Lista e episodeve të Tenjho Tenge

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Hyrja e Tenjho Tenge.
Aja dhe Maja Natsume nga seriali anime, epizodi 2.
Bob dhe Takajanagi, epizodi 3.

Filmi serial anime i Tenjho Tenge përbëhet nga 24 epizode dhe 2 seri OVA. Me poshte paraqiten epizodet e serialit anime Tenjho Tenge.


• 1. Tempulli (Seiki) – Nagi Soiciro dhe Bob Makihara mbërrijnë në shkollën Todo. Me qëllimin për ta vënë të gjithë shkollën nën këmbët e tyre, ata do të hasin në rezistencën e Maja Natsume. Pa vështirësi kjo e fundit mposht Nagin, por pikërisht nga ai dyluftim i thjeshtë për Majan, Nagi takohet me të motrën e Majas, Ajan. Aja ishte rekruti i ri i Klubit Juken.

• 2. Mposhtje (Haiboku) – Nagi fiton urrejtjen e Masataka Takajanagit (gjithashtu pjesëtar i Klubit Juken). Ai mposhtet në mënyrë të turpshme dhe si ai, si Bob Makihara kuptojnë se akademia Todo, ku ata do të kryejnë vitin shkollor, ka luftëtar shumë më të fortë se ta.

• 3. Ndeshkues (Shikkojin) – Sjellja e keqe e dy studentëve të rinj, ditën e parë të shkollës dhe në vazhdim, bën që Grupi i Perforcimit të marrë masa ndëshkimore ndaj tyre. Kounike Ciaki, e dashura e Bob Makiharas gjendet në vështirësi. Në mbrojtje të saj, Nagi dhe Bobi humbasin në mënyrën më të keqe kundra Tsutomu (ndëshkuesi i dërguar nga Grupi i Përforcimit) dhe pas kësaj humbje tjetër të turpshme, të dy vendosin të bashkohen me Klubin Juken. Ata mirëpriten nga Maja Natsume dhe kompania.

• 4. Dyshim (Ginen) – Jo shumë ndodh në episodin e katërt. Antarët e Klubit Juken përfitojnë nga java e pushimit (e referuar në manga si Java e Artë) për tu stërvitur në rezidencën Natsume, shtëpia e Maja Natsumes.

• 5. Ndëshkim (Seisai) – Pas një stërvitje të lodhshme, antarët e Klubit Juken mendojnë të qetësohen pak në një sallë boulingu, por Grupi i Përforcimit me Mitsuomi Takajanagin në krye, i rrethojnë brenda godinës me qëllim ndëshkimin e antarëve të grupit rival.

• 6. Iluzion (Genei) – Luftime të ashpra vijojnë ndërmjet Grupit të Përforcimit dhe Klubit Juken. Maja Natsume dëmtohet rëndë ndërkohë që presidenti i Grupit të Përforcimit arrin në vendin ku po përleshen antarët e dy grupeve.

• 7. Depërtimi (Gekiha) – Presidenti i Grupit të Përforcimit fillon aksionin. Ai mposht shumë lehtë vëllain e tij Masatakën. Ndërkohë Nagi dhe Aja, del fitimtar në betejat e tyre me elitarin e grupit kundërshtarë, Saga. Aja ndodhet në vështirësi kundra Tagami Shiros.

• 8. Sytë e Dragoit (Rjugan) – Aja çliron të gjithë fuqinë e Syve të Dragoit dhe fiton në dyluftim me Tagamin. Më vonë shpjegohet se çfarë personifikon Rjugan në të vërtetë.

• 9. Përforcimi (Shukusei) – Nagi Soiciro ndeshet me Mitsuomi Takajanagin. Punët në pamje të parë ngjasojnë keq për Nagin, por është Mitsuomi ai që ndodhet në vështirësi. Zv. Presidenti i Grupit të Përforcimit, Bunshici ndërhyn duke i dhënë fund luftimit. Në të vërtetë (sipas Majas), luftimi përfundon me fitoren e Mitsuomit. • 10. Kujtime (Kioku) – Plani i dytë i historisë së Tenjou Tenge fillon. Antarët e rinj të Klubit Juken njihen me ngjarjet që kishin ndodhur në Akademinë Todo. Maja fillon të tregojë për vëllain e saj Shin Natsume, Mana Kuzunoha, Bunshicit dhe Mitsuomit.

• 11. Talente (Oniusha) – Maja shpjegon se si Mana Kuzunoha kishte si detyrë të ruante vëllain e saj. Shin Natsume ishte një tip krejt i marrë, dhe Mana i tregon për këtë shokut të ngushtë të Shinit, Mitsuomit, që ndërkohë po miqësohej gjithnjë e më shumë me Majan. Shpjegohet se Shin, Bunshici dhe Mitsuomi ishin antarë të Grupit Katana (nga po ata vetë formuar).

• 12. Errësira (Ankoku) – Papritur Shin Natsume zhduket nga qarkullimi. Të gjithë pyesin se nga ka përfunduar ndërkohë që shpjegohet se ai është në një takim me babin e Mitsuomit, Dogen. Mana merr pjesë gjithashtu në takim.

• 13. Fuqi e Mbinatyrshme (Maryoku) – Bunshici falë Emi Izumit zbulon se ku po mbahet takimi midis Shin dhe Dogen. Bunshici merr vesh se miku i tij kishte masakruar antarët e tjerë të Klubit Katana, ndaj ky i fundit e fton Shin në duel. Të dy fillojnë të luftojnë. Ndërkohë larg prej tyre, Mitsuomi njihet me frikën e tij. Maya përpiqet që ta ndihmojë atë në luftimin e frikës që po e bren.

• 14. Ferri (Goka) – Luftimi midis Shin dhe Bunshici masakrojnë njëri tjetrin. Shin e plagos rëndë mikun e tij duke e goditur pa mëshirë në këmbë. Mana në këtë moment e ndalon duke i marrë shpatën (Reiki-n) që ishte burimi i fuqisë së tij të keqe. Bunshici përfiton nga kjo situatë për të goditur mbrapsht kundërshtarin. Të dy përfundojnë në spital. Mitsuomi shkon t’i takojë të dy.

• 15. Yin dhe Yang (Inyo) – Shin normalizohet dhe i kërkon Mitsuomit që të dy të organizojnë një festë modeste për shkrirjen e Klubit Katana. Pasi Shin rigjenerohet nga plagët e marra në dyluftim me Bunshicin, së bashku me Mitsuomin garojnë me motoçikletat e tyre përmes qytetit. Kjo eksperiencë e ndihmon Mitsuomin të mposhtë frikën e tij.

• 16. Përfundimi (Kiketsu) – Maja e përfundon rrëfimin e saj. Të nesërmen të gjithë kthehen në punët e tyre. Për dy antarët e rinj të Klubit Juken (Nagin dhe Bobin), paraqiten sfida të reja nga nxënësit që dëshirojnë të forcojnë pozitat e klubeve të tyre të arteve parciale. Maja ndërkohë përjashtohet nga shkolla për ndodhinë që kishte ndodhur më parë në sallën e boulingut.

• 17. Motive (Shini) – Duke mos u pajtuar me vendimin e përjashtimit të kapitenes së klubit të tyre, Nagi dhe Bob sulmojnë Grupin e Përforcimit, me qëllim që të kthehet mbrapsht vendimi i përjashtimit. Ata pranojnë që të largohen ata nga shkolla në vend të Majas. Bunshici dhe Emi i rrahin paq të dy. Më pas Bunshici i dërgon të dy në apartamentin e Makaharës, ku e dashura e këtij të fundit, i lutet Bunshicit që t’i tregojë historinë e plotë të Majas, Shinit, Mitsuomit dhe atij vetë. Ai pranon.

• 18. Simpatia (Kyomei) – Aja rrëmben Reikin dhe Maja e Mitsuomi bashkohen për ta kërkuar atë. Ndërkohë Bunshici vazhdon me historinë e tij rreth të shkuarës.

• 19. Aktivizim - Ndërkohë që Maja edhe Mitsuomi kërkojnë Ajan, Nagi, Bob dhe Ciaki dëgjojnë për të shkuarën. Ata marrin vesh se si Shin Natsume themeloi Klubin Juken dhe se si u rekrutuan të pesë antarët e tij, duke përfshirë edhe Majan, e cila u bind të bashkohej me ta në saj të Mitsuomit.

• 20. Komplot (Boryaku) – Dougen Mitsuomi përpiqet ta bindë Shin Natsumen të ndeshet me Mitsuomin. Qëllimi i tij është të krijojë luftëtarin e përkryer që duhet të ishte djali i tij (Mitsuomi). Shin refuzon dhe kjo hap probleme.

• 21. Shpërthim (Bohatsu) – Pas refuzimit të Shin për tu ndeshur me Mitsuomin, Dougen kërkon nga Fu Chein ta detyrojë Shin të ndeshet. Fu Chein përdor Majan për ta detyruar Shinin por e tepron dhe Shin kalon në ekstrem duke sulmuar të gjithë. Mana kërkon ndihmë nga Mitsuomi për ta ndaluar Shinin. Mitsuomi nxiton në vendin e ngjarjes dhe i shpëton jetën Emi Izusu-së por me çmimin e lartë të jetës së tij. Goditja e fortë e Shin ndaj Mitsuomit nuk jep efekte në moment por do të krijojë shqetësime shëndetësore serioze më vonë.

• 22. Zgjidhje (Ketsui) – Mitsuomi lufton dhe mposht i vetëm 5 luftëtarët më të mirë të shkollës Todo. Më pas atij i shpjegohet nga Mana, se kjo forcë është rezultat i goditjes së Shinit. Zemra e tij rreh më shpejtë duke i dhënë forcë të pa imagjinueshme, por nga ana tjetër kjo e dëmton të gjithë trupin e tij. Mana i tregon të vërtetën; Mitsuomi është në të vërtetë i vdekur. Është thjeshtë çështje kohe.

• 23. Magji (Jubaku) – Shin dhe Mitsuomi ndeshen për të drejtën e “Të Parit” të grupit. Ndeshja në të vërtetë është një hakmarrje ndaj Shinit. Mitsuomi e tepron, por nga ana e tij, kundërshtari nuk duket sikur dëshiron të përdorë fuqitë e tij. Në ndeshje e sipër Mana vdes dhe bashkë me të edhe Shin.

• 24. Sorrollatje (Ruten) – Mitsuomi dhe Maja janë në kërkim të Reikit. Nagi ndeshet me Mitsuomin por asnjëri prej tyre nuk dëmtohet në proces. Gjithçka përfundon mirë dhe Aja dorëzon më në fund Reikin te Maja. Maja dhe Mitsuomi ndahen me të qeshura dhe premtojnë se do të takohen në evenimentin arteve marciale të fund semestrit për t’i sqaruar punët midis tyre.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]