Majlinda dhe zogu i vogël

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Majlinda dhe zogu i vogël është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re 1976. majlinda dhe zogu i vogël është përgatitur nën skenarin e Gaqo Bushakasë, regjinë e Bujar Kapexhiut, ndërsa për piktor është angazhuar Vlash Droboniku. Muzikën e filmin e ka kompozuar Lejla Agolli, montazhin Elsa Bushati, si operator zëri është përkujdesur Flora Uka.[1]

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmi fillon me një varg pamjesh qyteti në dimër ku në qendër të vëmendjes vihet një zogë. Këto pamje përcillen nga një zë interpretues i tregimin. Vargu ndalon në një çerdhe të fëmijëve, nga dritarja e të cilës, zogu shikon brenda një dhome. Kur majlinda e vëren zogun ajo e merr atë dhe e mbërthen fort për gjoksi me plotë dashuri. Me kalimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës majlinda me shoqet e lëshon në liri zogun. Për deri sa fëmijët janë pran pemëve, majlinda merr një mollë në të cilën kishte krimba dhe në duar të saja ja mbërrin zogu i cili e gëlltit krimbin. Pas tij për të shpëtuar mollët vijnë edhe zogj tjerë ndërsa zëri i porositë fëmijët që të lyejnë trungjet e pemëve me ngjyrë të bardhë.[1]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b youtube : majlinda dhe Zogu i Vogel