Lista e presidentëve të F.C. Internazionale Milano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gian Marco, Massimo dhe Angelo Moratti në 1967

Lista e mëposhtëme tregon të gjith presidentët e klubit italian F.C. Internazionale Milano.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presidenti i parë i klubit ishte italiani me origjinë çame Giovanni Paramithiotti i cili ishte edhe një nga themeluesit e klubit.[1]

Presidenti që shërbeu më shumë në klub ishte Massimo Moratti, i cili e udhëhoqi klubin në dy periudha: nga 1995 e deri në 2004, për tu rikthyer në 2006 e deri në 2013.[2] Në periudhën 2004–06 si president shërbeu legjenda Giacinto Facchetti i cili qëndroi në post deri në ditën e vdekjes së tij më 4 shtator 2006,[3] duke sjellë rikthimin e Morattit.

Moratti është presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit që fitoi 11 trofe, përfshirë katër kampionate rresht dhe Ligën e Kampioneve, pjesë e tripletës së arritur në sezonin 2009–10. Klubi gjithashtu fitoi edhe kupën dhe superkupën nga dy herë duke shtuar edhe Botërorin e klubeve.

Edhe babai i tij, Angelo, ka qënë një president i suksesshëm i klubit në vitet 1960, duke kontribuar në epokën Grande Inter ku klubi fitoi tre kampionate, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale. Gjithsej nën drejtimin e familjes Moratti, Inter fitoi 18 trofe (shtatë me Angelon dhe njëmbëdhjetë me Massimon).

Në vjeshtën e vitin 2013, Moratti u zëvëndësua nga biznesmesi indonezian Erik Thohir që u bë presidenti i parë i huaj i klubit. Pas pesë vitesh, në tetor 2018, ai u zëvëndësua nga Steven Zhang, 26 vjeç, duke u bërë presidenti më i ri në historinë e futbollit.[4][5]

Historia presidenciale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 
Emri Vitet
Giovanni Paramithiotti 1908–1909
Ettore Strauss 1909–1910
Carlo De Medici 1910–1912
Emilio Hirzel 1912–1913
Luigi Ansbacher 1913–1914
Giuseppe Visconti Di Modrone 1914–1919
Giorgio Hulss 1919–1920
Askibobo Mauro 1920–1923
Enrico Olivetti 1923–1926
Senatore Borletti 1926–1928
Ernesto Torrusio 1928–1929
 
Name Years
Oreste Simonotti 1929–1931
Ferdinando Pozzani 1931–1942
Carlo Masseroni 1942–1955
Angelo Moratti 1955–1968
Ivanoe Fraizzoli 1968–1984
Ernesto Pellegrini 1984–1995
Massimo Moratti 1995–2004
Giacinto Facchetti 2004–2006
Massimo Moratti 2006–2013
Erick Thohir 2013–2018
Steven Zhang 2018–vazhdon

Trofetë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri Serie A Kupa e Italisë Superkupa Italiane Kupa Evropiane/Liga e Kampioneve Kupa UEFA/Liga e Evropës Kupa Ndërkontinentale Kupa e Botës për Klube Gjithsej
Carlo De Medici 1 1
Giorgio Hülss 1 1
Oreste Simonotti 1 1
Ferdinando Pozzani 2 1 3
Carlo Masseroni 2 2
Angelo Moratti 3 2 2 7
Ivanoe Fraizzoli 2 2 4
Ernesto Pellegrini 1 1 2 4
Massimo Moratti 4 2 2 1 1 1 11
Giacinto Facchetti 1 2 2 5
Gjithsej 18 7 5 3 3 2 1 39

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Giovanni Paramithiotti, çami që themeloi Interin e Milanos". 27.al. 17 mars 2016. Marrë më 27 tetor 2018.
  2. ^ "Moratti optimist para derbit". Telegrafi.com. 8 shtator 2013. Marrë më 27 tetor 2018.
  3. ^ "Italy mourning death of Facchetti" [Italia vajton vdekjen e Facchettit] (në anglisht). Irish Times. 4 shtator 2006. Marrë më 27 tetor 2018.
  4. ^ "Interi zbulon presidentin më të ri në histori: Unë jam gati, po ju? (VIDEO)". Koha Jonë. 26 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2018. Marrë më 27 tetor 2018.
  5. ^ "Zhang: Interin do ta bëj klubin më të mirë në botë". BalkanWeb.com. 26 tetor 2018. Marrë më 27 tetor 2018.