Makrobiotika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

 MAKROBIOTIKA[redakto | redakto tekstin burimor]

Një mënyrë për jetë të shëndetshëm dhe të lumtur   Për të gjithë ne është e njohur se, stërgjyshët tanë kanë qenë shumë më të shëndosh se ne, se kanë pasur kualitet shumë më të lartë mendor dhe fizik, edhepse mjekësia e kohës së tyre nuk ka qenë në nivel të mjekësisë së sotme...

Mjekësia natyrore është mjekësi e energjisë dhe vibrimeve. Kështu tha, në kongresin botëror për mjekësi alternative të mbajtur në Madrid, Miçio Kushi, themeluesi dhe kryetari i fondacionit lindje -perëndim me seli në Boston, si dhe njëri nga pionierët e të mësuarit të organizuar të teorisë dhe praktikës makrobiotike.


Zonat e mëdha të ngarkesës përgjatë kanalit primar (kryesor) të energjisë kozmike dhe tokësore, krahas diferencimit të gjinive, që krijohet me mbizotërimin e njërës nga këto forca në lokacone të caktuara. Ky është burimi kryesor i 12 palë meridianeve. Makrobiotika si metodë e mjekimit alternativ, në formën e saj moderne, për të parën herë fillon të përhapet nëpër botë duke iu falënderuar z. Xhorxh Ohsavit, i cili pjesën më të madhe të jetës së vet e kaloi duke studiuar dhe përhapur këtë mënyrë të menduarit dhe jetuarit qënjëherit paraqet themelin e të gjitha degëve të mjekësisë së lindjes dhe asaj botërore. Ai ishte i pari që për mënyrën e këtillë të jetës e përdori terminin"principi i të bashkuarit" që u quajt për qëllime praktike edhe si Makrobiotikë. Ohsavi konsideronte se jeta në harmoni me principet makrobiotike, rrit aftësitë mjekuese të sëmundjeve fizike dhe mendore. Njeriu që jeton në harmoni me principet makrobiotike, ka gjykime më të shëndosha. Për të gjithë ne është e njohur se, stërgjyshëttanë kanë qenë shumë më të shëndosh se ne, se kanë pasur kualitet shumë më të lartë mendor dhe fizik, edhepse mjekësia e kohës së tyre nuk ka qenë në nivel të mjekësisë së sotme. Natyrisht pa dashur të spekulojmë në këtë drejtim, është shhumë mirë që sot mjekësia është e zhvilluar aq sa është e zhvilluar. Kemi institute moderne për shëndetësi, mjekë profesionistë. Sidoqoftë njohja e kësaj metode të tëjetuarit vetëm se do të përforcoj dhe ndihmoj përpjekjet e gjithë neve që të jemi më të shëndetshëm, që të parandalojmë e madje edhe të mjekojmë sëmundjet e ndryshme. Ne edhe ashtu në të shumtën përdorim ushqimmakrobiotik, por jo sipas rregullave dhe principeve makrobiotike. Për gjithë ata që për të parën herë dëgjojnë për makrobiotikë, mund të themi se është një nga metodat që e aplikojnë shumë mjekë profesionistë. Gati në të gjitha qytete e mëdha botërore ka shitore të specializuara për ushqime dhe produkte makrobiotike. Pra, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë sektë atje diku në lindje e as me ndonjë fe të caktuar. Me fjalë tjera, makrobiotika jo vetëm që është një nga mënyrat e suksesshme të mjekimit, por para së gjithash është mënyrë e shëndosh e të jetuarit, e të ushqyerit dhe të menduarit. Sikurse te peshorja që duhet të dyja anët të jenë të rënduara me peshë të njëjtë për të qenë në barazpeshë, ashtu edhe në jetën e njeriut duhet të jetë një drejtpeshim dinamik mes dy forcave parësore kozmike. Në fizikë këto forca njihen si forca centrifugale (e zgjerimit) dhe ajo centripetale e cila shpie në anën më pak të rënduar të peshores. Në Orient këto forca njihen me emrin JIN dhe JANG pra si gjithçka dualiste që ekziston në jetë p.sh: femër-mashkull, pasive -aktive, nxehtë-ftohtë, mirë-keq, bardh-zi, plus-minus Forca JANG (centripetale, mashkullore, kozmike) shkakton mbledhjen - tkurjen, dendësimin, peshën, lëvizjen e shpejtë dhe temperaturën e lartë. Forca JIN (centrifugale, femërore, tokësore, etj.) bën zgjerimin, lëvizjen e ngadalsuar, temperaturën e ultë etj. Për të qenë në rregull gjithçka me shëndetin fizik dhe psikik, këto energji duhet të jenë në harmoni njëra me tjetrën. Pra thënë thjesht, shëndeti është pasojë natyrore e drejtëpeshimit dinamik të forcës apo principit JIN dhe JANG të ushqyeshmërisë dhe mënyrës jetësore. Tashmë besoj se keni kuptuar se qëllimi i makrobiotikës është që ti ndihmojë të gjithëve që të jetojnë në harmoni me ligjet natyrore.

           

SHTATË ASPEKTET E TË USHQYERIT[redakto | redakto tekstin burimor]

Një ndër faktorë më të rëndësishëm në jetë që përcakton se a jetojmë në harmoni me rrethin apo jo prej çka rezulton se a dotë jemi të shëndosh apo jo, është ushqyeshmëria. Si ushqehemi? A marrim mjaftë vitamine, mjaftë proteina, albumine, karbohidrate etj. Sipas mësimeve të makrobiotikës janë shtatë aspekte kryesore të tëushqyerit për njeriun.

1. Aspekti mekanik i të ushqyerit Ky lloj i të ushqyerit është i pavetëdijshëm, i pavullnetshëm. Shprehia fitohet që kur ishim në barkun e nënës. Me rritjen tonë është dashur të mos përdorim më këtë aspekt të ushqyerit. Çka mendoni ju, a e përdorim këtë mënyrë të ushqimit edhe si të rritur? Sa herë na ka ndodhur të hapim pa vetëdije derën e frigoriferit dhe të marrim ushqim ashtu spontanisht, ta fusim në gojë, pa qenë të vetëdijësuar se nuk i kemi larë duart? Ose të hamë në kohë të caktuar, p.sh çdo ditë në ora 12 edhepse nuk jemi të uritur?

2. Aspekti shqisor i të ushqyerit Më vonë me zhvillimin e shqisave, pas lindjes ushqyeshmëria e jonë bazohet në shqisa në bazë të erës, shijes, ngjyrës etj. Sidoqoftë edhe ky lloj i të ushqyerit e dobëson shëndetin e organizmit tonë. 3. Aspekti emocional (sentimental) i të ushqyerit Shumë njerëz sidomos për hatër hanë bukë. A ju ka ndodhur t'ju bëjnë sajgi kur jeni mysafir, t'ju ulin me zor në sofër dhe t'ju thënë të hani. Apo ndoshta dikush i afërt ju lutë t'i bëni shoqëri ngase vetëm nuk i shkonë buka! Përveç kësaj edhe darkat romantike me qirinjë të ndezur dhe muzikë i takojnë këtij aspekti të ushqimit. Për 99% të njerëzve në botë këto tre mënyra janë krejt çka dijnë për të ushqyerit e tyre. Madje këto shprehi i përcjellin edhe te pasardhësit e vet. 4. Aspekti intelektual i të ushqyerit Që në fillim të them se është tejet i shtrenjtë dhe bazohet në programet strikte të mjekëve dhe nutricistëveprofesionist. Zakonisht është metodë e të ushqyerit të intelektualëve dhe pasanikëve perëndimor. Shumçka merret si ushqim dietal, edhepse është e shtrenjtë jep pak sukses. Vetëm pyetni dikë p.sh nga SHBA-të sa për informatë. Pothuajse gjithçka dietale kanë sa i përket ushqimit dhe për çudi janë shumë më të trashë në trupë se popujt tjerë qësmund t'i lejojnë vetes një luks të këtillë. Them si dukuri globale, krahasoni perëndimin si popull p.sh me kosovarët!? Cilët janë më të majmë a? Megjithkëtë, kjo nuk është pasojë e këshillave të dobëta nutriciste, por ngase 98% të njerëzve në botë nuk kanë mundësi të ushqehen drejtë me këtë mënyrë të t'ushqyerit. 5. Aspekti shoqëror i të ushqyerit A keni blerë ndonjëherë ushqim me triska? Pyetni prindët tuaj që kanë jetuar në vende socialiste e komuniste, ata më së miri e dijnë se çka do të thotë të ushqyerit shoqëror. Edhe pse njeriu ka mundësi të blej më tepër, nuk i është lejuar për shkak të mungesës së shumë artikujve ushqyes. Pra që të gjithë të kenë mjaftë. Sidoqoftë edhe ky lloj i të ushqyerit, si nëpër menzat tona deri vonë ( e disa studentë thonë se kjo dukuri është edhe sot e kësaj dite), ka të bëjëmë tepër me ushqim kuantitativ e jo kualitativ. Pra ngope barkun, dhe me çka e ngopsështë me rëndësi, madje edhe nëse hanë çdo ditë vetëm bukë e grosh! A është e qëlluar kjo, më së miri e dini vet ju? 6. Aspekti ideologjik i të ushqyerit Sikur së paku për këtë çështje të rrespektohej ideologjia fetare? Pothuajse fare pak njerëz rrespektojnëmësimet e pejganberëve si të Muhamedit, Krishtit, Mojsiut, Budës... Edhe vet të gjithë e shohim se asnjëherë nuk hamë më tepër mish dhe ushqim pa kontrollë se gjat muajit të shenjtë të Ramazanit!? Athua cili është qëllimi i agjërimit? Po ashtu fare pak të krishterë ka që ushqehen në bazë të mësimeve të Krishtit. Edhe zen murgjit budistë të sotëm dhe jevrejtë, të cilët poashtu sipas shumë shënimeve ushqehen duke mos iu përmbajtur principeve të prijësve të tyre fetar. 7. Aspekti i lirë i të ushqyerit Është ushqim në bazë të vullnetit të lirë por në harmoni me ciklet apo ritmet e univerzit. Njeriu padyshim se është një kopje në miniaturë e kozmosit, pra një mikrokozmos në vete. Çdo element, vitamin, protein etj i futur në organizëm duhet të jetë në drejtëpeshim sipas nevojave të organizmit. Çdo gjë mbi dhe nën normalen është jonormale dhe shkakton dëm më tepër se dobi. Kjo në të vërtet është mënyra se si janë ushqyer stërgjyshërit tanë në harmoni me stinët e vitit dhe nevojat personale të tyre. Këtë liri të ushqyerit duhet kuptuar si aftësi për t'iu përshtatur rrethit jetësor. Me vullnetin tonë të lirë e zgjedhim dhe e kombinojmë ushqimin, dhe nëse këtë e kuptojmë drejtë, atëherë gjithnjë më afër jemi te koncepti makrobiotik i të ushqyerit, e cila jo vetëm se është në harmoni dhe përshtatet me natyrën por edhe plotëson mangësitë e aspekteve të mëparëpërmendura të t'ushqyerit. Me këtë metabolizmi i organizmit tonë dhe psikika jonë janë në harmoni.

           

DISA PËRPARËSI TË TË USHQYERIT MAKROBIOTIK[redakto | redakto tekstin burimor]

           


            Ushqimi makrobiotik është ushqim i shëndetshëm Është shumë efikas Është relativisht i lirë Produktet mjekuese makrobiotike nuk shkaktojnë efekte anësore të padëshirueshme Prodhimet e tilla nuk rrezikojnë ambientin e njeriut Përgatiten dhe përdoren lehtl dhe thjeshtë Nuk kërkohet ndihmë shtesë e personelit mjekësor E sjellin mjekësinë në kuadër të çdo familjes dhe parandalojnë çrregullimet e organizmit

           

DISA PRODUKTE MAKROBIOTIKE QË MUND T'I GJEJMË NË KUZHINAT TONA[redakto | redakto tekstin burimor]

Prej produkteve që mund t'i quajmë makrobiotike dhe që mund t'i gjemë lehtë janë: Gruri, elbi, tërshëra, thekra, soja, leblebia, fasulja e zezë, farrat e susamit, kikiriki, bërthamat e frytit të kajsisë, rrënja e rrodhëzes(arctium lappa), qepa, spinaqi, hudhra, lakra, trangulli, hurma, fiku, patëlxhani i kaltër, guacat, njala, krapi etj. Produktet tjera makrobiotike mund të gjeni pothuajse kudo në qendra më të mëdha, si p.sh Shkup etj. Shpresojmë se së shpejti edhe në Kosovë do të ketë shitore të specializuara për Makrobiotikë.

           

DISA REÇETA MAKROBIOTIKE PËR KTHIMIN E SHËNDETIT[redakto | redakto tekstin burimor]

Pa hyrë detajisht në aspektin shkencor dhe tradicional të Makrobiotikës, do t'u japim disa reçeta të cilat mund t'i përgatitni lehtë për ta penguar sëmundjen apo madje edhe për ta kthyer shëndetin tuaj. Dhe kjo nuk është krejt, por vetëm disa nga më të thjeshtat!

Trajtimi i hemoroideve Ato shfaqen për shkak të energjisë së tepërt dalëse, të dendur në një pikë të caktuar. Ushqyeshmëria me vezë dhe peshk e keqëson gjendjen me hemoroide. Vezët kanë energji të kondenzuar me tendencë të lëvizjes nga poshtë. Peshku po ashtu tregon tendencë të lëshimit të ngadalshmëm. 

Kolli asmatik Në trajtimin e kollit asmatik na duhen produkte makrobiotike që do ta ndalin energjinë dalëse, pra ndonjë produkt kompakt dhe i fortë, me të cilën duhet të stimulohet energjia që shkonë në drejtim - poshtë, por i cili produkt njëkohësisht ka fuqi të relaksimit dhe çlirimit. Prandaj përzieni 12 gram farra të bërthamës së kajsisë dhe 20 gram të pjeshkës. Shtypni këto me avan dhe vendosni në të pak rrënjë xhenxhefili (zingibera officinalis), të cilën mund ta gjeni në ndonjë barnatore apo ta porositni. Për ta përforcuar shijen mund të shtoni pak oriz. E gjithë kjo zihet në enë me një gotë ujë, gjersa uji të avullohet. Masa e zier (quli) hahet, ndërsa lëngu i saj pihet. E njëjta mund të përdret edhe kundër bronhitit, por pa i shtuar rënjëxhenxhefili.

Për trajtimin e diabetit Kikiriki pak i pjekur dhe i kriposur është i dobishëm për trajtimin e diabetit. Ndihmon mirë edhe te gjendjetdepresive. Nuk preferohet të merret çdo ditë ngase është shumë JIN dhe shkakton rritjen e tensionit të gjakut dhe mund të shkaktoj gjakderdhje nga hunda. 

Bërthama e farrave të kajsisë Në rrastet e çjerrjes së zërit, kollit, ftohjeve, bronkitit, etj, bënë mirë të përtypen 3-6 gram bërthama të freskëta të frytit të kajsisë.

            Farrat e susamit             5-10 gram farra të freskëta të susamit përtypen mirë me dhëmbë. Bëjnë mirë te këto gjendje:             -Çrregullimet e lukthit dhe zorrëve             -Shtojnë qumështin te gjiu i nënave të reja             -Rregullojnë ciklin e çrregulluar mestrual             -Ndihmojnë te çrregullimet e syve

Karrota Ndihmon te anemia (PAKGJAKËSIA). Është shumë e dobishme të hahet karrota e zier. Po ashtu ndihmon në mjekimin e veshkës, çrregullimi i funksioneve të së cilës është shkaktar i ënjtjes së këmbëve

Luleshurdha E pastruar mirë dhe e zier është e mrekullueshme për kthimin dhe shtimin e vitalitetit. Forcon me të madhe lukthin dhe zorrët. Përdoren gjitha pjesët e kësaj bime. Përgatitja bëhet duke e përvëluar apo si çaj, nëse bima është e tharë. Çaji përgatitet edhe nga rrënja. Merret një rënjë e bimës, pastrohet mirë dhe thahet. Prehet në copëza dhe fërgohet në vaj, e pastaj bluhet në mulli për kafe si pluhur. Gjatë përgatitjes, për 1 lugë gjelle pluhur përdoret ½ l ujë Ky lloj çaji përdoret për kthim të vitalitetit dhe forcim të lukthit e zorrëve.


            Lakra             Nëse përdoret e zier lehtë (më së shumti 2-3 minuta), ajo forcon vitalitetin seksual.

            Njala             E forcon me të madhe fuqinë seksuale. Është mirë për të fituar forcë gjatë kohës së etjeve dhe nxehtësisë (vapës) si dhe për largimin e lodhjeve pranverore. Duhet të hahan 3-4 ditë nga disa copa prej 5 cm gjatësie të njalës të pjekur apo të zier.

            Trangulli             Bishtat e trangullit që e mbajnë frytin zihen në formë çaji dhe përdoren me sukses kundër sëmundjes beri-beri dhe sëmundjeve që shkaktojnë ënjtje të këmbëve.