Lista e personaliteteve të Kokaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Më poshtë të radhitur nën kategori të ndryshme mund t'i gjeni ngjarjet kryesore historike dhe aktuale, si dhe personalitet e fshatit Kokaj`[1]

Personalitete Personalitet
Familja Rashiti-Kokaj Mustafë Koka
Hazir Haziri Arben Ramadani
Zejnullah Halili Nexhat Rrustemi
Haxhi Isa Mustafa Mulla Rifat Haliti
Nezir Haliti- axha Nezë Mulla Xhafer Hafizi
Daut Dauti Rrustem Rrustemi

Martirë

Dëshmor martirë të martirizuarit (të vrarë, plagosur, internuar, burgosur dhe torturuarit), pjesëtar të UÇK-së nga fshatit Kokaj gjatë viteve 1943-2000[2]

  • 2. Daut Dauti Rrahmani, ka lindur në fshatin Kokaj me 1910, ishte udhëheqës i fshatit, pjesëmarrës i Luftës i rezistencës së armatosur përgjatë udhë frengit të Kosovës lindore. Në vijën e frontit të asaj lufte marrë plagë vdekjeprurse dhe është bartur në shpinë nga Isahu i Haxhi Mustafë Kokajve nga vija e frontit në Raincë të Preshevës deri në Cërraticë me 28 gusht 1944 plagoset nga kisha serbe në fshatin Bilaq, ku nga plagët e marra edhe vdes pas pakë ditësh. Varroset në fshatin Kokaj.

Ja si e kujtojnë bashkë pjesëmarrësit e tij në atë fushëbetejë të rëniesë: Në vjeshtën e vitit (10 tetor)1944 forcat vullnetare shqiptare, të stacionuara jo larg pjesës së hekurudhës së fshatit Corroticë, kishin ndërmarrë një kundërsulm ndaj atyre serbe. Një njësi e vogël e luftëtarëve shqiptarë, në krye me gjyshin tim, i kishin ndjekur serbët, të cilit kishin ikur në drejtim të fshatit Bilaq. Duke sulmuar, ishte plagosur dhe kishte mbetur prapa, pasi që nuk kishte qenë në gjendje të tërhiqej me tjerët. Më vonë, një njësi e përbërë nga shokët e tij, ishin kthyer dhe pas një luftimi, sërish të rreptë, e kishin tërhequr Dautin, të plagosur rëndë. Para vdekjes e kishin dërguar te shtëpia në kodër, pasi që e dinin se ai aty i kishte kushërinjtë. Atë natë vjeshte gjyshi im kishte dhënë shpirt në krah të axhës Dan. Të nesërmen ai e kishte dërguar kufomën në fshatin, që gjendej disa orë larg, ku gjyshja ime dhe të tjerët po e prisnin me lot në sy. E kisha dëgjuar disa herë tregimin e rënies heroike të Dautit në mbrojtje të kufirit të atdheut, i cili atëherë përfundonte në hekurudhë dhe deri aty ky shtriheshin tokat e fshatit Corroticë dhe fshatrave të tjera në vijën Bujanoc-Preshevë. Kur xha Dani, me lot në sy, tregonte detajet e aksionit, që kishin rezultuar në rënien e Daut Dautit.[3]

  • 4. Rifat Qazimi i bashkohet Batalonit kosovar të Rinisë pas shpërbërjes së rezistencës e armatosur në Frontin Lindor të Kosovës juglindore. Rifati ishte djali i tretë i Qazimit Ismajlit ~ Kokajve(kaçak i njohur) i lindur me 1926 në fshatin Kokaj. Ai, gjatë pushtimit italian- (në ditët e Shqipërisë 1941-1943), kishin ikur nga fshati i tij prej zullumit të pushtueseve bullgar, ku ishte pushtimi e shtypja më i egër dhe vendosën në Domorocë të Kamenicës. Rufati me formimin e Batalionit të Rinisë Kosovare, skur shumë atdhetar të tjerë antifashist iu bashkua radhëve vullnetare. Rufat pati fatin e këtij batalioni që shumë prej tyre mbeten të vrar nga forcat çenikepartizane serbe. Ai u vra më nëntor 1944, me 6 pjesëtarë tjerë të Batalionit kosovar të Rinisë në moshën 27 vjeçare, mbase vrasja e tyre, duke i nxjerrë nga ana e një pjesëtari serb për t'i pushkatuar pastaj, do të irritonte luftëtarët e këtij batalioni që qoi deri te shpartallimi i plotë dhe bashkëngjitja me Shaban Polluzhen. Varri nuk i dihet.
  • 5. Rrustem Dalip Rrustemi, i lindu në Kokaj, njëri nga djemtë e Dalipit të Rrustemit, pasi që pushtohet fshati i tij nga forcat serbo-bullgare të Brigadës së XVII-të Maqedone, ishte arratisur për t'iu bashkuar më pastaj forcave shqiptare të tërhequra kah Karadaku lindor. Mirëpo fati i tij ishte tragjik më 28 nëntor 1944, kur në fshatin Gosponicë, kishin hyrë forcat e mobilizuara serbe të Brigadës III të Preshevës, Rrustemin, këto banda kriminale e vranë sa ishte mysafir së bashku me 33 banorë të Gosponicë dhe Bukurocës keqe dhe tjerë viktima të terrorit të ushtruar ndaj popullatës së pafajshme të këtyre lokaliteteve nga bandat serbo-bullgare nëntor 1944, varroset në vendin varrezën masive në Gosponicë të Preshevës.

Të plagosur

Të plagosur nga fshati Kokaj gjatë Luftës II botërore :

Të humburë

  • Qemajl Haqif Zeqiri i lindur me 1938 në Kokaj, duke u kthyer për pushim nga shërbimi ushtarak vdes aksidentalisht pasiqë treni Express nuk ndalet në Tasaj, ai hidhet nga treni dhe godet shtyllën nga merr plagë vdekjeprurëse. Aksidenti pasoi pasiqë ushtarët që kishin prejardhjen nga kufizohej pas tërmetit katastrofal të Shkupit më 1963. Nga Stacioni i trenit në Preshevë edhe trupi i tij bartet në Shkup dhe përzihet sëbashku me trupat e viktimave të paidentifikume të tërmetit, varroste në Shkup. Varri as sot nuk i dihet.
Arben Ramadani

Dëshmorët, martirët e të plagosurit e luftës së fundit në Kosovë dhe Kosovën lindore 1997-2000

  • 10. Rabit (Tahir) Dalipi, nga fshati Kokaj, mosha 48 vjeçar, babai 8 fëmijëve, i vrar me 6 prill 1999, nga paramilitarët serb në Llocë, duke u kthyer në shtëpi në Kokaj pasi që një ditë më pare ishin larguar nën breshrin e armëve nga forcat militare serbe.
  • 11. Avdi (Selver) Rexhepi, mosha 22 vjeçar i vrar me 6 prill 1999, nga paramilitarët serb në Llocë, duke u kthyer së bashku me Rabitin (dhe dy moshatarët e tij të fshatit Llocë) në shtëpi në Kokaj pasi që një ditë më pare ishin larguar nënbreshrin e armëve nga forcat militare serbe.

Rabit Tahir Dalipi dhe Avdi Selver Rexhepi[4]

/ Ata janë përkujtuar nga familjaret e Kokajve me 5 prill, ku para dhjetë viteve u masakruan nga paramilitarët serbë. / Sot është një ditë përkujtimi për të martirizuarit e kokajve të 5 prillit, që janë të varrosur në katundin Llocë, ku me këtë rast janë vendosur kurora lulesh mbi varret, Avdi Rexhepit dhe Rabit Dalipit, prej bashkëfshatarëve të Kokajve. Kjo ditë që sa më shumë të kalojë koha aq më e rëndësishme do të bëhet më 17 Shkurt, kur do të hyjë në historinë e saj edhe Dita e Pavarësisë, ku simbolikisht është ngjarja më e rëndë-sishme për lirinë që po e e gëzojmë sot.. Rabit Dalipi 17. 02.1951 - 05. 04. 1999 ; Avdi Selver Rexhepi 01 10 1975 - 05. 04. 1999 / Janë mbushur 10 vjet nga martirizimi i kushërinjve tanë, Rabit Dalipit dhe Avdi Zymerit. Ata u vranë nga një grup i paramilitarëve serbë që trimëroheshin kur gjenin njerëz të paarmatosur duke mos i kursyer as fëmijët dhe gratë që vranë në të njëjtën ditë kur masakruan për vdekje edhe Rabit Dalipin dhe Avdi Rexhepi. Më 5 prill të vitit 1999 kur lufta kundër për çlirimin e Kosovës po merrte hov duke mposhtur dhe poshtëruar gjithnjë e më shumë forcat e armatosura serbe, grupet ushtarake, paramilitare dhe polic-ore serbe gjithnjë e më shumë hakmerreshin në popullatën civile shqiptare. Një grup i tillë solli shkatërrim dhe vdekje edhe anët tona. Në këtë ditë, para 10 viteve, një duzinë paramilitarësh serbë, si hiena, erdhën në Kokaj për të vrarë, plaçkitur dhe djegur në këtë pjesë të malësisë së Karadakut, ashtu siç kishin bërë para 50 viteve. Duke ardhur nga Ranatoci, grupi i këtyre kriminelëve serbë u nda në dysh me të hyrë në Kokaj. Njëri grup i paramilitarë serbë me vetura, traktor dhe gjëra tjera të plaçkitura ishte nisur në drejtim të Llovcës. Në mes Kokajve dhe LLovcës, aty te Podi apo te Rrënjët, këta paramilitarë masakruan Rahim Ymerin dhe një grua të Ranatocit e cila ishte mysaf-irë në Llovcë. Egërsirat serbe, pas ushtrimit të dhunës shtazarake, më në fund i kishin djegur këta dy njerëz të pafajshëm. Në të njëjtën kohë, të hipur mbi një traktor Rabit Dalipi, Avdi Zymberi, Sami Xhelilin, Xhemail Halimin dhe Nazmi Hajdinin, nga Pogragja ishin nisur për në shtëpitë e tyre në Kokaj dhe Llovcë. Me të arritur në Elbishtë ky grup u takua me vrasësit dhe plaçkitësit serbë që po largoheshin nga Kok-ajt dhe Llovca pas vrasjeve dhe plaçkitjeve. Por, bishat nuk ishin ngopur me vrasje ndaj të pambrojturve dhe vepruan njësoj edhe me këta që hasën rrugës. Nga tërë këta shpëtoi vetëm Nazmiu, të cilin e kishin lënë për të vdekur. Pastaj, paramilitarët serbë vazhduan rrugën e ikjes për në Pasjan duke vepruar njësoj edhe në Pogragjë. Paramilitarët serbë, atë ditë, vetëm në Kokaj dhe LLovcë vranë 7 njerëz, të cilët u varrosën të nesërmen. Nën organ-izimin e Mejdi Hajrizit nga Pogragja dhe disa të tjerëve nga Llovca, jo larg varrezave të katundit, u bë varrimi i këtyre martirëve që u përcoll nga një kontroll i forcave të rregullta të policisë serbe. Edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga vrasja e Rabitit, Avdiut dhe të tjerëve, është koha që t’i përkujtojmë njerëzit tanë të cilët nuk patën fatin që ta shohin lirinë që ne e gëzojmë sot e për të cilën u martirizuan ata. Të mos e harrojmë Rabitin me karakterin e urtë e të butë që kishte e të cilin kurrë nuk e dëgjuam të thoshte një fjalë të keqe për askënd. Prezenca e tij në mesin tonë gjithmonë ka sjellë gaz dhe hare. Edhe energjia që posedonte Avdiu ishte mahnitëse. Kur ndalemi pak për të pushuar nga hallet e kësaj bote dhe mendojmë e kujtojmë momentet e bukura që kemi kaluar me Rabitin dhe Avdiun, vetëm atëherë e shohim sa shumë na ka marr malli për ta. Atëherë na kujtohet fytyra gjithmonë e qeshur e Rab-itit, të cilit, çkado që i bënim, nuk kishim gjasa që ta hidhë-ronim. Ne, sot duhet t’ua komunikojmë Rabitit, Avdiut dhe të tjer-ëve faktin se si i kemi mposhtur e poshtëruar vrasësit e tyre dhe shumë të pafajshmëve të tjerë. Duhet të lutemi që edhe Zoti t’i dëgjoj fjalët tona të mira qe kemi për njerëzit e tanë siç ishte Rabiti dhe Avdiu, e që nuk patën shumë fat në këtë botë.[5](D.Dauti)


Invalid dhe veteran të UÇK-së

  • Qemajl Jakup Zeqiri-Kokaj i lindur më 1979, pjesëtar i Brigadës 128, operacioni "Shigjeta" të UÇK-së të Zonës së Pashtrikut, i plagosur në maj 1999, gjatë luftimeve pas thyrjes së kufirit shqiptaro-kosovarë. Invalid i luftës së UÇK-së.

Biografia

Qemajl Jakup Zeqiri-Kokaj i lindur më 1979, (djali i madh i Jakupit të Haqif Kokës, edhe Haqifi ishte rob lufte si pjesëtar i Batalonit shqiptar "SS-Skenderbeg", pastaj i mobilizuar dhe i plagosur në Brigadat e UNÇ të Kosovës 1944), Qemajli në filim të vitit 1999, iu bashkua rradhëve të UÇK-së së bashku me Arbenin(tash më dëshmor i kësaj lufte), Agronin(nip iu Kokajve nga Gosponica), Arifin, Miftarin, Llukmanin, si pjesëtar i Brigadës 128, operacioni "Shigjeta" të UÇK-së të Zonës së Pashtrikut, i plagosur në maj 1999, gjatë luftimeve pas thyrjes së kufirit shqiptaro-kosovarë. Invalid i luftës së UÇK-së. Edhe xhaxhai i Qemajlit, emrin e të cilit e mba me krenari veterani dhe invalidi i luftës së fuindit, Qemajli.[1] Qemajl Haqif Zeqiri ishte i lindur me 1938 në Kokaj, pasiqë kishte pasur një operacion ishte duke u kthyer për pushim nga shërbimi ushtarak vdes aksidentalisht pasiqë treni Express nuk ndalet në Tasaj, ai hidhet nga treni dhe godet shtyllën nga merr plagë vdekjeprurëse. Aksidenti pasoi pasiqë ushtarët që kishin prejardhjen nga kufizohej pas tërmetit katastrofal të Shkupit më 1963. Nga Stacioni i trenit në Preshevë edhe trupi i tij bartet në Shkup dhe përzihet sëbashku me trupat e viktimave të paidentifikume të tërmetit, varroste në Shkup. APJ- pasi që pë shqiptarin e zhdukur kurë nuk u interesua që t'ia gjej dhe kthej eshtrat e tij, familjes edhe varri as sot nuk i dihet.

Dëshmorë

  • 13.Arben Ramadani i lindur më 13 qershor 1981Kokaj. Ishte pjesëtar i UÇK-UÇPMB-së pas luftës së Kosovë iu bashkua radhëve të luftëtarëve të Lirisë në Kosovën Lindore dhe me me 19 maj(2000), gjatë kalimit të zonës kufitare me armatim qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Ashtu të plagosur, shokët e tërheqin deri në pikën Apokalips e KFOR-it në Pogragjë. Përkundër përpjekjeve të KFOR-it për t`ia shpëtuar jetën në Sojevë - Ferizaj, sytë e tij perëndojnë përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Sot eshtrat e tij pushojnë në vendlindjen e tij, në Kokaj.

Të rënët dhe martirët e Luftës II Botërore 1943-1945/51/57

Të internuar të luftës II Botërore ~1941/45

Të arrestuarit, të burgosurit, të dënuarit pas ngjarjeve të '68-tës dhe pranverës së '81/shit për veprimtari ilegale nga fshati Kokaj

Luftëtar të luftës së fundit të UÇK-së dhe UÇPMB-së (Dëshmorë, të plagosur dhe pjesëtar)

Nga e djathat Arif Sinani,(në mes) Llukman Ismajli, Miftar Sinani

Referenca

[1]

  • [2]
  • Arkiv rajonal i Gjilanit dhe i veteranëve, dëshmitar të gjallë.

Lidhje të jashtme

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Kokaj


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>