Lulja e kungullit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lulja e kungullit jo vetëm që është e bukur në sy por dhe e lehtë për tu gatuar. Duke qënë se recetat e lules së kungullit kërkojnë shumë lule si dhe nga vetë bukuria dhe delikatesa e tyre krijojnë pjata klasike, shpesh herë çmimi i një kg lulesh shkon 20 deri 25 euro. Në qoftë se ju i kultivoni vetë kungujt atëherë është më e lehtë gjetja e luleve. Në raste të tilla duhet të kini parasysh se kërcelli i luleve ka gjemba të vegjël të cilat mund të jenë dëmtuese (sidomos për lëkurën e femrës) si dhe pastrimi duhet të bëhet shumë imtësisht dhe me kujdes. Përdorimi i gërshërëve të kuzhinës është i rekomanduar.

Lulet e kungullit rriten në bimën e kungullit dhe të kungulleshkës. Ato qëndrojnë në majë të kungullit që sapo është duke u formuar, dhe kanë petale jeshile nga jashtë dhe të verdha nga brenda. Në brendësi të lules qëndron filamenti që ka ngjyrë të verdhe dhe duhet eliminuar pra hequr.

Ato janë dy varietetesh meshkuj dhe femra meshkujt janë me te mëdhenj dhe kane bisht kurse femrat janë me te vogla dhe rriten në maje të kungullit. Ato duhet te mblidhen ne momentin e çeljes absolute dhe jo kur petalet kane filluar te ulen anash.

Më të mirë janë ato mashkullor të cilat i përmendëm më lart. Lulet mashkullore që kanë edhe bisht mund ti futesh në vazo me ujë dhe ti mbash për dy dite, ndërsa ato femërore mund ti mbash në frigorifer por jo më tepër se 24 ore.