Llixhat e Elbasanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Elbasan, depozite e baltes se stazhinuar.JPG

Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele private, që ofrojnë shërbime në këto llixha. Brenda zones turistike te saposhpallur perfshihen Qendra Balneare Hidrotermale, Parku llixha “Nosi”, burimet termale qe shkojne ne kater, Guri i Fatit, monumentet e Kultures si dhe qendra e komunes Tregan, terrene sportive dhe qendra shendetesore. E ndodhur vetem 10 kilometra ne juglindje te qytetit, siperfaqja gjelberuese llogaritet ne 35 hektare ku lartesia mbi nivelin e detit nis nga 185 metra gjer ne 284 metra. Zona ne fjale ka nje qendrueshmeri sizmike, ku temperatura mesatare vjetore varion nga –2 ne 35 grade dhe sasia e rreshjeve llogaritet ne 1400 mm. Vec bukurive natyrore turistike, e tere zona perfshihet ne rreth 178850 hektare, me pyje ku rriten me se shumti dushk, frasher, shkoze, shqope murrizi dhe kryesisht pisha e kultivuar. Nder kafshet e egra mjafton te permenden lepuri i eger, dhelpra dhe kunadhja si dhe shpendet : mellenja, harabeli, pellumbat e eger, qukapiku, kumria dhe thelleza. E shtrire ne nje zone te banuar, numri i te cileve nuk i kalon te 5 mije vetet dhe ku rriten e kultivohen te gjitha llojet e kulturave bujqesore, llixhat e Elbasanit ofrojne resurse natyrore dhe njerezore te admirueshme. Mosha e ujerave termale llogaritet ne rreth 5 shekuj, por vetem ne shekullin e 19-te mund te thuhet se shfrytezimi kurativ i zones nisi te hyje ne rrugen e shkences mjekesore. Pavaresisht se se fundi eshte njohur e drejta e pronareve te ligjshem ne zone kurative, shteti gezon te drejten e pronesise ne me teper se 54 mijera metra katrore, ku shtrihet edhe qendra me e madhe shteterore kurative, e njohur hotel “Ylli”. Nje vendim i tille i marre nga KRT-ja e Qarkut permbush se pari vete deshiren e komunitetit te vogel, vlereson drejt bukurine natyrore te zones dhe vlerat kurative te ujerave termale, por me se shumti ndalon nje here e mire fluksin e madh te ndertimeve pa leje dhe shfrytezimin pa kriter te ujit te nxehte.

Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Por ndërsa ndryshojnë kushtet, ndryshojnë edhe çmimet. Nën çadra dhe banja pa kushte, përdorimi i ujit është një mijë lekë të vjetra dhe kjo tërheq mjaft shtresën e varfër. Por ka edhe nga ata që evitojnë edhe të paguajnë duke gjetur të vetmin burim pa para në përroin e Llixhës.


Nazmija vjen nga lagja "5 Maj" e qytetit të Elbasanit. Ajo thotë se udhëton çdo ditë me autobus për të mbërritur në Llixhë dhe e ka më mirë të shfrytëzojë ujin pa pagesë, pasi paratë në dispozicion nuk i mjaftojnë për të marrë të njëjtin shërbim në llixhat private.


Teksa është duke bërë banjë e shtrirë në përrua, ajo na thotë se çdo vit këtë gjë bën, por nuk di të thotë se sa e rrezikshme është banja jashtë kontrollit të mjekut. Gruaja rreth të pesëdhjetave e di se s'duhet të rrijë shumë në ujë, por se sa duhet të rrijë, këtë gjë nuk ia ka thënë njeri.


Me paditurinë e saj ajo madje nuk frikësohet kur e pyesim se sa e rrezikshme është kjo gjë. "Si ta ketë shkruajtur Zoti. Tek banjat private me para nuk shkoj se s'kam mundësi. Më dhemb trupi dhe prandaj vij. Llixha më bën mirë dhe po të kisha mundësi, do vija më shumë. Ky pellg këtu është i vetmi që nuk e kanë zënë banorët".

Në këtë burim të pazaptuar nga banorët vijnë edhe të tjerë frekuentues. Ata janë nga Velipoja. Pasi kanë shfytëzuar me pagesë banjat, vijnë këtu për të futur këmbët dhe për të qëndruar më tepër në ujin e llixhës.

Të bindur se gjithçka i bën mirë, ata thonë se duan ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë ujë të bekuar (pa e ditur se kjo mund t'iu shkaktojë dëme të mëdha për shëndetin nëse nuk ndiqet nga disa rregulla dhe nëse nuk ka një kujdes mjekësor).

Llixha e Elbasanit, si morën vëmendjen e mbretit Ahmet Zogu[redakto | redakto tekstin burimor]

Uji çudibërës i llixhave mori vëmendjen në fillim të shekullit të kaluar edhe të mbretit të atëhershëm të shqiptarëve, Ahmet Zogu. Ky i fundit kërkoi të sillej një specialist nga Çekosllovakia, vendi që njihej mjaft për shfrytëzimin e ujërave termale.


Mjeku i sjellë në Elbasan ka bërë një vlerësim mjaft dobiprurës për këto ujëra të përcaktuara si shëruese për një mori sëmundjesh. Në përfundim të studimit të ujit u renditën edhe sëmundjet, të cilat mund të kurohen nga uji i llixhave.

Dokumenti që qarkullon mes drejtuesve të hoteleve dhe të banjave termale në llixhë u jep atyre edhe prestigjin e gati 80 viteve më parë kur ky studim u realizua dhe i dha famë këtij uji.

Në dokumentin që është shumëfishuar dhe mbahet në çdo hotel, nëpërmjet dialektit gegërisht tregohen edhe me fjalë popullore disa sëmundje të cilat janë shqetësim edhe sot.

Ky dokument shkruan: "Naltmadhenia e Tij, Mbreti Jone, Zogu i sikurse interesohet për marëvajtjen e Shqipnis, denjoi me u interesua për ujnat minerale, me famë shëruese, të Llixhës s'Elbasanit edhe urdhënoi Qeverin me sjellë në vend specialistin me famë Ing. Dr Beno Ëinter, drejtorin e Banjës së Marienband-it të Çekoslovakis.

Ky si bani analizën e duhun, u këshillue edhe me mjekë e specialistë të kësaj degë, dhe u gjet se këto ujna janë nga ma të rrallat në botë për fuqinë shëruese të tyne, sikurse e tregon raporte që pason :

  • 1. Goutte (Sëmundje e gjymtyrve të durve e të kamave).
  • 2. Congestion (Mbëhstjelle të gjakut në nji vend të trupit si në mëlçi të zezë).
  • 3. Calcusbiliaires (ndodhej gurësh në tëmthin e mulçisë së zezë).
  • 4. Hemorroidet.
  • 5. Sëmundje të organeve të frymëmarrjes (nefezi).
  • 6. Rematizëm e randë e vjetër.
  • 7. Sëmundje të gjymtyrëve dhe deformime të tyre.
  • 8. Dhimbje nervash, në nji pjesë trupi ose në të gjithë trupin, ose të kokës.
  • 9. Rematizëm sëmundje nervoze.
  • 10. Të marronit gjymtyrësh shkaktue nga reumatizma e sëmundjete të lidhjeve.
  • 11. Anemi (kur mjekimi me hekur nuk ka sjellë dobi mjafton të pijë ujë llixhe).