Lumi i Erzenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lumi Erzen në jug të Tiranës, në afërsi të fshatit Arbanë

Lumi i Erzenit është një lumë në Shqipërinë e Mesme, i gjatë 108 km, dhe me prurje rreth 102 l/sek. Pellgu i lumit Erzen është 760 km2

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Erzeni buron nga Mali me Gropa, në një lartësi ~ 1200 m mbi nivelin e detit, 25 km në lindje të Tiranë, pranë Shëngjergjit dhe derdhet në Gjirin e Lalëzit, në veri të Durrësit.

Albanologu dhe eksploratori Hahn kur kaloi në këtë zonë i mbështetur nga si i tregoi Imam Elmaz Efendiu i Shëngjergjit kumton që Erzeni ka dy burime, prej të cilave burimi jugr ndodhej në fshatin e Shëngjergjit, ndërsa burimi verior në Shëmëri. Të dy burimet njësoheshin në Shëngjin.[1]

Në zonën e sipërme të rrjedhës së tij, Erzeni ka gërryer një shtrat të ngushtë në shkëmb, dhe më pas deri në afërsi të Tiranës ka një shtrat me zhavorr, që i le vendin një shtrati më të ngushtë e më baltor pasi i afrohet Durrësit.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hahn J., Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001. fq. 28. ISBN 99927-738-8-X

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]