Lugu i Baranit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lugu i Baranit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Lugu i Baranit është hapësirë mes rrjedhës së poshtme të Lumbardhit të Pejës (Bistricës së Pejës), në veri, Lumbardhit të Deçanit (Bistricës së Deçanit), në jug, dhe Drinit të Bardhë në, lindje.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lugu i Baranit përmban 15 fshatra të cilët 13 i takojnë komunës së Pejës dhe 2 asaj të Klinës. Këto fshatra janë: Nepolë, Gllogjan, Llugaxhi, Kosuriq, Buçan, Vranoc, Çallapek, Turjakë, Baran, Kotradiq, Rashiq, Kryshec, Broliq, Këpuz dhe Çeskovë.[1] ‎Gjeografikisht fshati Rosulë të komunës së Pejës i përket trevës Lugu i Pishtanit, ndërsa etnografikisht i përket krahinës Lugu i Baranit.[2]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Mark Krasniqi, (1984), Lugu i Baranit: Monografi Etno-gjeografike, Akadamia e Shkencave dhe e Artave e Kosovës, Prishtina, fq. 14, 63, 77-124.
  2. ^ Krasniqi, Lugu i Baranit, fq. 12.