Luis Muriel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Luis Muriel
Të dhënat personale
Emri i plotë Luis Fernando Muriel Fruto
Data e lindjes 16 Prill 1991 (23 vjeçar)
Vendi i lindjes Santo Tomás, Kolumubi
Gjatësia 1.78
Pozita ne fushë Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Udinese
Numri 9
Karriera në rini r
2007 Atlético Junior
2008 Deportivo Cali
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2009–2010 Deportivo Cali 11 (9)
2010– Udinese 39 (15)
2010–2011 Granada (Huazim) 6 (0)
2011–2012 Lecce (Huazim) 29 (7)
Kombëtarja
2009–2011 Kolumbia U–20 8 (4)
2012– Kolumbia 5 (1)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 5 Prill 2014.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 5 Prill 2014

Luis Fernando Muriel Fruto (lindur më 16 Prill 1991) është një futbollistë kolumbian i cili luan me klubin italian UdineseSerie A dhe me kombëtaren kolumbiane si sulmues.

Ai është cilësuar si një nga sulmuesit më premtues në botë. Ai është marrë shpesh në konsiderta nga klubet më të mira të europës si Manchester United, Arsenal dhe Barcelona [1] [2] [3]. Gjatë sezonit të parë me Udinesen, Muriel fitoi Serie A Futbollisti më i ri i Vitit sëbashku me Stephan El Shaarawy.

Muriel është momentalisht në futbollistë i kombëtares kolumbiane dhe e ka përfaqsuar atë që nga viti 2012. Ai është konsideruar të jetë një nga futbollistët e gjeneratës së re të artë të Kolumbisë, Muriel është cilësuar si e ardhmja e kombëtares. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë në Qershor 2012, një një ndeshje kualifikuese të 2014 Kupës së Botës kundër Ekuadorit. Vitin tjetër, Muriel shënoi edhe Golin e parë, kundër Guatemalës.

Teknika e tij me topin ka çuar që ai të krahasohet në Itali me legjendën braziliane Ronaldo [4] [5] [6].

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindur në Santo Tomás, Atlantico [7], ai e filloi karrierën e tij futbollistike me Atlético Junior. Në Janar 2008, ai kaloi te skuadra kolumbiane Deportivo Cali dhe u vendos në skuadrën e të rinjëve. Ai debutoi me skuadrën e parë më 12 Korrik 2009 në fitoren 1–0 kundër Envigado [8].

Në Mars 2010, gjatë Torneo Apertura, ai shënoi 5 Gola në 3 ndeshje rradhazi. Gjithsej me Deportivo Cali luajti 11 ndeshje dhe shënoi 9 Gola. Më 7 Mars 2010, ai shënoi një hat-trick kundër Once Caldas në fitoren 3–0. Më 18 Prill 2010, ai shënoi 2 Gola dhe dhuroi 2 assista në fitoren 5–2 kundër Cortuluá.

Udinese[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 30 Qershor 2010, Udinese firmosi me 19 vjeçarin Muriel nga Deportivo Cali [9].

Huazimi te Granada[redakto | redakto tekstin burimor]

Muriel u huazua te skuadra spanjolle Granada më 12 Korrik 2010 për të marrë eksperiencë europiane [10]. Ai luajti gjithsej 7 ndeshje në Segunda División duke ndihmuar klubin që të ngjitej në La Liga.

Huazimi te Lecce[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 31 Gusht 2011, ai u huazua te Lecce dhe bëri debutimin e tij në Serie A më 26 Tetor 2011 në humbjen 2–0 kundër Palermos [11]. Ai shënoi Golin e parë me klubin më 4 Dhjetor në humbjen 4–2 jashtë fushe kundër Napolit [12]. Më 7 Prill 2012, ai shënoi për herë të parë 2 Gola në një ndeshje me fanellën e Lecces në fitoren 4–2 kundër Romës. Pavarësisht se shënoi 7 Gola në 29 ndeshje në ligë, klubi ra një kategori më poshtë.

Rikthimi te Udinese[redakto | redakto tekstin burimor]

Në verën e vitit 2012, Muriel u rikthye te Udinese. Më 12 Shtator 2012, ai firmosi një kontratë të re 5 vjeçare me klubin [13]. Ai bëri debutimin e tij në një humbje 2–1 kundër Fiorentinës, duke dhuruar assistin e Golit të skuadrës së tij [14].

Në raundin kualifikues play–off të 2013–14 UEFA Europa League, Muriel shënoi 2 Gola në fitoren 3–1 kundër Široki Brijeg. U lajmërua se pas kësaj Muriel do të vishte fanellën me numrin 9 [15].

Në ndeshjen e parë të ligës për sezonin e ri, Muriel shënoi kundër kampionëve të kupës Lazio në humbjen 2–1. Më 1 Shtator, ai shënoi Gol me penallti në fitoren 3–1 kundër Parmës [16]. Muriel dhuroi një assist fantastik në barazimin 1–1 kundër Bolognës.

Më 17 Shtator 2013, Muriel firmosi një kontratë të re 5 vjeçare, duke e mbajtur në klub deri në vitin 2018 [17].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Muriel ka luajtur me kombëtaren U–20 të Kolumbisë [18].

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë në Qershor 2012, një një ndeshje kualifikuese të 2014 Kupës së Botës kundër Ekuadorit. Vitin tjetër, Muriel shënoi edhe Golin e parë, kundër Guatemalës.

Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Golat dhe rezultatet me Kombëtaren e Kolumbisë.
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 6 Shkurt 2013 -, Miami, Shba Flag of Guatemala.svg Guatemala 4–0 4–1 Ndeshje Miqësore

Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai është vlerësuar shpesh gjatë kohës së tij në Itali, gjë që e çoi atë që të fitonte çmimin si lojtari më i mirë i ri në Serie A në 2012. Shumë ikona në Itali si kapiteni i Udineses Antonio Di Natale, e ka vlerësuar për potencialin e tij [19].

Muriel tha se krahasimi i tij me legjendën braziliane Ronaldo ishte për shkak të stilit të tij të lojës, dhe për shkak se ai e ka mbështetur Ronaldon gjatë kohës që luante te Inter [20]. Ai gjithashtu tha se ishte tifoz i Interit vetëm nga Ronaldo [21].

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Arsenal keep tabs on Udinese's £8m-rated 'Colombian Ronaldo' Muriel (in Anglisht). Daily Mail. 26 Mars 2012. Retrieved 5 Prill 2014. 
  2. ^ Luis Muriel: The Lowdown On The Colombian Who Can Make Arsenal Forget About Suarez (in Anglisht). Sabotage Times. 14 Gusht 2013. Retrieved 5 Prill 2014. 
  3. ^ James on Man United target Luis Muriel (in Anglisht). Talk Sport. 10 Gusht 2013. Retrieved 5 Prill 2014. 
  4. ^ Napoli hoopt 'Colombiaanse Ronaldo' te strikken (in Gjermanisht). Elfvoetbal.nl. 10 Gusht 2013. Retrieved 5 Prill 2014. 
  5. ^ CALCIOMERCATO/ Napoli, Di Salvatore (ag. FIFA): Muriel erede di Cavani? Meglio Osvaldo... (esclusiva) (in Italisht). Ilsussidiario.net. 26 Shkurt 2013. Retrieved 5 Prill 2014. 
  6. ^ Why Man Utd and Liverpool have joined the battle for Luis Muriel – the new Ronaldo (in Anglisht). Tribal Football. 17 Prill 2012. Retrieved 5 Prill 2014. 
  7. ^ "Profile by Deportivo Cali". Deporcali.com. 1 Prill 2014. Retrieved 5 Prill 2014. 
  8. ^ Luis Muriel jugará en Udinese (in Spanjisht). ESPN FC. 13 Maj 2010. Retrieved 5 Prill 2014. 
  9. ^ Colombia – L. Muriel – Profile with news, career statistics and history – Soccerway (in Anglisht). Soccerway. Retrieved 5 Prill 2014. 
  10. ^ Granada Club de Fútbol – Web oficial (in Spanjisht). Granadacf.es. Retrieved 5 Prill 2014. 
  11. ^ Ufficiale Muriel (in Italisht). uslecce.it. 31 Gusht 2011. Retrieved 5 Prill 2014. 
  12. ^ Napoli affonda il Lecce Pensando Champions: 4-2 (in Italisht). gazzeta.it. 4 Dhjetor 2011. Retrieved 5 Prill 2014. 
  13. ^ Muriel rinnova fino al 2017! (in Italisht). Udinese Calcio. 12 Shtator 2012. Retrieved 12 Shtator 2012. 
  14. ^ Fiorentina vs Udinese (in Italisht). Football Italia. 25 Gusht 2012. Retrieved 5 Prill 2014. 
  15. ^ Široki Brijeg 1-3 Udinese (in Anglisht). UEFA.com. Retrieved 5 Prill 2014. 
  16. ^ Udinese 3-1 Parma (in Italisht). repubblica.it. 1 Shtator 2013. Retrieved 5 Prill 2014. 
  17. ^ Luis Fernando Muriel renovó hasta el 2018 con Udinese (in Italisht). comutricolor.com. 17 Shtator 2013. Retrieved 5 Prill 2014. 
  18. ^ Todos los Fichajes: Luis Muriel ficha por el Udinese (in Italisht). Milfichajes.blogspot.com. 22 Qershor 2010. Retrieved 5 Prill 2014. 
  19. ^ Muriel will be a great, says Di Natale (in Italisht). Football Italia. 2 Maj 2013. Retrieved 5 Prill 2014. 
  20. ^ 'The Colombian Ronaldo' - Introducing Liverpool target Luis Muriel (in Anglisht). Goal.com. 30 Maj 2013. Retrieved 5 Prill 2014. 
  21. ^ 'Muriel: 'I'm an Inter fan' (in Anglisht). Football Italia. 8 Qershor 2013. Retrieved 5 Prill 2014. 

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]