Mahmud Bushati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Portreti i Kara Mahmud Bushatit nga Simon Rrota.

Mahmud Bushati i njohur ndrysh si Kara Mahmud Pashë Bushati, fëmija i dytë i Mehmet Plakut.

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai mendohet të ketë lindur në vitin 1750 të erës romane. Ishte shëndetlig në vogëli kur ishte 2-3 vjeç, në atë kohë kur dhe Frati i Hotit, Erasmo Balneo ulej në Shkodër me Vukë Frangun, vojvodë i Hotit e mbante mesha të mshehta ndër familjet e krishtera. E i bie në vesh Mehmet Begut në kohët, se ishte mjek me shkollë. Kështu përkujdeset për të birin e brishtë, duke e trajtuar me lang elbi sepse kishte kockat dhe shtyllen kurrizore të brishtë, të marrun nga farmacitë ma të vjetra t'Europës, në Raguzë brenda kuvendit françeskan. Frati françeskan u vendos në lagjen Kishna, përtej Bunës, ku dhe jetonin katolikët n'atë kohë. Ky trajtim me lang elbi zgjati deri kur djaloshi mbushi 12 vjeç, dhe dobësia e kockave të tij u shërua krejtësisht. Mehmet Begu ndërkohë, konsolidoi pozitat e tij me anë të marrëveshjeve me krenët e Malcís, Dukagjinit e Mirditës; pastrimit t'Adriatikut nga pirateria e ulqinakëve, dhe vendosja e marrdhanjeve tregtare me Venedikun u kujdes në mënyrë të veçantë n'edukimin e fëmijëve të tij dhe në veçanti të Mahmudit. Të cilin, frati françeskan e mësonte sikur t'ishte nga ndonjë derë mbretënore Europiane, n'italisht, latinisht e pak greqisht, histori e letërsi - ndër personazhet që kishte më dobësi Mahmudi ishin Rolandi e Skënderbeu; ndërkohë që djali shkollohej gjithashtu në turqisht e arabisht nga mësuesit e tjerë të caktuar nga i ati, Molla Hysen e Molla Salihin. Kara Mahmud Bushati, ishte një djalë me temperament të egër dhe rrebel. E kur ishte rreth 14 vjeç vrau çirakun e qehanë e t'atit,- ky veprim e çoi në largim nga qyteti nga idhnimi i t'atit, e se i muer erzin oxhakut. Kështuqë, me nji hotian e nji mirditor, besnikë të tij shkoi në Kavajë, tek nji motër e martueme, kunati e këshilloi të shkonte në Filipopuli sepse në Stamboll i ati kishte shumë besnikë por edhe armiqë. Në Filipopuli, i veshun me petka shqiptare, komplet të huaja, i ranë në sy pashasë së vendit që e thirri për ta pyetur se kush ishte. I riu iu përgjegj po në turkisht se ishte i biri i Vezirit të Shkodrës. Pashai i mahnitur nga turkishtja e tij, dhe pasi mori vesht se dinte edhe arabisht, italisht e latinisht e afroi dhe i ofroi ta çonte në Stamboll të shkollohej në Shkollën Perandorake me shpenzimi të tijat. Ky mik, Kapedan Pashë Algjeriani do t'i ishte mjaft në ndihmë ndërkohë që Mahmudi i ri do qëndronte larg shtëpisë. Veprimi i vrasjes së çirakut ai e argumentonte shpesh me faktin se kishte ba nji veprim që ndera e përligjte, sepse siç edhe ia shpjegonte në letërkëmbimet me Fratin Erasmo n'italisht, ai e bani për me ruejt nderen e oxhakut,- sepse çiraku e vidhte dhe përfitonte nga posti afër Mehmet Pashës. Mbasi u kthye, i falun nga i ati, i vllau mori fermanin me u ba Pashë nga Sulltani, e u thoshte në kohë se Mahmudi i kishte të gjitha konditat për t'u ba Pashë gjithashtu. Ai nisi të dilte gjueti pak para se të mbushte 18 vjeç, me malcort e besuem që rrinin në sarajet e Bushatllijve në lagjen Tabakë. Nuk vonoi shumë, e i ati, që shpesh i nepte punë administrative e tregtie, i kërkoi Portës së Naltë që i biri t'emnohej Pashë, ndihmës i tij,- mbasi ai vetë (Mehmet Pasha) kishte fillue me e ndij pleqninë. Kur u ba 18 vjeç, Frati Erasmo mendoj ta çonte në Raguzë që ta vizitonin personalisht mjekët e atjeshëm. Dyshimin se sëmundja e tij mund t'i rrinte e fshehur e diskutoj me Vezirin, i cili i tha të shkonte, meqë ishte për të birin, që edhe pse s'e ndante nga të djemt tjerë,- e kishte pikë të dobët. I tha të merrte me vehte Hajdar Agën e të mirrnin 4 anije lufte n'Ulqin që të bahej nji paraqitje dinjitoze. Frati Balneo shkoi njiherë në Raguzë, u takue me Superiorin e fretënve e shkuen në Komunë ku takuen Duken apo Presidentin e Republikes. Ai e priti me gëzim të madh ardhjen e "trashigimtarit të Princit të Shqipnisë" për nji vizitë mjeksore. N'e nesre u caktue dita, ora dhe shoqnimi i 4 anijeve luftarake. Në diten e caktueme, Frati Erasmo Balneo, Mahmud Bushati, me Jak Sumen dhe Hajdar Agë Rusin, 20 roje malcore personale të Mahmudit, të kryesuem nga djali i bajraktarit të Hotit iu drejtuen Ulqinit me 4 barka të vogla e të shpejta që rrëshkisnin mbi Bunë. E kur mbërritën n'Ulqin, Hajdar Aga u muer vesh me agallarët e Ulqinit për flotën që u kishte caktuar Veziri e shkoi në Valdanuz me e pa. U nisne po at mbramje, nata ishte e qetë e fjetne tanë naten, n'e nesreu gjinden përkarshi Raguzes. E priten me nderime mbretënore, edhe pse i shoqnuem nga përkthyesa për gjuhët sllave të caktuem nga Veziri, parapëlqeu të fliste n'italisht. Plot me dhurata për nderimin e raguzanëve, tue nisë me 1mijë dukate ari për Parinë e Qytetit, materiale të shtrenjta e me vlerë për vogjëlinë e të vorfënit, 100 franga arit për Kishën e Shën Vlashit e 200 për farmacinë e françeskanëve nga të cilët ishte edhe mjekuar që në fëmijni. Duke qënë luftëtar i zoti, ai u shperblye me titullin Pasha nga sulltan Mustafa III kur ishte vetëm 18 vjeç. Këtë shpërblim, sulltani ia dha Kara Mahmudit si shpërblim të trimërisë që ai tregoi në Greqi sëbashku me vëllezërit dhe të atin, duke shtypur rrebelimin grek të luftes ruso–turke të 1768–1774. Kur u bë sundues i Shkodrës ai ishte vetëm 20 vjeç. Ai besohet të jetë martuar 5 herë, por pa mundur të lëj trashëgimtar. Kara Mahmud Bushati erdhi ne pushtet në pashallëkun e Shkodrës në vitin 1775, kurse, sipas të dhënave të A. Xhevdet, ai u njoh zyrtarisht si sundimtar i Shkodrës në vitet 1779-80 (1193 Hixh) me gradën mirimiranë. Mbështetur në arkivin e Venedikut, autori S. Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmudit jep vitin 1778. Përpara tij, Shkodra ishte qeverisur nga i vëllai i tij Mustafa Bushati, sundimi i të cilit provoi i pasuksesshëm.

Por në jetën e tij ai u njoh si Kara Mahmud. Duke mos i qëndruar disa përkthimeve të gabuara që disa historianë shqiptarë i kanë bërë termit “Kara” që Mahmud Bushati kishte, që japin aludime per kuptim si “trim”, “kurajoz” etj, kuptimi i vertet i kesaj fjale ka qënë “i zi”. Arsyeja për këtë nofkë qe i është dhënë Mahmud Bushatit, do të ketë qënë pamja e tij fizike. Ai duhet të këtë qënë një djal zeshkan me flokë të errëta.[1] [2]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]