Lukani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lukani (M. Annaei Lucani, 3 nëntor 39 - 30 prill 65) dijetari romak, nipi i filozofit të shquar Seneka, u lind në Kordovë. Nga studiuesit e krijimtarisë së autorëve romak llogaritet të ketë qenë që në fëmijëri i pjekur dhe inteligjent. Lukani i ndoqi mësimet tek dijetarët më të mëdhenj të kohës . Si i ri shkroi poemën mbi luftën e Trojës, të njohur si "Iliaca" . Po ashtu ai në moshë të re shkroi vjershën "Catachtonion" e cila i kushtohej një heroi të panjohur që kishte zbritur në botën tjetër. Lukani pasi që kreu një kurs perfeksionimi që mbahej atëbotë në Athinë, pranoi ftesën e Neronit. Me këtë ai hynte në rrethin e ngushtë të Neronit . Pjesëmarrja e Lukanit në komplotin kundër Neronit e shndërroi në armiqësi. Pas dështimit të komplotit, Lukani dënohet me vdekje më 30 prill të vitit 65.

Lukani shkroi disa vepra ndër të cilat, nga studiuesit si më e mira merret "Pharsalia" . Kjo vepër është e vetmja vepër e ruajtur deri në ditët tona.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Farsala
  • Iliaca
  • Vjersha "Catachtonion"

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]