Lista e myftinjëve të Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lista e myftinjëve të Shqipërisë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet myftinive. Myftinitë organizohen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas ndarjes administrative të përcaktuar në këtë statut. Myftinitë ndahen në: Myftini Zone, Rrethi dhe N/Myftini. Myftinitë e rretheve janë të ndara dhe funksionojnë sipas ndarjes administrative të rretheve në Republikën e Shqipërisë. N/Myftinitë ngrihen dhe funksionojnë në bashki me vendim të Kryesisë së Komunitetit Mysliman. Myftitë e Zonave, Rretheve dhe N/Myftitë emërohen dhe shkarkohen nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe miratohen ose jo në mbledhjen e parë të zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm. Myftiu, pasi miratohet emërimi i tij nga Këshilli i Përgjithshëm dhe para fillimit të detyrës betohet sipas kësaj formule:

“Betohem në emër të Allahut, se do të zbatoj me besnikëri Kuranin dhe Statutin e Komunitetit Mysliman, do të kryej detyrën me ndërgjegje të pastër Islame e kombëtare duke ruajtur dhe zbatuar me besnikëri fetare rregullat e këtij Komuniteti. Allahu më ndihmoftë”

Myftitë e zonave dhe rretheve komunikojnë dhe mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me Kryesinë e Komunitetit Mysliman. Myftitë duhet të kenë kryer fakultet teologjik ose medresenë dhe fakultet laik, të kenë përvojë pune në organikat e Komunitetit Mysliman mbi 5 vjet.

DETYRAT E MYFTIUT[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Myftiu drejton dhe organizon të gjithë veprimtarinë e myftinisë. Organizon ceremonitë për festat fetare të besimit mysliman. Ndjek dhe kontrollon veprimtarinë fetare në xhamit e juridiksionit të myftinisë, për zbatimin e statutit dhe rregullores së brendshme të KMSH. Organizon hapjen e kurseve fetare ne xhami e myftini dhe ndjek e kontrollon funksionimin e tyre. Interesohet dhe bashkëpunon me besimtarët mysliman, organet e pushtetit lokal dhe donatorë të ndryshëm për ndërtimin e xhamive në fshatrat, komunat ose ne qytetet ku nuk ka objekte kulti. Bashkëpunon me organet e pushtetit vendor në rreth dhe qark për evidentimin, njohjen dhe kompensimin e pronave. I propozon Kryesisë së KMSH kandidaturat për emërim e lëvizje kuadri, ulje ne detyrë, masat disiplinore dhe për shpërblimet për personelin fetar e civil që janë në vartësi dhe pjesë e strukturës së myftinisë. Në zbatim të Statutit të KMSH u jep udhëzime imamëve e vaizëve për kryerjen e riteve fetare në xhami. Mban marrëdhënie të mira institucionale me besimet e tjera fetare qe ushtrojnë veprimtari në juridiksionin e myftinisë dhe merr pjesë në aktivitetet e tyre fetare, si dhe mban gjithashtu marrëdhënie të mira me organet e pushtetit vendor.

Myftinjtë e Shqipërisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Agim Duka - Myfti i Elbasanit
  2. Eriol Haxhiu - Myfti i Krujës
  3. Muis Kurtulla - Myfti i Dibrës
  4. Ardit Hoxhllaku - Myfti i Tepelenës
  5. Artur Vrenozi - Myfti i Devollit
  6. Besnik Leçini - Myfti i Kavajës
  7. Fabjon Kolaveri - Myfti i Matit
  8. Anis Qafa- Myfti i Mallakastrës
  9. Bledar Ali - Myfti i Delvinës
  10. Bledar Mullaj - Myfti i Sarandës
  11. Bilal Bodlli - Myfti i Peqinit
  12. Edmir Smajlaj - Myfti i M. Madhe
  13. Eduart Demiraj - Myfti i Tropojës
  14. Armand Asllani - Myfti i Gjirokastrës
  15. Gëzim Kopani - Myfti i Pukës
  16. Gramoz Blliku - Myfti i Përmetit
  17. Lauren Luli - Myfti i Tiranës
  18. Agim Terziu - Myfti i Lezhës
  19. Jusuf Salkurti- Myfti i Skraparit
  20. Bilal Bodlli - Myfti i Vlorës
  21. Islam Hoxha - Myfti i Kukësit
  22. Armand Asllani - Myfti i Gramshit
  23. Karafil Manaj - Myfti i Fierit
  24. Kujtim Civeja - Myfti i Kuçovës
  25. Edmond Ceni - Myfti I Kolonjës
  26. Emirjon Vathaj - Myfti i Laçit
  27. Muhamed Sytari - Myfti i Shkodrës
  28. Baftjar Kellezi - Myfti i Beratit
  29. Namik Mahmutllari - Myfti i Pogradecit
  30. Ledian Çikalleshi - Myfti i Korçës
  31. Redin Quku - Myfti i Durrësit
  32. Sadik Ukperaj - Myfti i Hasit
  33. Sejdin Strazimiri - Myfti i Bulqizës
  34. Tomorr Boriçi - Myfti i Lushnjës

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]