Lorik Cana
}}
| Lorik Cana | ||
| Të dhëna personale | ||
|---|---|---|
| Emri | Lorik Cana | |
| Datëlindja | 27 Korrik, 1983 | |
| Vendlindja | Prishtinë, Kosovë | |
| Gjatësia | 186 cm | |
| Pozicioni | Mesfushor, mbrojtës | |
| Të dhëna mbi klubin | ||
| Klubi i tanishëm | S.S. Lazio | |
| Numri | 19 | |
| Klube profesioniste | ||
| Vitet | Klubi | Ndeshje (Gola) |
| 2002-2005 2005-2009 2009-2010 2010-2011 2011- |
PSG Marseille Sunderland Galatasaray S.S Lazio |
69 (2) 111 (10) |
| Kombëtarja | ||
| Vitet | Shteti | Ndeshje (Gola) |
| 2003- | Shqipëria | 41 (1) |
Lorik Cana (lindur më 27 korrik 1983[1] në Prishtinë) është futbollist profesionist. Është mesfushor që luan për kombëtaren shqiptare dhe për S.S Lazio në nivel ekipor.
Përmbajtja |
Biografia [redakto]
Lorik Cana është i lindur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.[1]
Kur ishte fëmijë largohet nga vendlindja drejt Zvicrës. Ndërsa kur u bë adoleshent fillon të luajë për ekipin zvicerian Lausanne Sport. Talentin e tij e vëren skuadra Paris Saint-Germain e cila arrin që ta radhisë mesfushorin kosovar në radhët e veta vetëm si 16 vjeqar. Pasi kalon mjaft mirë edhe në juniorët e klubit Parisien, kur pjekuria e tij vjen në shprehje, drejtuesit e klubit Parisien vendosin që ta angazhojnë në radhët e Seniorëve kur ende nuk kishte mbushur 19 vjet.
Së pari në vitin 2002 mesfushori i talentuar merr ftesë nga përfaqësuesja e shpresave U-21 të Shqipërisë, por si futbollist i pjekur që ishte e refuzon duke menduar se edhe pse 19 vjeç mund të luante për kombëtaren e seniorëve të Shqipërisë.
Viti 2003 ishte viti më i mirë për të. Fillimisht mori ftesë nga kombëtarja Shqiptare, që ishte e arritura më e lartë morale në karrierën e tij. Kurse po në këtë vit trajneri i mirënjohur Francez Arsenè Wenger dëshiron shërbimet e këtij futbollisti në klubin që ai drejtonte -Arsenal. Të pamundur këtë transfer e bëri mospërcaktimi i atëhershëm nacional që paraqiste problem administrativ. Megjithatë Loriku nuk u dorëzua në karrierën e tij si futbollist. Ai me klubin Paris Saint-Germain luajti për tri vite si senior, ku kishte gjithsej 69 paraqitja dhe 2 gola.
Në vitin 2005 pas një mosmarrëveshje me trajnerin e asokohshëm të Paris Saint-Germain largohet nga ky klub drejt klubit jugor Francez Olympique de Marseille.
Prej vitit 2005 Loriku ka arritur shumë suksese me klubin e Marseille. Ai është shndërruar në ikonë të klubit Marsejez. Loriku ka disa veçanti që asnjë lojtar tjetër në botë nuk i ka. Ai është një punëtor i vyeshëm dhe mbi të gjitha është inteligjenca dhe modestia e tij. Galatasaray.
Lorik Cana iu bashkua gjigantit turk Galatasaray me 8 korrrik ne nje shume te raportohet te jete rreth 6 milion euro
Karriera futbollistike [redakto]
- Lausanne Sports
- 2000-2005 Paris Saint-Germain
- 2005-2009 Olympique de Marseille
- 2009-2010 Sunderland
- 2010- 2011Galatasaray
- 2011- S.S Lazio
Ne sezonin 2011-2012 ne serie A do jete pjese e ekipit Italian te Lacios, kete pohim e ka bere dhe vete ish futbollisti kombetares shqiptare Igli Tare drejtor teknik i Lacios.
==Karriera kombetare==
- 2003-2011 Shqipëria
Të arriturat në karrierë [redakto]
- Fitues i Kupës së Francës 2004 me Paris Saint-Germain
- Nënkampion i Ligës së Parë të Francës 2004 me Paris Saint-Germain
- Finalist i Kupës së Francës 2006 me Olympique de Marseille
- Finalist i Kupës se Francës 2007 me Olympique de Marseille
- Nënkampion i Ligës së Parë të Francës 2009 me Olympique de Marseille
Galatasaray
Shiko dhe këtë [redakto]
[redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]
- S.S. Lazio
- Profili i S.S. Lazio ne uefa.com
- Lorik Cana (Olympique de Marseille)
- faqe zyrtare e AFC Suderland

