Luigj Bumçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lbumci.jpg

Luigj Bumçi u lind në Shkodër më 7 nanduer 1872 në familjen e Bumçejve. E ama e tij ka qenë e motra e Pashko Vases.

Ndjeku nxanjen në shkollen e Jezuitvet, e i vijoi në Kolegjin Saverian ku u prî për nga filozofia e teologjia, që i kreu n'Itali, dhe u ba meshtar, më 3 maj 1903. Shërbeu si i tillë nder fshatnat Shkrel, Pentar, Juban dhe mandej në Shkodër. Më 1910 u shugurue ipeshkëv i Lezhës me qendër në Kallmet. Më 1911 qe anëtar i misionit për marrëveshjen midis malcorëve e qeverisë turke, tue shërbye si përkthyes. Për kyt çashtje ka lanë kujtime mjaft të vlerta n'organin e shtypit françeskan "Hylli i Dritës", që janë citue pa u përmend autori. Këtu bashkëpunoi me Gurakuqin e me tanë patriotët e aktivizuem në këtë kryengritje. U zgjodh senator në kohë të qeverisë së Durrësit, si dhe anëtar e mandej kryetar (nga Kongresi i Lushnjës) i Dërgatës në Konferencen e Paqes në Versajë-Paris. Mbajti fjalimin e pergatitun nga Fishta "Të drejtat e Shqipnisë etnike" dhe asht autor i sa e sa memorandumeve drejtue fuqive të mëdha për të mbrojtë të drejtat dhe liritë qytetare tonat. Veprimtaria e tij në kët Konferencë nuk asht studjue ende si duhet. Ndërhyni pranë Papa Benediktit XV, e ky në shtetet e mëdha dhe Shoqninë e Kombeve që Korça e Gjirokastra mos t'i shkëputeshin Shqipnisë siç e kishin planifikue mes vedit Italia me Greqinë në paktin Tittoni-Venizelos. Deklaroi bujshëm para autoriteteve të hueja, se «... me muslimanët jena vllazën». Që skandalizoi mendësinë e kohës ku filtrat e fesë ndikonin shum në politikë. Në Kongresin e Lushnjës, 1920, u zgjodh anëtar i Këshillit të Naltë si përfaqsues i katolicizmit. Përkrahu lëvizjen e Nolit më 1924, gja që e dëtyroi me mërgue ma tej. Pati miqsí dhe bashkëpunoi shumë me Fishten, të cilin e mbrojti në shumë rasa, si edhe me Gurakuqin. Luejti rol kryesor në kandidimin dhe zgjedhjen e Gurakuqit deputet, siç e dëshmon letërkëmbimi mes tyne. Mbas urdhnit të Vatikanit u tërhoq nga jeta politike.

"I dërrmuem nga seancat hetimore e kërcnuese, ipeshkvi plak vdiq menjiherë, me 1 mars 1945", shkruen Dr. Pjetër Pepa. Para kufomes së ipeshkvit, në prani të shum autoriteteve edhe të hueja, mbajti nji predk të fuqishem Pader Meshkalla, që nuk do ia harronin kurrë komunistat.

[redakto] Burimet

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera