Luan Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Luan Krasniqi

Luan Krasniqi.jpg

Emri: Luan
Mbiemri: Krasniqi
Lindi më: 10 Maj, 1971
Vendlindja: Junik, Kosovë
Profesioni: boksier

Luan Krasniqi (i lindur më 10 Maj 1971Junik) është boksier shqiptaro-gjerman i kategorisë së rëndë, i cili për momentin gjendet në pozitën e 308-të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave me 279 pikë nga 35 ndeshje, 30 fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim.[1]

Jeta e hershme dhe karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Fëmijërinë e kaloi në Junik, ku pastaj si 16 vjeçar ai shkoi te babai i tij në Shtutgart të Gjermanisë, ku kishte emigruar familja e tij. Luani, si njëri nga tetë fëmijët e familjes, arriti me sukses të kryejë shkollën e mesme dhe pastaj filloi të punonte si agjent i kontratave për kursim. Që në moshë të re, ai me një shok shkuan në klubin e boksit të qytetit, ku nga ky moment fillon edhe karriera e tij si boksier. e vetmja humbje e luan krasniqit nga shqiptaret eshte nga asdren sahitaj

Luani është krenar për kontaktin që pati me idhullin e tij Muhamet Ali dhe motoja e tij është vetë thënja e Muhamet Aliut: "Ju nuk mund të goditni çfarë nuk mund të shihni".

Përndryshe Luani është krenar që ka prejardhe nga Kosova dhe për veten e tij thotë se është "Kosovar-Shvabe" ("Kosovo-Schwabe" - Shvabe, banorët e një republike në federatën gjermane). Banorët e kësaj zone, e sidomos shtutgartasit krenohen me Luanin ndërsa mjetet e informimit gjermane e thërrasin me kënaqësi "Löwe".

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Luani ka zhvilluar 35 takime nga të cilët 30 i ka fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim. Nga këto takime ka arritur të fitojë titullin: "Kampion Botëror inter-continental në versionin WBO".

S T A T I S T I K A T
Nr. Data Kundërshtari Vendi Rezulati Runde Koment
35 15 Nëntor, 2008 Alexander Dimitrenko Düsseldorf, Nordrhein-Westfalen, Gjermani Humbje 3 nga 12 (nokaut) Luftë eliminatore - WBO Havyweight Interkonintetale
34 14 Korrik, 2007 Tony Thompson Hamburg, Gjermani Humbje 5 nga 12 (nokaut tek.) Luftë eliminatore - WBO Havyweight
33 17 Mars, 2007 Brian Minto Stuttgart, Gjermani Fitore 12 nga 12 WBO Inter-Continental Kategoria e rëndë
32 29 Prill, 2006 David Bostice Stuttgart, Gjermani Fitore 10 nga 10
31 28 shtator, 2005 Lamon Brewster Hamburg, Altona, Gjermani Humbje 9 nga 12 (nokaut) WBO - Kategoria e rëndë
30 28 maj 2005 Lance Whitaker Stuttgart, Gjermani Fitore 6 nga 12 (nokaut) WBO - Kategoria e rëndë
29 4 dhjetor, 2004 Timo Hoffmann Berlin, Neukölln, Gjermani Barazim 12 nga 12 EBU (Evropian) Heavyweight
28 31 korrik, 2004 Rene Monse Stuttgart, Gjermani Fitore 7 nga 12 (nokaut) EBU - Kategoria e rëndë Evropiane
27 14 shkurt, 2004 Sinan Samil Sam Stuttgart, Gjermani Fitore 12 nga 12 EBU - Kategoria e rëndë Evropiane
26 18 tetor, 2003 Julius Francis Hamburg, Altona, Gjermani Fitore 8 nga 8
25 30 gusht, 2003 Doug Liggion München, Gjermani Fitore 8 nga 8
24 26 prill, 2003 Przemyslaw Saleta Schwerin, Gjermani Fitore 1 nga 10 (nokaut)
23 8 shkurt, 2003 Sedreck Fields Berlin, Neukölln, Gjermani Fitore 8 nga 8
22 23 nëntor , 2002 Thomas Williams Dortmund, Gjermani Fitore 1 nga 8 (nokaut)
21 20 korrik, 2002 Przemyslaw Saleta Dortmund, Gjermani Humbje 9 nga 12 (nokaut) EBU - Kategoria e rëndë Evropiane
20 5 janar, 2002 Rene Monse Magdeburg, Gjermani Fitore 12 nga 12 EBU Kategoria e rëndë Evropiane
19 29 shtator, 2001 Youri Yelistratov Hamburg, Wandsbek, Gjermani Fitore TKO 3 : 0
18 21 korrik, 2001 Rene Hanl Aachen, Gjermani Fitore 2 nga 10 (nokaut) Kategoria e rëndë Gjermane
17 7 prill, 2001 Paul Phillips Hamburg, Wandsbek, Gjermani Fitore KO 1 : 0
16 24 shkurt, 2001 Cleveland Woods Hamburg, Alsterdorf, Gjermani Fitore 3 nga 8 (nokaut)
15 27 maj, 2000 Rodney McSwain Londër, Angli Fitore 4 0 (nokaut)
14 1 prill, 2000 Antoine Palatis Berlin, Neukölln, Gjermani Fitore 6 nga 6
13 19 shkurt, 2000 Everett Martin Berlin, Neukölln, Gjermani Fitore 8 nga 8
12 18 dhjetor, 1999 Michael Murray Londër, Angli Fitore 8 nga 8
11 16 tetor, 1999 Alexei Osokin County Antrim, Irlanda Veriore Fitore 3 : 0 (nokaut)
10 21 gusht, 1999 Biko Botowamungu Dresden, Gjermani Fitore DQ 5 : 0
9 27 mars, 1999 Ladislav Husarik Dresden, Gjermani Fitore 6 nga 6
8 26 shtator, 1998 Shane Woollas York, North Yorkshire, Angli Fitore 3 : 0 (nokaut)
7 2 qershor, 1998 Abdelrani Berbachi Londër, Angli Fitore 6 nga 6
6 8 mars, 1998 Spas Spassov Cottingham, Angli Fitore 6 nga 6
5 14 shkurt, 1998 Stefan Trendafilov Londër, Angli Fitoe 1 0 (nokaut)
4 16 dhjetor, 1997 Phillipe Houyvet Grande-Synthe, Francë Fitore TKO 4 0 (nokaut)
3 2 nëntor, 1997 Lewan Livingstone Halle, Gjermani Fitore 4 nga 4
2 4 tetor, 1997 Kevin Hudson Atlantic City, New York, ShBA Fitore 4 nga 4 (nokaut)
1 2 shtator, 1997 Harry Senior Londër, Angli Fitore 4 nga 4

Kronikë ndeshjesh[redakto | redakto tekstin burimor]

28 maj 2005[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjermani - Boksieri Luan Krasniqi mund amerikanin Lance Whitaker.

Fitore K.o e gjermano-shqiptarit Luan Krasniqi në raundin e gjashtë. Me një goditje të fuqishme si çekiç me të djathten mbi kokën e Lance Whitaker, boksieri gjermano-shqiptar Luan Krasniqi, që stërvitet nga "Hamburger Universum Boxstall", siguroi ndeshjen kundra kampionit botëror të WBO në peshat e rënda, amerikanit Lamon Brewster. 34-vjeçari mundi më datë 28 Maj 2005, para rreth 4000 të pranishmëve në sallën e Hanns-Martin-Schleyer në Stuttgart, amerikanin Lance Whitaker me një Knockout në raundin e gjashtë.

Për Luan Krasniqin kjo ishte fitorja e 28 pas 30 ndeshjeve profesionale, si dhe e 14-ta me K.o. Whitaker pësoi humbjen e 3-të pas 33 ndeshjeve dhe 29 fitoreve.

29 Shtator 2005[redakto | redakto tekstin burimor]

Luan Krasniqi vs. Lamon Brewster. Fatekeqesisht Luani humbi luftën në roundin e 9-të edhe pse deri në roundin e 8-të dominoi luftën. Luani ishte shumë aktiv dhe fitonte me pikë. Lamon Brewster tha më vonë, se donte ta dorezonte luftën në roundin e 5-të dhe 6-të sepse nuk i qëndronte dot goditjeve të Luanit, mirëpo fati deshi që ai ta ruan titullin e Kampionit botëror në WBO. Shpresohet që të ketë një luftim rikthyes.

14 Korrik 2007[redakto | redakto tekstin burimor]

Fatkeqësisht Luani përsëri tregoi se nuk është bokser i nivelit të lartë botërorë. Ai deshproi publikun e tij në Hamburg, duke zhvilluar një luftë shumë të dobët. Që do t'i jap fund karrierës së tij, është më shumë se e pritur. Mosha e tij nuk e lejon më atë që të hyn në rend prapa e të luftoj përpara deri tek kampioni. Gjyqëtari u detyrua ta ndërprejë luftimin pasi që Luani nuk mundej ta mbronte veten, atij iu tërhoq vrejtja disa herë më parë, me fjelet "Mbroju!!!".

Në këtë luftim Luani fitoi më tepër se 1 milion Euro.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Box Records - (Anglisht) sq.: Rekordet e Boksit
  • Intervista e Luan Krasniqit dhënë gazetës Bild Zeitung

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]