Danubi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lumi Danub)
Shko te: navigacion, kërko

Danubi Danubi, është lumi i dytë më i gjatë në Evropë pas Vollgës. Ai e ka origjinën në Pyllin e Zi në Gjermani dhe rrjedh nga bashkimi i dy lumenjve më të vegjël, Brigach dhe Breg pranë qyteti gjerman Donaushingen. Nga kjo pikë bashkimi e më tej, lumi njihet si Danub dhe rrjedh për 2850 km duke kaluar mes Evropës Qendrore e Lindore derisa derdhet në Detin e Zi nëpërmjet Deltës së Danubit që shtrihet mes Rumanisë dhe Ukrainës. Në histori Danubi njihet si një nga kufijtë jetëgjatë të Perandorisë Romake, ndërsa sot ai rrjedh përmes ose prek 10 shtete: Gjermaninë, Austrinë, Sllovakinë, Hungarinë, Kroacinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Pellgu i Danubit dhe lumenjve tjerë në Evropë
Danubi

Danubi (gjer.: Donau, slovak.: Dunaj, hung.: Duna, kroa.: Dunav, serb.: Дунав/Dunav, bulg.: Дунав, rum.: Dunărea, ukra.: Дунай (Dunay), lat.: Danuvius), në fund të fundit të gjithë derivojnë nga PIE *dānu, kuptohet "lumë" ose "rrymë", është lumi i dytë i Evropës sa i përket gjatësisë (pas Volgës).

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera