Llukë e Epërme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Kosovo.svg Fshatra në Kosovë
Noimage.png
Emri: Llukë e Epërme
Komuna: Deçani
Popullsia: -
Kodi postar: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Gjerësia gjeografike: 42° 32′ 42" N
Gjatësia gjeografike: 20° 18′ 28" E
Amëza: s'ka
Përdorimi i stampës

Llukë e Epërm (serbisht: Горња Лука/Gornja Luka) fshat i Dukagjinit të Kosovës, i komunës së Deçanit.

Sado që ky fshat është ndër fshatrat më të vjetra në Dukagjin, për te është shkruar shumë pak. Në veçanti, edhe kur është shkruar, gjithmonë është përmendur në lidhshmëri me Verrat e Llukës si një vend historik dhe i njohur. Mirëpo, shikuar në bazë të dokumenteve dhe historisë që ka ky fshat, ka mundur të bëhen kërkime studimore shumë më serioz se sa ato shkrime rasti që janë bërë gjer sot. Ndryshe, duke u mbështetur nga disa të dhëna, qofshin ato të dhëna studimore nga antroponimia, toponimia dhe etnografia del se shumë pak dihet për Llukën, për lashtësinë e saj dhe për rrënjën e fjalës Llukë.

Edhe konstatimi se, ka pak të dhëna të botuara për këtë fshat, na detyron t´u referohemi atyre pak shënimeve që i kemi hasur nëpër studime të ndryshme të toponimisë, onomastikës, historisë dhe trashëgimisë gojore mbetura nga shumë kujtime dhe rrëfimeve të pleqve po nga ky fshat.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Për Që në fillim thamë se nuk kemi të dhëna të botuara dhe të sistematizuara për lashtësinë e Llukës së Epërm, gjithashtu nuk ekziston ndonjë studim i botuar nga aspekti shkencor, që do të mund të shfrytëzonim për të gjetur fillimet e këtij fshati. Studimet e ndryshme që janë shkruar për Kosovën, Dukagjinin dhe në veçanti për Deçanin, na lejojnë që duke i bërë disa krahasime kohësh, të vendosim sado pak për lashtësinë e Llukës së Epërm. Mungesa e studimeve dhe zbulimeve arkeologjike, jo vetëm në Llukën e Epërm, por edhe në territorin e Deçanit në përgjithësi, e kanë pamundësuar studimin e këtij lokaliteti filluar nga prehistoria.

Toponimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Arat e Zefit apo Kisha e Zefit në Llukë të Epërm; Lluga e Zymit afër Llukës, Vorri i Kolës mes Llukës-Belegut dhe Carrabregut, pastaj vetë emërtimi i fshatit Llukë e Epërm, tregojnë se ky lokalitet është shumë i lashtë, që nga Iliria e këndej.

Ndërsa siç janë interesante për shkencën e arkeologjisë themelet ose gjurmët që datojnë nga shekulli 12-13, për Deçanin me rrethinë, gërmimet dhe punimet në të majtë, mbi rrugën që shkon nga gryka aty të Manastiri i Deçanit, ku janë themelet e vjetra të një objekti kulti apo të një kishe të vjetër shqiptare, ashtu janë në favor të arkeologjisë edhe punimet në trekëndëshin Llukë e Epërm, Beleg dhe Carrabregu për të gjetur themelet e kishës se Zefit në Llukë, kishës se Belegut në Beleg. Edhe Varri i Kolës, duhet të jetë shumë i vjetër. Gojëdhëna tregon se, nga Varri i Kolës, në krye të Belgut, ku edhe ka mundur të ishte Kisha, e gjer në fund të fshatit, dikur macja ka kërcye nga çatia në çati, sepse fshati ishte i dendur më shtëpi.

Së dyti, “Manastiret dhe kishat e para, që i gjetën pushtuesit sllavë ose serbë në Kosovë, ishin në zanafillë të shqiptarë krishterë, ishin tempuj fetarë të themeluar dhe ndërtuar gjatë sundimit romak e bizantin, por që me kohë sunduesit serbë i uzurpuan dhe i bënë si të vetat.” (Dr. Rexhep Doçi; Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë-sipas onomastikës, Prishtinë, 1994)

Po në këtë studim, bazuar sipas Krisobulave të Deçanit, më 1330, afër Deçanit, për rreth një kishe të vjetër gjendeshin dy-tri fshatra shqiptare e, Lluka e Epërm është fshati më i afërt qoftë i Deçanit, qoftë i Kishës së Deçanit. Mendojmë se banorët e atëhershëm për rreth Deçanit ishin shqiptarë vendas, dhe se nuk ishin as shërbëtorë të manastirit e as që kishin ardhur prej ndonjë vendi tjetër, thotë mes tjerash Dr. R. Doçi. Edhe mendimi nga tradita e jonë shqiptare ku thuhet se kisha e sotme e Deçanit është e re, dhe se Kisha e Moçme është më e vjetër se kisha e re, qëndron. Për ta vërtetuar një konstatim të tillë, vendi mbi rrugën që qon nga Deçani në grykë, aty përballë manastirit të sotme ka kohë që pritet të fillojnë gërmimet arkeologjike për ti saktësuar këto gojëdhëna.

Por të ndalemi në disa burime që hasim drejtpërsëdrejti më lashtësinë e Llukës së Epërm.

Me sa dihet, dokumentet e para, të botuara, në të cilat përmenden disa fshatra të Deçanit, janë të vjetra dhe datojnë nga gjysma e parë e shekullit XIV. Në një dokument të këtillë, që quhej Krisobulë, del se Deçani me rrethinë (Feudi i Manastirit të Deçanit) ishte me tepër vend bujqësor dhe blegtoral. Gjithashtu, nga Krisobulat e Deçanit, në aspektin e antroponimisë, toponimeve dhe të shtrirjes regjionale, del se në atë kohë gjendeshin edhe këto fshatra me këtë numër të shtëpive; Lluka e Epërm, sipas regjistrit të dytë kishte 21 shtëpi; Belegu, lagje e Deçanit, tani fshat kishte 11 shtëpi; Carrabregu kishte 18 shtëi; Prapaqani, kishte 52 shtëpi; Strellci, kishte 60 shtëpi; Lëbusha, sipas regjistrimit të parë dhe të dytë kishte 9 shtëpi; Bohoriqi, paralarje e Strellcit, kishte 24 shtëpi; Rastavica, sipas regjistrimit të dytë kishte 34 shtëpi : Isniqi, në regjistrimin e parë 20 shtëpi, në të dytin 37 shtëpi; Prilepi, kishte 25 shtëpi,

Prokolluku, 18 shtëpi; Gramaqeli, 90 shtëpi; Lloqani kishte 63 shtëpi; Irzniqi, 38 shtëpi,...( Dr. Selim Dacaj, feudi i Manastirit të Deçanit, studim, Buletini i Fakultetit Filozofik, XXII-1992, Prishtinë)

“Ashtu siç na del edhe te krisobulat, sipas të cilave në pronë të manastirit hyn edhe Altini, gati dy shekuj më vonë situata ë këto katunde është e ngjashme: Popullsia e fshatrave të përfshira në ziametin e Altun-ilisë ka qenë në pjesën dërmuese shqiptare. Në shumicën e fshatrave banorët janë pothuajse krejtësisht shqiptarë, gjë që kuptohet nga fakti se ata mbajnë emra tipikë shqiptarë,...” (Selami Pulaha, “Nahija e Altun-ilisë dhe popullsia e saj në fund të shekullit XV, në “Gjurmime albanologjike”, seria e shkencave historike 1/1971, Prishtinë 1972, f.193-272.)

Këtë mendim për përbërjen e këtyre fshatrave me popullsi shqiptare, e bën të bindshëm edhe fshati Llukë e Epërm që gjatë gjithë historisë se vet, si edhe sot është një fshat më 100 % popullsi shqiptare, çka do të thotë se popullsia e këtij fshati është autoktone shqiptare. Pra, është karakteristikë në çdo periudhë kohore ky fshat ishte i banuar vetëm me popullsi shqiptare.

Tani të ndalemi edhe të një shënim tjetër. Të ashtuquajturat dhe “katuni” (sipas dokumenteve të kohës se Nemanjës-autori A.M), të territorit jugor të feudit të Deçanit bënin pjesë në kuadër të këtyre zhupave: Zatërnavë, Altin, Rekë, Patkovë dhe Podrimë.

Zhupa (krahinëza) e Zatërnavës përfshinte fshatrat në rrethin e sotme të Deçanit: Deçanin, Deçani i sotëm për të cilin në dokument nuk shkruan asgjë mbi emrat e banorëve; Crveno Brezhanin, Carrabregu i sotëm emrat e banorëve të te cilit po ashtu nuk shënohen në dokumenet; Pridvornin, që sot nuk është ruajtur jo vetëm si vendbanim, poras si toponim dhe për të cilin gjithashtu në dokument nuk shënohen emrat e banorëve. Belegu, që kishte 11 shtëpi dhe 30 meshkuj; Lloqanin me 60 shtëpi dhe 200 meshkuj dhe Llukën e Epërm dhe Llukën e Poshtme me 20 shtëpi dhe 73 meshkuj.” (M.Milojeviq, Decanske hrisovulje, 3,4.)

Pse e ri përsërita këtë Krisobulë, që më lartë e kam cekur edhe një herë duke ju referuar shkrimit të Dr. S. Dacit. Sepse, edhe pse në mes të këtyre dy të dhënave ekziston ndryshimi shumë i vogël, në numrin e shtëpive dhe meshkujve të paraqitura, e rëndësishmja është se tek antroponimet e paraqitura të Krisobula e 3, sipas Milojeviqit, fshati Llukë e Epërm na paraqitet me antroponimin shqip: Llukë dhe Epërm. Edhe disa emra njerëzish që nuk janë sllav na paraqiten në këtë krisobulë si, Mirosh, Luka, Berilo tjera. Pra sipas emrit Luka-Lluka tregon se gjithçka këtu i takon shqipës.

Si në Krisobulat e Kishës së Deçanit të shekullit XIV, ashtu edhe sipas statistikave mbi përbërjen e popullsisë së Kosovës, që i përkasin vitit 1918-1919 (të dhënat e Komitetit të Kosovës), nga të dhënat për Deçanin gjejmë se: Lluka e Epërm kishte 39 familje shqiptare, asnjë familje serbe apo malazeze, me 782 banorë, një xhami, një dyqan. Këtu si dukët shënuesi qëllimisht apo përkthyesi i atij dokumenti thotë se në Llukë të Epërm kishte xhami, e faktikisht ajo ishte një mejtep, që për kohën kryente funksionin e një shkolle.

Nëpër periudhat kohore të historisë, me gjithë lëvizjet e pushtuesve, në Llukë të Epërm nuk kanë mundur të vendosen as sllavet e as nomadet tjerë, çka kjo nuk është aq e qëndrueshme për fshatrat tjera për rreth. Gjatë kolonizimit të vitit 1924-1938, edhe në ketë fshat kishte pretendime të vendosen katër familje serbe-malazeze në Llukë. Bile, ishte caktuar vendi për ndërtimin e shtëpive pikërisht aty tek Verrat e Llukës, por kjo nuk ndodhi.

Emërtimi i fshatit Lluka e Epërm[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshatrat që i gjetën pushtuesit sllavë ose serbë në territorin e Deçanit, ishin në themel të shqiptarëve. Çdo emërtim i objekteve fetare, tempujve, kulteve shpirtërore si dhe urbanistika e fshatrave, i ka përballuar kohës, sado që herë–herë edhe ka pësuar ndryshime gjatë sundimit romak, bizantin. Mirëpo edhe kur erdhën serbet dhe i uzurpuan dhe i deklaruan për të vetat, në thellësi këtu gjithçka mbeti shqiptare. Ky uzurpim nga ana e serbëve ndodhi sidomos pas islamizimit të shqiptarëve krishterë.

Për të gjitha këto ndryshime nëpër kohë, ka fakte të pamohuara se megjithatë rrënjët e tyre kanë mbetur nga lashtësia shqiptare ose Iliro-shqiptare. Mirëpo në ketë shkrim nuk është çështja e studimit të toponimisë së gjer të fshatrave të Deçanit, por thjeshtë këtu do të ndalemi vetëm për toponimin dhe emërtimin e emrit Llukë e Epërm.

Gjatë disa kërkimeve mjaft modeste që kemi bërë për ta gjetur gjenezën e fshatit Llukë e Epërm dhe emërtimin e tij, gjithsesi na është dashur të ndalemi të konstatimi ku thuhet se; kisha e sotme e Deçanit është e re, dhe se Kisha e Moçme për të cilën folët aq shumë në Deçan, është më e vjetër se kisha e tanishme ekzistuese. Ky konstatim nxjerr edhe mendimin në vazhdim se; ardhja e serbëve në territorin e Deçanit gjeten edhe Kishën shqiptare edhe fshatra shqiptare. Prandaj s´ka se si të rrjedh ndryshe pos që në përgjithësi edhe emrat e fshatrave na dalin me prejardhje autoktone iliro-shqiptare. Bile, as edhe në ato dokumente serbe, jo edhe aq të besueshme, nuk gjejmë fshatra në territorin e Deçanit që kanë rrënjë tipike gjuhësore serbe.

Kështu të gjendur para një autoktonisë shqiptare pseudo studiuesit serbe u munduan ti përvetësojnë toponimet shqiptare si të tyre. Rasti me i pa arsyeshëm nga studiues serb për të “konstatuar” se emri i fshatit Llukë e Epërm është gjuhësisht serb ka dështuar. Ata duke e sajuar emrin Llukë nga fjala serbe luk-“qepë” (Allium cepa), nuk kanë mundur në asnjë mënyrë ta argumentojnë dhe të shkojnë më larg se kjo. Siç konstaton Dr. R.Goçi: “s´ka fare gjurmë të terminologjisë krishtere serbe në mikrotoponiminë e Deçanit, si shtresa më e vonshme e elementit ortodoks sllav-serb ndër shqiptarë.” (Iliro-Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, faq.13 ) Kështu edhe fjala Llukë s´ka asnjë gjurmë që është serbe, por i ka rrënjët nga iliro-shqiptarët. Për këtë sipas disa të dhënave që kemi gjetur, duke i parashtruar këtu do të vërtetojmë se fjala Llukë është fjalë shqipe.

Mbase më lartë thamë se fshati Llukë e Epërm ka ekzistuar para Manastirit të Deçanit, ose thënë, ky lokalitet-fshat i takon kohës kur ka ekzistuar Kisha e Moçme e Deçanit. Mikrotoponimi Kisha e Moçme ka prejardhje nga fjala shqipe kishë , siç e ka shpjeguar profesor Çabej.

Duke qenë fshati Llukë e Epërm, “mocanik” më Kishën e Moçme, atëherë s´ka se si të shpjegohet ndryshe mikrotoponimi fjalës shqipe Llukë pos si: llukë, nga fjala shqipe bli. ( Ali Dhrimo; Fjalor Sinonimik i gjuhës shqipe, faqe 244, Tiranë,2002).

Shumë herët fshati Llukë e Epërm ka qenë i mbushur me drunjtë prej bliri ( Bli,-ri, m.sh.-rë,-rët , bot. Dru i lartë, me gjethe si zemër, me lule të verdha, të mbledhura në tufë dhe me erë të mirë; lulet e këtij druri përdoren për çaj. Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë,2002, faq. 123), e sidomos janë të njohur blirët e Llukës të “Vorret e vjetra” ku dikur përmes tyre kalonte edhe rruga tregtare. Po afër këtyre blirëve që ishin në breg të Lumit të Bardhë (Bistricës), dikur ka ekzistuar një vig, Vigu i Llukës që lidhte dy brigjet e lumit. Pikërisht Vigu ka qenë rrënzë blirëve. Më vonë kur kjo udhë ishte bërë shumë e rëndësishme, disa esnaf dhe tregtar por edhe pelegrinët kishin ndarë mjete duke e ndërtuar një urë që është quajtur Ura e Haxhive që lidhte përmes “drumit të telit” Pejën me Gjakovën. Kjo urë tani nuk ekziston, por themelet e saj janë diku aty, sepse në vitin 1979 kur kishte vërshime, ujit i lumit i pati zbuluar ato themele.

Pyetja se, pse janë dy fshatra më emrin llukë; Lluka e Epërm dhe Lluka e Poshtme, pikërisht ky fakt tregon se fjala llukë ka prejardhjen prej bliri sepse edhe në Llukë të Poshtme ka shumë druje bliri.

Tani përveç këtij argumenti bindës se mikrotoponimi Llukë nuk është sllave, tregon e dhëna se ky toponim është përforcuar edhe nga fjala shqipe llugë –vend moçalik, aty ku rrjedhin ujëra fushore dhe rriten verrat, shelqet. Zakonisht në Llukë të Epërm vende të tilla ka pasur shumë duke filluar nga Lluga e Zymit bregut të lumit, të Verrat e Llukës e gjer të Lluga e Bufit. Pastaj fushë e quajtur llugë ka pasur edhe nëpër gjithë fushat dhe livadhet e Llukës. Ky toponim llug/ë-a, gjatë periudhave kohore ka ndryshuar varësisht nga shqiptimi i gjuhës dhe më së shumti nga shkronja g ka kaluar në k, nga llugë në llukë.

“Sipas burimeve shkrimore që patëm në duar dëshmohet se trajta lluk edhe gjatë mesjetës (e ndoshta edhe më herët) ishte ngurosur në toponimi. Në DRSSH (1485) gjetëm Lluk e Llukaci , në funksion toponimik” ( Prof. Skender Hoxha, Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës, faqe 66)

Trajtën e fjalës lluk-a, e hasim edhe në kuptim tjetër, por që gjithsesi është shumë e vjetër, para mesjetës, dhe është e ngurosur në toponimi si një tokë afër lumit. Pastaj si liman, port, skele gjë që vet lumi ka mundur të jetë i lundrueshëm nga Lluka e deri në derdhjen e tij në lumin Drin.

Është interesant një gojëdhënë ku thuhet: në Llukë kishte shumë druje bliri, dhe në kohë shumë të vjetra në këtë fshat ishte e zhvilluar zeja e lugëtarit (Lugëtar,-i m, sh. ë-ët. Ai që bën lugë druri, Fjalori i shqipes së sotme, faqe 702, Tiranë, 2002). Pra banorët duke u marrë me zejen e lugëve edhe i kanë quajtur; lugëtar. Kjo fjalë nga rrënja lug/a, ec e kalon në Llukë/a. Kjo gojëdhënë mu duk interesant sepse shumë antroponime të fshatrave dhe mbiemrave kanë marrë sipas zejes. Ky fenomen është edhe të popujt tjerë që para mesjete.

Në “E drejta zakonore shqiptare”(Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1989 faqe 130), nenin 130-Vende kuvendesh përmendet “te Vorret e Llukës”. Pse e përmendem këtë? Sepse kjo e drejtë zakonore-e drejta kanunore sipas Lek Dukagjinit është shumë e hershme. Aq kohë ka kaluar dhe asnjëherë, dhe në asnjë vend nuk përmendet se “Vorret e Llukës” janë shkruar në ndonjë gjuhë tjetër pos shqip. Nga fjalët “vorre” dhe Llukë rrënjësisht del antroponimi i shqipes dhe se Lluka nuk ka qenë kurrë tokë e mbjellë me qepë nga Manastiri i Deçanit dhe sipas asaj edhe e ka marrë emrin.

Mendimet e tilla pseudo shkencore dhe qëllim këqija nuk qëndrojnë, andaj edhe pretendimet se me çdo kusht duhet ndryshuar emrin e fshatit Llukë e Epërm, në një emër shqip, janë jo serioze.