Louis Pasteur
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Louis Pasteur, lexo Luis Paster, (Dole, 27 dhjetor 1822 — Marnes-la-Coquette, 28 shtator 1895) ishte një kimist francez i njohur për zgjuarsin dhe përparimin e tij në mikrobiologji. Eksperimentet e tij konfirmuan teorinë e shkaktimit të sëmundjeve nga mikrobet, dhe krijoi vaksinën kundër tërbimit. Gjithashtu u mor me pasterizimin me metoda mekanike dhe mikrogjallesat pasterizuese. Ai është renditur ndër tre më të mirët në lëmin e bakteriologjisë bashkë me Ferdinand Cohn dhe Robert Koch. Ai bëri disa zbulime edhe në Kimi, shumicën prej tyre në asimetrinë e kristaleve. Pasteri poashtu zbuloi jetën anaerobike (mundësia e disa mikrobeve të zhvilloheshin pa oksigjen).
| Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
