Malësia e Gjakovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Malësia e Gjakovës shtrihet në lindje të Alpeve Shqiptare, është treva që në kufinjtë e sotëm administrativ të Shqipërisë i takon Rrethit të Tropojës dhe vazhdon dhe jashte kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në disa vendbanime afër Gjakovës dhe Junikut. Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet historike të Krasniqes, Gashit dhe Bytyqit.

Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1913 u caktua kufiri i Shqipërisë, pjesa më e madhe e Malësisë së Gjakovës mbeti brenda kufinjve të Shqipërisë së pavarur, por kufiri krijoi vështirësi në jetën e përditshme, malësorët në vend se të bënin tregti në Gjakovë ku në këmbë shkonin për disa orë, duhej që të përdornin si alternativë tregun e Shkodrës që ishte një udhëtim 3-4 ditor.

Malësia e Gjakovës shquhet nga lumenjtë e saj, më i rrëndësishmi është lumi i valbonës. Është e pasur me shkembinjë magmatik, me të cilët lidhen mineralet e kromit; nga gërqeroret dhe terigjenet. Në veriperëndim të saj mbizotëron relievi kryesisht kodrinor, relievi malor, gropat e fundosura, nga të cilat më e madhja është ajo e Tropojës.

Vendbanimi më i madh i sotëm është qyteti i Gjakovës.

Vendbanime[redakto | redakto tekstin burimor]