruas. Ligjet islamike nuk i ndalojnë „besimtarët e feve të librave“ të mbajnë besimin e vet dhe as nuk i detyrojnë ata me forcë që të pranojnë fenë islame. Por megjithatë, se si praktika juridike në rastin e bashkëshortëve ndërfetarë përcaktohet nëpërmjet konceptimit të normave islamike si në histori ashtu edhe në kohët e sotme këtë e tregon ekspertiza ligjore (fatva) 70177,[6] ku në veçanti thuhet:

(Islam)...allows marriage to a Christian or Jewish woman, i.e., it permits a man to marry such a woman whilst she continues to follow her religion. The husband does not have the right to force her to become Muslim, or to stop her worshipping in her own way. But he does have the right to forbid her to go out of the house, even if she is going to go out to go to church, because she is commanded to obey him. He also has the right to forbid her to commit evil openly in the house, such as setting up statues or ringing bells.
That also includes celebrating innovated festivals, such as Easter, because that is an evil action according to Islam, in two ways. It is an innovation for which there is no basis, like celebrating the birthday of the Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) and Mother’s Day, and it also includes false beliefs, namely the belief that the Messiah was killed and crucified, then placed in the grave, then rose from it.
(Feja islame)...lejon martesën me një grua të krishterë ose çifute, dmth. i lejon një burri të martohet me një grua të tillë edhe kur ajo vazhdon të qëndrojë në fenë e saj. Bashkëshorti nuk ka të drejtë ta detyrojë atë të bëhet me zor myslimane ose ta ndalojë atë të praktikojë fenë e saj. Por ai ka të drejtë t'i ndalojë asaj të dalë nga shtëpia edhe kur asaj i duhet të shkojë në kishë pasi ajo është e detyruar t'i bindet atij. Ai ka gjithashtu të drejtë t'i ndalojë asaj të bëjë mëkate në shtëpi si psh. të vendosë statuja ose të tingëllojë këmbana.
Këtu bën pjesë edhe festimi i festave të reja, si psh. i pashkëve, pasi ky është sipas fesë islame një veprim mëkati, për dy arsye. Është gjë e re për të cilën nuk ka bazë, ashtu si dhe festimi i ditëlindjes së profetit (qoftë me paqen dhe bekimin e allahut) dhe i festës së nënës që gjithashtu përmban besime të gabuara, si. psh. ai që mesia është vrarë dhe kryqëzuar, më pas është varrosur dhe është ngritur prej varrit.

Në argumentimin ligjor klasik të themeluesit të drejtimit juridik ash-Shafii thuhet në lidhje me këtë: kur burri mysliman ka të drejtë t'i ndalojë gruas së tij që të shkojë në xhami, ka të drejtë t'i ndalojë edhe gruas jo-myslimane të shkojë në kishë pasi ky është një „veprim i pavlerë“ (bâtil).[7] Mendime kundërthënëse, megjithëse të izoluara, të jurisprudencës së hershme islamike nuk merren në konsideratë në përmbajtje nga jurisprudenca bashkëkohore dhe as nga ekspertizat aktuale. E drejta islamike e martesës dhe e të huajve, e cila e përcakton statusin e palës jo-myslimane së një çifti bashkëshortor ndërfetar vetëm në bazë të parimeve ligjore islamike, gjykon edhe mbi përkatësinë fetare të fëmijëve të dalë nga një martesë e tillë duke vendosur se duhet ndjekur besimi i palës së prindit mysliman.

Apostazia dhe liria e besimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor: Apostazia në fenë islame

Ligji islamik nuk parashikon për pjesëtarët e fesë islame lirinë negative (mohuese) të realizimit të besimit. Përkundrazi ai përcakton përmbushjen e detyrimeve fetare (farâ'id) të individit. Refuzimi me qëllim i individit për të kryer detyrimet e përcaktuara me ligj (psh. moskryerja në vazhdimësi e faljes së përditshme ose „dalja“ nga bashkësia islamike, me fjalë ose me fjalë dhe vepra) vlen si apostazi (irtidâd/ridda) dhe dënohet sipas shari'a-s me vdekje. Përfaqësues bashkëkohorë të metodave juridike (al-Karadâvî, Schaltut etj.) nuk e shohin atë që nuk kryen faljen si kâfir dhe sugjerojnë vetëm disiplinimin (ta'zîr) me anë të rrahjes dhe burgosjes.

Kurani i referohet largimit nga feja si në periudhën mekkanase të profetisë ashtu edhe në atë medinase: sure 16, vargu 106-109; sure 3, vargu 82-85; sure 4, vargu 137. Ndëshkimi i renegatëve (rebelëve) veç në këto vargje shtyhet për në botën e përtejme. Komentet kryesore të kuranit i interpretojnë këto vargje po ashtu me këtë kuptim dhe nuk shprehen për ndëshkimin laik.

Përmbledhjet e para të trashëgimisë, fillimet dhe shkrimi i të cilave duhen datuar jo më vonë se në gjysmën e parë të shekullit të 8-të (për shembull al-Muvatta' e klerikut medinas Malik ibn Anas) vënë në dukje në formën e thënieve të profetit (hadith) ndëshkimin me vdekje të rebelëve: „vriteni atë që ndërron fenë“. Në një thënie tjetër (të trashëguar në përmbledhjet e hadith-it të shekujve të 8-të dhe të 9-të) Muhamedi e ka deklaruar si të lejueshme vrasjen e myslimanit që braktis fenë e tij (al-tarik li-dinihi) dhe bashkësinë e myslimanëve (al-mufârik lil-xhamâ'a).

Jurisprudenca islamike (fikh) i konsideron thëniet e mësipërme të profetit me variantet e panumërta të tekstit, si bazë për të shpjeguar dhe përligjur juridikisht dënimin me vdekje në rast apostazie. Në mënyrë kontroverse diskutohet pyetja nëse një rebel duhet detyruar apo jo që të bëjë pendimin (istitâba) dhe nëse mund të dënohen gratë me vdekje. Të një mendje janë klerikët për atë se braktisja e fesë dhe e bashkësisë myslimane mjafton për të dhënë dënimin me vdekje edhe atëherë kur rebeli nuk e lufton bashkësinë islamike as me fjalë dhe as me armë. Një shkelje tjetër që jurisprudenca e vlerëson si apostazi është marrja nëpër gojë ose shpifja (sabb) mbi profetin Muhamed.

Duke iu referuar qëndrimit të së drejtës klasike islame janë bërë përpjekje deri në kohën e sotme në botën arabo-islamike për të arsyetuar legjitimitetin e dënimit me vdekje për apostazinë. Edhe vetë në vendet, që kanë si fe shtetërore atë islame dhe kushtetuta e të cilave garanton për çdo njeri lirinë e besimit ndjehet kjo tendencë e orientuar nga e drejta klasike. Pas miratimit të kushtetutës të Repubklikës Arabe të Egjiptit (1971), profesori i Azhar-it Taufik Ali Vahba morri qëndim për këtë çështje në organin zyrtar të shtypit të universitetit të Azhar-it si më poshtë:

„Ne nuk shohim asnjë kontraditë ndërmjet tekstit të kushtetutës, sipas së cilës feja islame është fe shtetërore dhe garantimit të lirisë së besimit. Feja islame e lë të lirë njeriun në bindjet e tij fetare, ku ai rritet dhe nuk e detyron për të pranuar (vijon citimi i sures 2, vargu 256). Kur një person pa u detyruar pranon fenë islame dhe më pas kthehet në të pafe (kufr) ose merr një fe tjetër, kjo nuk shihet si „liri besimi“. Përkundrazi kjo është përqeshje dhe shpërfillje e fesë islame, gjë që nuk mund të përligjet. Kjo është shkelje e pacënueshmërisë së fesë islame dhe dhunim i rendit publik, i shoqërisë dhe arritjeve të saj. Prandaj vrasja e apostatit si ndëshkim për të dhe si frikësim i të tjerëve është një detyrim fetar.“[8]

Meqë tek ligji fetar (shari'a) shihet një ligj hyjnor, i cili manifestohet së pari në zbulesën hyjnore (kuran) dhe në sunna, dmth. në shumën e të gjitha ideve, veprimeve dhe udhëzimeve me origjinën tek Muhamedi dhe bashkëkohësit e tij (sahaba), dyshimi i vërtetësisë së të cilave është i njëjtë me pafesinë (kufr), edhe të drejtat e individit shihen nga ky këndvështrim i të drejtës islamike. Çdo liri elementare e njeriut shihet si e drejtë e dhënë nga zoti, kufiri i të cilës është atje ku shkelen ose vihen në rrezik si interesat e bashkësisë islamike ashtu edhe idetë themelore tradicionale të fesë islame, shkruajnë profesorët e fakultetit të së drejtës islamike (sharî'a) dhe pozitive (kânun) të universitetit Azhar në një botim të përbashkët me titull „E drejta islamike. Sistemi ligjor islamik në të drejtën ndërkombëtare“. (Kajro 1972, f.7-8).

E drejta e besimit në botën islamike[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shtetet arabo-islamike nuk ekziston e drejta e besimit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Deklarata e Kajros për të drejtat e njeriut në islam, si shprehja e vullnetit të shteteve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, të gjithë artikujt e saj edhe atë të lirisë së besimit i vendos tekstualisht nën sharia-n.[9]

Në kushtetutën e Egjiptit shteti garanton „lirinë e besimit“ ('akîda / i'tikâd) dhe „ushtrimin e riteve fetare“ (sha'â'ir dîniya). Në kushtetutat e vendeve të tjera gjenden formulime të ngjashme. Termin fe (dîn) kushtetutat e përdorin vetëm për të garantuar parimin e barazisë, sipas së cilit shtetasit nuk lejohet të favorizohen ose të disfavorizohen për shkak të gjinisë, prejardhjes, gjuhës, fesë (dîn) ose besimit ('akîda).

Kur ministri i jashtëm britanik Lord Curzon në vitin 1923, në kuadër të punimit të kushtetutës së Egjiptit, paraqiti në parlamentin egjiptian formulimin „liria e besimit fetar“ (hurriyat al-i'tikâd al-dînî), shkaktoi kjo shumë trazira. Deputetët e besimit islamik kërkuan që të hiqet një vijë e qartë ndarëse ndërmjet „fesë“ (dîn) dhe „besimit“ (i'tikâd). Si bazë argumentimi për këtë u përdor thënia e njohur e profetit:

bashkësia ime do të përçahet në 73 (ose 72) sekte, nga të cilat të gjitha do të përfundojnë në zjarrin e ferrit, me përjashtim të njërit, unitetit (xhamâ'a) të myslimanëve“.

Në diskutimet që pasuan u theksua se myslimanët do të ndahen vërtetë në 73 sekte, nga të cilat secili ka besimin ('aqîda) e vet megjithëse të gjithë do të kenë të njëjtën fe (dîn). Në arabisht nuk përdoret termi „liria e fesë“ (hurriyat al-dîn); edhe në komentet e kushtetutave është fjala gjithnjë për „lirinë e besimit“ (hurriyat al-'aqîda).

Arabinë Saudite edhe sot është i ndaluar ushtrimi i çdo besimi tjetër përveç atij islam. Në Iran deri sot bahai-tët konsiderohen si të larguar nga feja islame. Prandaj pas revolucionit islamik u ekzekutuan njerëz të panumërt (shih edhe: Përndjekja e bahai-tëve).

Turqi ekziston e drejta penale dhe civile shekullare (jo fetare). Neni 115 i kodit penal turk dënon

  • shpalljen dhe ndërrimin e detyruar me forcë të bindjeve fetare
  • pengimin e përhapjes së bindjeve fetare
  • dhe pengimin e aktiviteteve të shërbesave dhe ceremonive fetare.

Ndëshkimi arrin deri në tre vjet burgim.

Teksti i Deklaratës së Kajros për të Drejtat e Njeriut në Fenë Islame[redakto | redakto tekstin burimor]

Deklarata e Kajros për të Drejtat e Njeriut në Fenë Islame thotë në lidhje me lirinë e fesë si më poshtë:

Neni 10:

Feja islame është feja e natyrës së pastër. Është e ndaluar të ushtrohet çfarëdo presioni mbi njeriun ose të shfrytëzohet varfëria dhe padituria e tij për të ndërruar fenë në fe tjetër ose në ateizëm.

Neni 18:

a) Çdo njeri ka të drejtën e sigurisë personale, të sigurisë së fesë së tij, të të afërmve të tij, të nderit dhe pasurisë së tij.

Deklarata e Kajros ia nënrendit të gjitha nenet sharia-s dhe nuk u jep myslimanëve të drejtën të ndërrojnë fenë ose ta lënë atë.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Yohanan Friedmann: Tolerance and Coercion in Islam. Interfaith Relations in the Muslim Tradition. Cambridge University Press, 2003. f. 94
  2. ^ Shih Yohanan Friedmann: Tolerance and Coercion in Islam. Interfaith Relations in the Muslim Tradition. Cambridge University Press, 2003. f. 102 ff. dhe burimet atje.
  3. ^ Shih artikullin e tij Sure 2, 256: lā ikrāha fī d-dīni. Toleranz oder Resignation? (Tolerancë apo dorëzim?) në: Der Islam. vëll. 45. Berlin, 1969. f. 299-300
  4. ^ Adel Th. Khoury: Was sagt der Koran zum Heiligen Krieg? (Ç'thotë kurani për luftën e shenjtë) Gütersloher Verlagshaus, 2007. f. 61; shih psh. edhe Bernard Lewis: The Jews of Islam. Princeton 1984. f. 22; Mark R. Cohen: Under Crescent and Cross: The Jews in the Middle Ages. Princeton University Press, 1994. f. 55
  5. ^ Ibn Taimija ka hartuar një shkrim mbi pozitën e kishës në fenë islame, i cili është publikuar më 1995 në Riad publiziert
  6. ^ Islam Question and Answer - Muslim forbidding his non-Muslim wife to celebrate her religious festivals
  7. ^ Yohanan Friedmann: Tolerance and Coercion in Islam. Interfaith Relations in the Muslim Tradition. Cambridge University Press, 2003. f. 189 f. sipas Kitâb al-Ummash-Shafii-t
  8. ^ Përkthim nga: Majallat al-Azhar (Revista e Azhar-it, Kajro), vëll. 44 (1972-1973), f. 570-571.
  9. ^ Cairo Declaration of Human Rights in Islam (Deklarata e Kajros për të drejtat e njeriut në fenë islame) (anglisht)

Literaturë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Rudi Paret: Sure 2, 256: la ikrāha fi d-dīni. Toleranz oder Resignation? (...Tolerancë apo dorëzim?) në: Der Islam 45 (1969) 299-300. (gjermanisht)
  • Rudi Paret: Toleranz und Intoleranz im Islam. (Toleranca dhe intoleranca në fenë islame) Në: Saeculum 21 (1970) 344-365 (gjermanisht)
  • Albrecht Noth: Möglichkeiten und Grenzen islamischer Toleranz (Mundësitë dhe kufijtë e tolerancës islamike). Në: Saeculum 29 (1978). f. 190-204 (gjermanisht)
  • Adel Th. Khoury: Toleranz und Religionsfreiheit im Islam (Toleranca dhe liria e fesë në fenë islame). Bachem, 1995 (gjermanisht)
  • E. Gräf: Das Problem der Todesstrafe im Islam (Problemi i dënimit me vdekje në fenë islame). Në: Zeitschrift für vergleichende Religionswissenschaft. 59 (1957) prej f. 84. (gjermanisht)
  • Frank Griffel: Apostasie und Toleranz im Islam (Apostazia dhe toleranca në fenë islame). Brill, Leiden 2000. (gjermanisht)
  • M. Fierro: Andalusian fatāwā on blasphemy. Në: Annales Islamologiques 25 (1991) 103-117.
  • Yohanan Friedmann: Classification of Unbelievers in Sunnī Muslim Law and Tradition. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam 22 (1998) 163-195.
  • Yohanan Friedmann: Tolerance and Coercion in Islam. Interfaith Relations in the Muslim Tradition. Cambridge University Press 2003. ISBN 0521827035
  • R.Peters & G.J.J. de Vries:Apostasy in Islam. Në: Die Welt des Islams 17 (1976-1977) 1-25.
  • Uri Rubin: The Constitution of Medina: some notes. Në: Studia Islamica 62 (1985)
  • H.C. Miller Davis: Some aspects of religious liberty of nationals in the Near East. London/New York 1938.
  • Miklos Muranyi: Das Kitāb Aḥkām Ibn Ziyād. Në: Zeitschrift der Deutschen Morgenländischen Gesellschaft. Vëll. 148 (1998) prej f. 241. (gjermanisht)
  • The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Vëll. VII. 635-636. Leiden. Brill 1993. ISBN 9004094199.
  • Christian Müller: Gerichtspraxis im Stadtstaat Córdoba. Zum Recht der Gesellschaft in einer mâlikitisch-islamischen Rechtstradition des 5/11.Jahrhunderts. Leiden. Brill 1999. ISBN 9004113541
  • Shaykh Damanhuri on the Churches of Cairo (1739). Edited and Translated with Introduction an Notes by Mosche Perlmann. University of California Press. Los Angeles 1975. ISBN 0520095138.
  • El-Mikayis, Abdalwahhab: Internationales und interreligiöses Personen-,Familien- und Erbrecht in der VAR (E drejta ndërkombëtare dhe ndërfetare personale, familjare dhe trashëgimore). Në: Rabel’s Zeitschrift für ausländisches und internationales Privatrecht. Vëll. 33 (1969), 535-536. (gjermanisht)
  • Abd al-Mutaal al-Saidi: al-ḥurriya ad-dīniyya fī ʾl-islām. Dar al-Fikr al-Arabi. Kajro (pa vit).
  • Mahmud Schaltut: al-Fatāwā (Ekspertiza ligjore). Kajro 1975.
  • Muhammad Khallaf: Wathāʾiq fī aḥkām qaḍā' ahl al-dhimma fi ʾl-Andalus. Kajro 1980.
  • Alpmann & Schmidt: Grundrechte (Verfassungsrecht II). (Të drejtat elementare (E drejta në kushtetutë)) Hartmut Fromm. Münster 1976.

Weblinks[redakto | redakto tekstin burimor]