Mërkuri
| Përshkrimi | Vlera |
|---|---|
| Largësia nga Dielli | 35 991 000 milje |
| Shpejtësia orbitale | 29.8 milje/sek |
| Periudha orbitale | 87.969 ditë |
| Periudha e rrotullimit | 58 646 ditë |
| Anim - Pjerrtësi | 0° |
| Diametri ekuatorial | 3 031 milje |
| Madhësia (Toka=1) | 0.0558 |
| Graviteti (Toka=1) | 0.38 |
| Shpejtësia e largimit | 2.67 milje/sek |
| Temperatura e sipërfaqes | nga -279° në 806° F |
Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe gjithasthu planeti më i vogël në Sistemin Diellor,[1]Mërkuri kryen orbitën rreth Diellit një herë në 87.969 ditë duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita.Teknikisht mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë të shihet sepse dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të shihet nga Toka, me magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi për shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit. Meqë Mërkuri zhduket në shkëlqimin e diellit, në mos nuk ka eklips diellor, Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes ose në muzgun e mbrëmjes.
Mërkuri është një nga katër planetët e ngurtë të Sistemit Diellor ashtu si Toka. Eshtë planeti më i vogël i Sistemit Diellor me një rreze ekuatoriale 2439.7 km. Mërkuri është gjithashtu më i vogël se satelitët më të mëdhenj të Sistemit Diellor siç janë Ganimede dhe Titan. Mërkuri përbëhet kryesisht nga 70% metale dhe 30% materiale silikate. Dëndësia është e dyta më e lartë në sistemin diellor me 5.427g/cm3 pak më pak se dëndësia e Tokës që është 5.515 g/cm3. Dëndësia e Mërkurit na tregon neve për strukturën e tij të brëndshme.
Krahasuar me atë çka dihet për planetet e tjerë në Sistemin Diellor, pak dihet për Mërkurin; teleskopët në Tokë e tregojnë veçse në trajtën e një gjysmëhëne të vogël e të shndritshme. E para nga dy anijet kozmike që vizituan planetin ishte Mariner 10, bëri 45% të hartës së sipërfaqjes së planetit nga 1974 deri 1975. E dyta ishte MESSENGER, që bëri edhe 30% të hartës në 14 janar 2008. MESSENGER do të kalojë edhe një herë Mërkurin në 2009, pas kësaj harta e planetit do të jetë e plotë. Megjithëse Mërkuri është planeti më i afërt me diellin ka zona me akull të përhershëm.
References[redakto]
- ^ megjithëse Plutoni mendohej deri para pak kohësh si më i vogli, që nga viti 2008, Plutoni konsiderohet si planet xhuxh.
|
Sistemi diellor |
|
|---|---|
| Yje | Dielli |
| Planeta | Mërkuri · Venera · Toka · Marsi · Jupiteri · Saturni · Urani · Neptuni |
| Satelite | Hëna, e Tokës · Fobos dhe Deimos, i Marsit · Io, Europe, Ganimed dhe Kalisto, i Jupiterit · Hiperioni, Zhapeti dhe Titani, i Saturnit · Miranda, i Uranit · Tritoni, i Neptunit |
| Planeta xhuxhë | Ceres · Plutoni · MakeMake · 2003 UB313 |

