Llambi Burgjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Llambi Burgjia Lindi në vitin 1938, në Gjirokastër dhe vjen në teatrin “Skampa” në periudhën e artë të tij pas krijimit si teatër profesionist. I spikatur për aftësinë e tij, Burgjia lë qytetin e Cërrikut ku punonte si tornitor dhe i bashkohet estradës profesioniste të qytetit të Elbasanit. Menjëherë ra në sy për talentin e tij si aktor, kupletist dhe këngëtar. Për talentin e tij të aktrimit, pas disa viteve eksperiencë, në vitet ‘73- ‘74 studion për regjizurë, duke mbaruar kursin e lartë në Institutin e Arteve, sot Akademia e Arteve. Për vite me radhë punon si regjisor dhe aktor në estradë. Herë pas here merrte role edhe në teatrin profesionist të Elbasanit, ku dallonte për aftësinë e tij dhe seriozitetin me të cilin e trajtonte në rol. Deri në vitin 1987 jep kontribut në estradë dhe në teatrin profesionist për t’u rikthyer në vitin 1996 si regjisor i teatrit të kukullave. Llambi Burgjia ka një karrierë të gjatë, duke numëruar p0lot 300 role. Si regjisor në estradë dhe në teatrin e kukullave, Burgjia ka vënë në skenë 25 pjesë. Është nderuar me medalje dhe me “Urdhrin e Punës”. Me rastin e 25-vjetorit të estradës, Llambi Burgjia është nderuar me titullin “Artist i shquar” nga Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini.