Lutfi Musiqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mr.inxh. Lutfi Musiqi (Mulaku) lindi më 18 dhjetor 1968Vushtrri. Shkollën fillore dhe te mesme i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më 1995 regjistron studimet posdiplomike në Universitetin e Mançesterit në Angli (University of Manchester Institute of Science and Technology - UMIST). Në vitin 1996 fiton titullin: Magjistër i shkencave elektroteknike në Universitetin e Mançesterit, duke mbrojtur tezën me titullin: "The Analysis of the Transmission Network Expansion Planning".

Më tutje, Lutfiu punoi në kompaninë e njohur angleze TCI si inxhinier i sistemeve elektro-energjetike dhe mobilitetit. Falë aftësive të tij shkencore, për një kohë të shkurtë arriti një pozitë të lartë në hierarkinë e kësaj kompanie.

Nga brenga për gjendjen e rëndë të popullit dhe atdheut, ai inkuadrohet në radhët e UÇK-së dhe më 30 prill 1999 bie heroikisht në ballë të detyrës së shenjtë për lirinë e Kosovës.