Lulzim Basha
| Lulzim Basha | |
| Kryetar i Bashkisë së Tiranës | |
| 25 korrik 2011 – | |
| Paraardhësi: | Edi Rama |
| Ministër i Brendshëm i Shqipërisë | |
| shtator 2009 – 2011 | |
| Paraardhësi: | Gazmend Oketa |
| Pasardhësi: | Bujar Nishani |
| Ministër i Jashtëm i Shqipërisë | |
| maj 2007 – shtator 2009 | |
| Paraardhësi: | Besnik Mustafaj |
| Pasardhësi: | Ilir Meta |
| Ministër i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i Shqipërisë | |
| shtator 2005 – maj 2007 | |
| Paraardhësi: | Spartak Poci |
| Pasardhësi: | Sokol Olldashi |
| Të dhënat personale | |
| Lindi më: | 12 qershor 1974 |
| Lindi në: | Tiranë |
| Kombësia: | Shqiptar |
| Profesioni: | Politikan |
| Partia politike: | Partia Demokratike |
| Fëmijë | Dafina Basha |
Lulzim Basha lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë, është politikan shqiptar, ish-Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ish-deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Përmbajtja |
Arsimimi dhe veprimtaria para politike [redakto]
Pasi përfundoi shkollën e mesme "Sami Frashëri" Basha vazhdoi studimet për drejtësi në Universitetin e Utrechtit në Holandë ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare Publike. Pas kësaj gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999 Basha ishte pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Gjykata Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, ku dha kontributin e tij në nxjerrjen para gjyqit të Sllobodan Millosheviçit. Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK. Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2002 punoi si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Nga nëntori i vitit 2002 deri në Janar 2005 punoi si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.
Familja e Lulzim Bashës është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.
Vemprimtaria politike [redakto]
Basha iu bashkua Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar të vitit 2005 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike në Tiranë duke qënë përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP-it në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt-platformave qeverisëse për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ai u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti. Ai shërbeu si zëdhënës partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005 në të cilat ai u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i zonës zgjedhore nr. 33 në Tiranë.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u bë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku ai shërbeu për një periudhë prej dy vjetësh, derisa ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007. [1] Si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Basha filloi veprën më të madhe infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, Rrugën Durrës-Kukës, që përfshin ndërtimin e një tuneli 5.6km. Kjo rrugë bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe njihet ndryshe edhe si Rruga e Kombit. Në vitin 2007 Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e Bashës nga ndjekja penale në mënyrë që ai mund të fillonte një hetim me akuzën për korrupsion dhe abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës së ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës një kompanie të përbashkët amerikano-turke. Basha i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e tij dhe në të njëjtën kohë i konsideroi akuzat si të motivuara politikisht. Gjykata Lartë e Shqipërisë i rrëzoi të gjitha akuzat. Dy vjet më vonë Prokurori i Përgjithshëm Thedhori Sollaku u shkarkua nga Presidenti i Republikës për shkelje të Kushtetutës. Tani ai bën pjesë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
Basha shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga maji 2007 deri në shtator 2009. Gjatë mandatit të tij, Shqipëria u pranua në NATO, ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe filloi dialogun për të siguruar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në vendet e Shengenit.
Pas zgjedhjeve të vitit 2009, Basha u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Si Ministër i Brendshëm, ai punoi për zbatimin e të gjitha kritereve të kërkuara për udhëtim pa viza të shqiptarëve në vendet Shengen, përfshirë modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale. Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më 8 nëntor, 2010 për heqjen e vizave të udhëtimit për qytetarët shqiptarë duke filluar nga 15 dhjetori i vitit 2010.
Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike dhe Koalicionit Aleanca për Qytetarin, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin aktual të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Pas një procesi të gjatë numërimit të votave, Basha u zgjodh kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga paraardhësi i tij Basha komunikon drejtpërsëdrejti me qytetarët e Tiranës duke i pritur ata në zyrën e tij ose duke organizuar takime me ta.
- Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
- Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Shiko edhe [redakto]
Referencat [redakto]
- ^ "Albania pins its hopes on youthful government", Kosovareport, 8 September 2005. Korrigjuar më 24 December 2007.

