Ludolph van Ceulen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ludolph van Ceulen

Ludolph van Ceulen (28 janar 154031 dhjetor 1610) ishte matematikan gjerman nga Hildesheim. Si shumë gjermanë të asaj kohe i ndjekur nga Inkuizicioni, ai u detyrua të emigrojë në Hollandë.

Ceulen u vendos në Delft atje ai jepte mësime nga matematika në vitin 1600 ai u emërua si profesori i parë i matematikës në universitetin e Leidenit. Ai vdiq në Leiden në vitin 1610.

LLogaritja e numrit π[redakto | redakto tekstin burimor]

Ludolph van Ceulen harxhoi një kohë të gjatë të jetës së tij duke llogaritur vlerën e numrit π, në esencë ai e shfrytëzoi metodën e zhvilluar nga Arkimedi disa mijëra vjetë më parë. Ai në një libër të tij nga viti 1596 Van den Circkel ("Për rretin"), publikoi vlerën e numrit pi me 20 decimale të sakta dhe më vonë dha vlerën e këtij numri me 35 decimale. Pas vdekjes së tij numri pi

3.14159265358979323846264338327950288...,

është gdhendur mbi gurin e varrit të tij në Leiden. Për nder të tij numri pi quhet Numri i Ludolphit.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]